E enjte, 25.04.2024, 05:46 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Jo fushatë nga kryeministri i Serbisë

E merkure, 16.10.2013, 07:09 PM


Institucionet Shtetrore të Kosovës  ti rrespektoin vendimet e veta!?

(Jo fushate elektorale nga kryeministri i Serbise)

Nga Sylë Arifi, avokat

Institucjonet Shtetrore të Kosovës, duhet ti rrespektoin vendimet e veta legjitime të marrura dit më parë? Nderhyrja e BE-s, në këte rast paraqetë shkelje të praktikave nderkombëtare, pra është rast i vaqant. Takimi i përfaqësueses së lartë të BE-së, Ashton me Kryeministrin e Kosovës dhe të Serbisë, ka rezulltuar me marrëveshje që presidenti serb ta vizitoj Kosovën gjatë fushatës zgjedhore, pa u specifikuar qellimi i vizitave. Ndonëse, Kryeministri I Repuplikës së Kosovës, thot se Kosova do të rrespektoj marrëveshtjen për lëvizje të lirë pa diskriminim. Ndërsa, Kryeministri serb ka thënë se ai do të mund ta vizitoj Kosovën si çdo politikan tjetër serb, dhe shton se nuk do të isha këtu po të mos ishte arritur kjo marrëveshje. Qeveria e  Kosovës, deklaron se nëse do t’u vij ndonjë kërkesë nga autoritetet serbe për ta vizituar Kosovën, atehere do ta shqyrtoj kërkesën, por në asnjë mënyrë nuk do të lejoj vizitat me karakter elektoral, por vetëm nëse kanë për qëllim vizitën e ndonjë manastiri apo diçka të tillë. Qëllimi ynë nuk është që të mos kemi moskomunikimi, qëllimi ynë ka qenë komunikimi, ndërtimi i fqinjësisë së mirë, me të gjitha shtetet për rrethë në raporte evropiane.

Marrëveshjet e tilla të imponuara dihet se kan tendencë ta ndryshoin momentin politik apo të ndikoin në kthimin e qfardo vendimeve siq e kemi rastin e ndalimit të vizitave të kryeministrit serb në Kosovë për qëlime elektorale. Prandaj, kudo në botë nuk njifen praktika të tilla kur ni shtet kerkon nderhyrje në sistemin zgjedhor të shtetit fqi dhe kësaj radhe edhe me ndimen e disa skenareve nderkombëtare që vazhdimisht po i ndimoin nismat serbe në raport me Shtetin e Kosovës. BE-ja përmes ndermjetsuses Ashton duhet në rastet e tilla të ju referohen ligjeve dhe konventave nderkombëtare kur ban nderhyrje të tilla në sistemet zgjedhore si kadegori kushtetuse të Shtetit sovran tani më të pranuar mbi 105 shtete.  Po shifet se Institucjonet e Kosovës vazhdimisht po i nenshtrohen prsioneve nga BE-ja, për ti ndryshaur vendimet e tyre shtetrore siq e kemi rastin konkret që mos të i lejohet ni shteti tjetër nderhyrja në zgjedhjet shtetrore. Ndryshimi i realitetit kushtetues mund të bahet vetem me nderhyrje në sistemin ligjor dhe kushtetues të Shtetit e jo me presione të kësaj natyre subjektive.  Qëllimi ynë çdo herë ka qenë dhe mbetet që çështjet të zgjidhen përmes marrëveshjeve dhe marrëveshjet nënkuptojnë kompromise, por jo keshtu siq po pretendohet të lejohet nderhyrja në intergritetin dhe sigurin Shtetrore me agresion kushtetues që paraqetë nonsens politiko-juridik dhe nderkombëtar.  Po, qëllim yni është fqinjësia e mire dhe promovimi i vlerave evropiane për rajon dhe ndalesa është bërë dhe bëhet kur cenohet integriteti shtetëror apo zhvillimet e brendshme demokratike të Kosovës. Lidhur me takimin dhe marraveshtjën e fundit për vizitat e kryeministrit serb në Kosovë, ka  reagime më të ndryshme në vend dhe jashtë Kosovës në qarqe mediatike dhe diplomatike.

Ka vlersime se në vazhdimësi Institucjonet tona Shtetrore kan qëndrime jo konsistence në procesin e dialogut me Serbinë, sepse heqja dore dhe ndërrim i qëndrimit, është i pakuptimtë. Atehere vall lind pytja përse Klasa politike shtetrore në Kosovë, merr qëndrime të cilat, pastaj nuk arrin ti mbrojë apo ti mbajë edhe pas qfardo presioneve qe mund ti kanë. Gjithashtu, qendrimet kundërthënëse të Prishtinës zyrtare kanë bërë që disa nga mediet e ndryshme nderkombetare edhe nga shteti i zvicerres reguan me disa artikuj lidhur me ndalesat e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, por që thuhet  se u kaluan pas ndërhyrjes së BE-së.

Ndersa, ambasadori i Gjermanisë në serbi, Heinz Wilhelm ka deklaruar se çështja e Kosovës mbetet kushti kryesor për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE-së. Gjithashtu, duke shtuar se deri në fund të këtij procesi Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë marrëveshjet obligative, me të cilën do t’i zgjidhin raportet e tyre. Propozimi gjermano-britanik, parasheh që çështja e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është konstatuar në kuadër të kapitullit 35. Kjo është kushti më i rëndësishëm për nisjen e procesit të bisedimeve dhe është e qartë që çështja e marrëdhënieve me Prishtinën nuk do të përfundojë atëherë kur të nisin bisedimet për anëtarësim eventual të serbis në BE.

Se çështja e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën duhet që të vazhdojë, dhe në fund të procesit të bisedimeve duhet të ekzistojë marrëveshje obliguese në lidhje me atë se, si Prishtina dhe Beogradi do t’i zgjidhin marrëdhëniet mes tyre sipas standarteve nderkombëtare. Dëshmia se ekziston dokumenti joformal gjermano-britanik i cili parasheh që Beogradi dhe Prishtina duhet t’i zgjidhin marrëdhëniet ndërmjet vete, është pohuar vazhdimisht nga pala gjermane, e cila ka porositur që kjo duhet të ndodh në fund të bisedimeve të Serbisë me Bashkimin Evropian.

Ky dokument gjermano-britanik i randsishem dhe qensor i pranuar edhe nga disa qarqe serbe të lira dhe opozitare me qeverin e tyre e kan deklaruar botnisht, se është në kuadër të dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës si dokument zyrtar. Si duket pozita serbe nuk i ka kuptuar pasojat e asaj se çfarë kanë bërë në bisedime në Bruksel, se dyrtë për pranim u janë të hapura edhe vendeve të BE-së që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Gjithnjë e më shumë po afirmohet ideja dhe mundesia ketyre ditve se Kosovën do ta pranojnë edhe Sllovakia, Greqia, Rumania ndërsa me ketë çështje ende heziton vetëm Shteti i Spanjës. Po, mbetet vetëm Qipro, e cila nuk do ta bllokojë politikën e BE-së rreth këtij problemi. Brukselit gjithnjë e më shumë po i krijohet mundesija të mos ketë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

Megjithate, të gjitha keto veprime të obliguara për ta mundesuar implementimin e marraveshtjës së Bruxelit, mvaret nga qendrimet e mëtejme të BE-s, në rrespektimin e vendimeve shtetrore të Kosovës. Paralajmrimi i kryeministrit të serbis se me 19.tetor të këti viti, do të shkoi në Kosovë për ta përkrahur listen serbe në zgjedhjet lokale, është edhe ni test jo vetem kombëtar por edhe nderkombëtar se sa është e vendosuar Kosova dhe Institucjonet Shtetrore ti rrespektoin vendimet e veta të bazuara në ligje, Kushtetut dhe praktikat e bazuara në konventat nderkombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora