E enjte, 18.04.2024, 06:59 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Mirënjohje për bamirësit e pabujshëm

E merkure, 16.10.2013, 07:55 PM


MIRËNJOHJE MË TË THELLË PËR BAMIRËSIT E PABUJSHËM.

Nga Albert Zholi

Para pak ditësh, në një zonë të thellë të Matit, në fshatin Gjalisht, u inagurua rikonstruksioni i plotë i një shkolle, e cila për hir së të vërtetës vetëm shkollë nuk mund të quhej.Ndoshta nuk gjënden fjalë për ta përshkruar, pa dyer e dritare, dhe për ironi me disa kangjella të ndryshkura, që të jepnin përshtypjen më së shumti të një kafazi të braktisur të ndonjë kopshti zoologjik, kafaz ku strukeshin një numër jo i vogël vocrrakësh , që përpos shiut dhe baltës nuk gjenin nje strehëz të pakten për t'u tharë e ngrohur, e jo më për të  bërë një mësim normal.

Por ja që edhe këtyre fëmijëve u buzeqeshi fati dhe kjo, pasi fondacioni Mbretëresha Geraldinë këtë gjëndje skandaloze ia bëri të njohur z.Admir Mulaj        sipërmarrës i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili me pamëdyshje pothuajse e rindërtoi këtë shkollë nga fillimi.

Z. Mulaj nuk kishte asnjë detyrim, qoftë dhe krahinor për këtë bamirësi, por ndjenja dhe huma-

nizmi njerëzor në momente te caktuara tejkalon çdo

llogari apo përfitim, ai nuk e bëri këtë për reklame, apo edhe perfitime te tjera anësore, sic jo rrallë ndodh, por thjesht nga dhimshuria për këta fëmijë të pafajshëm, që duket se lindin për të vuajtur në këto fshatra të thellë e të lëne pas dore.

Fatkeqësisht të tilla shkolla apo minishkolla, me klasa kolektive nuk  janë të pakta dhe ndoshta në pamundësi reale  per t'u rregulluar nga komunat apo mund t'u vije rradha kur këta fëmijë të jenë bërë të rritur, pikërisht në këtë situatë evidentohet roli i fondacioneve serioze, të cilat së pari sensibilizojnë bamirës  jo të pakët që nuk ngurojnë kur kontributet e tyre nuk shpërdorohen , por shndrrohen në të mira publike ; nuk ka njeri që të mos preket e kontribojë  nëse sheh me sytë e tij gjëndjen e mjerueshme te këtyre shkollëzave, sytë e këtyre vocrrakëve që nuk kërkojnë gjë tjetër, veçse të mos thahen nga të ftohtit, të ulen në banka të rregullta, të mos u pikojë çatia e klasës, të kenë disa libra jashtëshkollorë me përralla e tregime, padyshim që atyre do t'u kthehej buzëqeshja, të paktën buzëqeshja.ndërsa donatorëve ndodhta do t'u shtohej  jeta nga bamirësia kundrejt qënieve më të pafajshme në këtë botë, këtyre fëmijëve të vegjël e të pambrojtur.

Për një moment shkarazi më erdhën në mënd disa donatorë anonimë që restauruan kryeministrinë, (sigurisht edhe kundret tyre duhet te jemi mirënjohës), më erdhën në mënd reklamat televizive pompoze të firmave apo sipërmarrësve të mëdhenj, sponsorizimet e spektakleve te përditshme televizive ,  ndërkohe që para një grupi te vogël fëmijësh dhe prindërish , në një ceremoni fare modeste, larg kamerave televizive, z.Admir Mulaj po uronte fëmijët për shkollën e re, zëri i tij ndoshta ishte  edhe më i emocionuar sesa  të fliste përpara ndonjë auditori të Universitetit të tij, pasi në këto momente atij i fliste zëmra e prekur  nga vështrimet e vocrrakëve, që u dukej sikur kjo dhuratë i erdhi nga qielli.

Nuk e di, por jam i prirur te besoj se nëse edhe sipërmarrësi më i vogël do të shihte me sytë e tij gjëndjen e mjerueshme te këtyre shkollave dhe këta fëmijë te vegjël, të destinuar për të vuajtur që kur lindin, nuk do të nguronte të bënte diçka, të paktën të rregullonte një çati, të vinte disa xhama, apo sipas mundësisë të bënte një rikonstruksion te pjesshëm.

E ritheksoj se nuk dua kurrsesi të nxij gjëndjen, pasi për hir së të vërtetës gjatë këtyre viteve janë ndërtuar e rikonstruktuar me dhjetra e qindra shkolla, por fjala bëhet për një numër jo të pakët shkollëzash, me klasa kolektive në zona më të thella, ku dhe mundësitë e deritanishme të shtetit jane të kufizuara, prandaj duhet te sensibilizojmë këta njerëz bamirës, që nuk janë të pakët dhe që kanë zëmer të madhe.Megjithate nuk do te justifikoheshin kurrsesi komunat apo bashkite qe i kane lëne këto shkolla në këtë gjëndje të tejskajshme te mjerimit.

Mirënjohje edhe një herë z.Admir Mulaj dhe të gjithë atyre qe bëjne bamirësira pa bujë.

Ne këtë rast mirënjohje dhe punë të mbarë edhe për fondacionin "Mbretëresha Geraldinë" emër që simbolizon mirësi dhe dashuri njerëzore.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora