Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kristaq Turtulli: Shatërvani

| E merkure, 16.10.2013, 06:00 PM |


KRISTAQ TURTULLI

 

SHATËRVANI

 

Hesht shatërvani në parkun e mbuluar me fletë,

I veshur i tëri me myshqe,

Stërkala fëmijërie nuk shoh atje,

I ngushtë duket, i vogël, i dalë mode...

 

Hesht shatërvani në parkun e mbuluar me fletë,

Fishekzjarrët e ëndrrave rinore s’janë më.

S’gjeta një gjurmë prej puthjes që më dhurove,

Mblodhe gjunjët më the: mos, jam vajzë...

 

Hesht shatërvani në parkun e mbuluar me fletë,

Veç një ketër i hirtë është atje...

U ndamë për një fjalë që s’duhej thënë,

Atë natë të mugët pa hënë...