Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Doni për korrupsionin?

| E merkure, 16.10.2013, 07:57 PM |


DONI PËR KORRUPSIONIN?

Fejton

NGA NEBI DRAGOTI

Nuk ka shteg që i kap, nuk ka skutë që i zbulon, sepse është bërë modë që nga lart, (nuk je hajdut, po nuk dite të fshehësh), pra pse mos të bëhet dhe poshtë si lart si  Ali Babë me dyzet hajdutë…Pra, shkurt,  vetëm ata pushtetarët qëndrorë kanë b…të madhe?Edhe këta korrupsionistët këtu poshtë, duke shikuar se ç’bëjnë të mëdhenjtë, e zmadhojnë akoma më tepër grykën sa të një legeni e bëjnë për vete legenët.Doni për korrupsionin?Korrupsionistët hiqen dhe si esnafë…por janë dhe marifetçinjë rrufjanë, mashtrues, pehlivanë…që edhe shejtanin e futin dhe e mbajnë të mbyllur në shishe.Dhe thonë :”Nuk e dimë kush e ka future!”.Si minjë janë.Hyjnë nëpër gjykata, nëpër prokurori të kollarisur, e kanë mëndjen, e kanë qejf korrupsionin si miu ka qejf djathin.Por edhe sekretaritë e këtyre institucioneve kanë nam, nuk ngelen pas në këtë veprimtari, që ka shkatrruar shtetin.Provoje të marrësh një dokument, një vulë pa kruajtur xhepat.Provoje, provoje!Ndryshe, kur s’jep,  të sorollatin me plot  teorira burrokracie.Ja, pra, ideja e tyre, se sa për punën, …(sa për t’u gjetur Sula në punë), se si puna e Sulës janë.Doni për korrupsionin?Mjafton të futesh në bisedë me hallexhinjtë, që hyjnë e dalin në dyertë e drejtësisë.Në rrugë, në lagje, kudo flasin për korrupsion.Secili thotë me vete:”Hajde ta godasim korrupsionin!”Dakord, dakort, po kujt t’ia bëjmë denoncimin?Në ç’derë të trokasim?

Ujku i tha çakallit, çakalli i tha dhelprës:

“Korrupsionin e kemi pjesë të zemrës”…

Si kundërvënie e kësaj vjen zëri popullor i fuqishëm, zëri i gjithpushtetshëm:

Dakord, dakord, s’paska zyrë denoncimi…

Pra , duhet bërë rrënjësisht zëvendësimi…

Por…në këtë pikë, opozita vetë hajdute, ngre zërin në mbrojtje:”Mos m’i luani nga karriket “të ndershmit”që punojnë me duar të pastra si punoi ai,  që iku me gjithë suitën e tij prej hajdutësh… “, por me ironi e shtoj dhe  unë, duke e përforcuar mendimin, se kështu është:pjellë dhelprash këta këlyshë dhelparakë…Gjithçka e qartë, prandaj dhe 23 qershori i ndëshkoi rënd.Por..hajde t’u mbushni mendjen.”Ata, ata, që janë në pushtet, na vodhën votat!”bërtasin çdo orë, çdo ditë.Doni për korrupsionin?Ecim më tej.Vemë tek bluzat e bardha, (të bardha nga jashtë, por sterrë të zeza nga brenda).

Këtë e di dhe daja, dhe halla,

se për dreq, në spital janë, ama

ca ujqër me bluza të bardha…

Gjersa ujqërit, atje lart, kanë qënë më të rrezikshëm, po pse ” bluzat e bardha” nuk janë budallenjë të mos fusin lekun në xhep?!Leku është i ëmbël si mjalti..Dhe kjo duket, hajde t’i lëvizësh, t’i pushosh apo t’i qarkullosh drejt sakajeve më të largëta të vendit.Opozita bërtet:”Ka shkelje ligjshmërie tek të drejtat e nëpunësit civil.Mos i luani!”.Janë të frikshëm këta  opozitarët.Të frikshëm kanë qënë edhe kur kanë qënë në qeverisje.Korrupsionistët e rrëzuar nga fiku dalin në mbrojtje të korrupsionistëve kudo: në polici, në administratë, në ushtri, në dogana, në kampe e drejtori burgjesh, gjer edhe në shkolla.(Nota me lekë, diploma me lekë).Korrupsioni është kultivuar aq keq sa ka rrënjë të thella, ka trungje të mëdhenj dhe degë me gjethe të mëdhaja, sa frymën na merrë.Por…prap, opozita të çan veshët kudo: në konferenca shtypi, në debate televizive, në parlament duke u çirrur:”Mos m’i ngrini nga kolltuqet ku janë ulur!”Kuptohet :i ka militantët e vet.E, po të ngrihen, të largohen…edhe kolltuqet, edhe zyrat u kanë marrë erë të keqe korrupsioni, saqë edhe popullit i ka humbur besimi dhe ka urrejtje.Minjtë e korrupsionit kanë livadhisur bukur fort, si lart, si poshtë, dhe , pothuajse kanë qënë në garë me njëri-tjetrin, kush të kafshojë sa më shumë shoqërinë tonë, shtetin tonë, që nuk ka pasë shtet.Korrupsioni ka bërë që të ketë dhe padrejtësi.Ne i kemi parë se si ecin me makina lluksoze, se si thyejnë euro pa i zbritur makinës.Kjo monster ka vila lluksoze, ka lokale e biznese etj.Pasuritë e tyre janë marramendëse, sepse nuk janë vënë me pare djerse, por me levën e nxirë të korrupsionit.Gjithë kjo pasuri nuk vihet as me rrogën sikur edhe hiç mos të hash..Prandaj Rilindja ta ngrejë grushtin e goditjes për pastrim, urtë e butë, ta kapi lepurin zullumqar me qerre:

Dakord, dakord, nuk paska zyrë denoncimi…

Por u dashka bërë rrënjësisht zëvendësimi…

Çarku i Qeverisë së Rilindjes duhet t’i kapë gjithë minjtë, jo nga bishti, por nga koka, që të mos kenë gojë të protestojnë:”Mos na luani nga karriket!” se…u ftohet prapanica…

Tetor, 2013.