E enjte, 18.04.2024, 05:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: A ka demokraci në Kosovë?

E merkure, 16.10.2013, 08:19 PM


A ka dhe sa ka demokraci në Kosovë?

Nga Ramiz Dërmaku

Shtrohet pyetja se sa kjo demokraci është zhvilluar në Kosovën e pasluftës, apo a ka fare demokraci në Kosovë? Pavarësisht nga të gjitha kritikat që vijnë ndaj demokracisë, ajo është procesi më i suksesshëm drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve. Kudo në botë, njerëzit mbështeten tek ajo, në rajone dhe sisteme të ndryshme. Demokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim është njohuria. Mundësinë e përfshirjes e kanë vetëm ata, të cilët kanë njohuri bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik. Për këtë arsye, transmetimi i këtyre njohurive është një ndër detyrat më të rëndësishme të edukimit politik, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit. Si është zhvilluar ajo që nga fillimet e saj në Greqinë antike? Çfarë thonë mendimtarët kryesorë politikë? Kur është një shtet demokratik? Cilat janë elemente thelbësore të tij? Si duket një shoqëri demokratike? Me çfarë vështirësish përballet sot demokracia?

Këto janë disa nga çështjet, për të cilat do të bëhet fjalë më shpeshë në kompleksin tonë tematik Demokracia do të përpiqen të bëjnë të qartë nocionin Demokraci, duke pasur gjithnjë parasysh faktin se demokracia nuk është një gjendje statike, por një detyrë permanente. Ne shqiptarët, edhe sikur t’ia dalim të mbajmë zgjedhje normale, prapë se prapë nuk do të na hyjë në sy si arritje. Pse? Sepse ne nuk jemi një shtet ligjor, një shtet i së drejtës, një shtet konstitucional (s’ka gjë se kemi Kushtetutë). Te ne dhunohet në vijimësi parimi i barazisë së shtetasve para ligjit, parimi tjetër i ndarjes së pushteteve, dhe në përgjithësi ligji është gjëja e fundit që merret në konsideratë.

Prandaj sot ne pyesim se a ka demokraci në Kosovë, dhe sa është e zhvilluar ajo pasluftës ? Pasë shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008, Kosova po thonë është një shtet demokratike  por i mbikqyrur nga faktori ndërkombëtar. Shteti i Kosovës punon sipas planit te Marti Ahtisarit, të cilin nuk i kishte pranuar OKB-ja , por që e kishte përkrahur pjesa dërmuese e shteteve perëndimore. Sipas planit tue Ahtisarit Kosova është Republikë Demokratike, por me kompetenca të kufizuara dhe të mbikëqyrura nga faktori ndërmobëtar. Demokracia në Kosovë është akoma është  brishtë dhe nuk ka vend për kënaqësi,  kjo ndodhë për shkak se Kosova- është  shteti më i ri në Evropë dhe është në hapat fillestarë të konstituimit të demokracisë. Unë mendoj se  qytetarët dhe liderët politikë në Kosovë (por edhe ata në trojet etnike e diasporë) nuk e kanë arritur nivelin e pjekurisë në raport me demokracinë.  Mungesa e demokracisë më së miri mund të shihet në skandalet të cilat paraqiten gjatë zgjedhjeve.

“Keqpërdorimet dhe manipulimet të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve ( e po ndodhin edhe tani) janë treguesi më i mirë se deri ku ka arritur demokracia në Kosovë. Mendoj  se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013, do të dallojnë nga zgjedhjet e kaluara, duke shpresuar se kësaj radhe do të zbatohen e respektohen rregullat demokratike. Unë mendoj se deri më tani  qeveria jonë ka bërë orvatje titanike për ta qeverisur vendin duke bërë  përpjekje për ta kontrolluar pushtetin legjislativ dhe atë gjyqësor, duke mos e lënë anash edhe tendencën që të kontrolloj edhe  mediat .  Ne themi se në Kosovë,  kemi media të lira, dhe për këtë mund të jemi krenarë. Kontribuues në konstituimin e demokracisë kanë qenë edhe shoqërie civile dhe një pjesë e qytetarëve të cilët i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Në rast se qytetari do të kishte më tepër kërkesa karshi institucioneve dhe nuk do të lejonte hapësirë të abuzimit me të drejtat të cilat i takojnë, niveli i demokracisë në Kosovë do të ishte shumë më i mirë.

Kushtet për zhvillimin e një demokracie të mirëfilltë në Kosovë janë krijuar tek pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Tek atëherë mund të flasin për një ambient ku mund të zhvillohet demokracia. Niveli i demokracisë nuk mund të shkëputet nga niveli i zhvillimit të shoqërisë. Shoqëria kosovare është ende duke e mësuar se demokracia nuk është vetëm liria për të vendosur se çka dëshiron, por është sipas tij përgjegjësi për të vendosur dhe për të kërkuar llogari prej të zgjedhurve për punën e tyre. Motoja e këtij viti në ditën e demokracisë është fuqizimi i zërave të  vetë qytetarëve si protagonist kryesor të demokracisë”.

 Në Kosovë kemi nevoj për  një  debat të mirëfilltë për demokracinë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora