| E merkure, 16.10.2013, 07:00 PM |
KRISTAQ TURTULLI
SHATËRVANI
Hesht shatërvani
në parkun e mbuluar me fletë,
I veshur i tëri
me myshqe,
Stërkala
fëmijërie nuk shoh atje,
I ngushtë duket,
i vogël, i dalë mode...
Hesht shatërvani
në parkun e mbuluar me fletë,
Fishekzjarrët e
ëndrrave rinore s’janë më.
S’gjeta një
gjurmë prej puthjes që më dhurove,
Mblodhe gjunjët
më the: mos, jam vajzë...
Hesht shatërvani
në parkun e mbuluar me fletë,
Veç një ketër i
hirtë është atje...
U ndamë për një
fjalë që s’duhej thënë,
Atë natë të
mugët pa hënë...