E enjte, 25.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Atdheu e feja kanë Don Lush Gjergjin kolos të vetin

E marte, 15.10.2013, 09:30 PM


ATDHEU E FEJA KAN DON LUSH GJERGJIN KOLOS TË VETIN

Nga Selim M. Nengurra

Më cingrron telefoni dhe shof se asht vëllau im Lush Ndrecaj ai që më thërret.  E hap dhe pas atyne pershendetjeve të zakonshme mes veti Lushi më njofton se nga neser, tri ditë radhazi do ligjëron në Kishen e Zllakuqanit Don Lush Gjergji. Tema familja, morali dhe bashkjetesa familjare. Falenderova Lushin per informaten dhe i thash se do vi patjetër në Meshë në Kishe dhe edhe ti ndëgjoj ligjeratat e Don Lush Gjergjit. Diten e parë shkaku i disa punëve familjare nuk mund shkova, as te dytën poashtu. Të treten ditë thirra Lush Ndrecaj dhe lam te takohemi bashk e të shkojmë në Kishë.

Shkova paksa me nji dozë frike sepse i thash Lushit që kisha dasht ta takoj dhe të flasë me Don Lushin. Dhe Lushi permes Priftit të Kishës së Zllakuqanit njofton Don Lushin për dëshiren time. Don Lush Gjergji pranon me kënaqësi kerkesen time dhe pasi mora vesh për këtë disi më kaplojë nji siklet. Sdija se si do flas me Don Lush Gjergjin at Burr të madh të cilin e kisha pa disa here në paraqitjet e tia publike dhe madhështija e Ti disi më bante të kem nji si ngërq, si frikë. Derisa me veturën time kaloja rrugën nga Istogu per në Zllakuqan, mu kujtue Don Lus Gjergji kur në vitin 1990 në tubimin madhor per pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës doli para mikrofonit në binë dhe ju drejtue mases së mbi gjysem milion shqiptarve me këto fjalë... " e kam të vështirë të flas unë prifti i vogël para këti populli kaq të madh...." Mu kujtue ky prift vertetë shtatshkurt, por me zemer e shpirt luani, në shumë paraqitjet e tia në studio të TV-ve tona dhe madhështija e fjalve të ti humane, të urta dhe të dëlira gadi gadi profetike.

Distanca Istog - Zllakuqan asht diku 18-20 kilometra dhe me mendimet në krye per Don Lush Gjergjin mu duk se arrita shpejt te vendi ku më priste Lush Ndrecaj, ky burr i Gjokë Ndrecve të Krushevës së Madhe të Klinës që bashk me familjen e ti per mue asht si vëlla.

Më priti Lushi me at buzqeshjen e ti karakteristike, më perqafoj dhe bashk u futem në sallen e Kishes ku pas pak do fillonte mesha e Don Lush Gjergjit.

U ndjeva per mrekulli posa hyna mbrendë, dhe Lushi më tërhoqi pas vetit të ulemi në nji nga rreshtat e bankave , por nji burr moshë mesatare sikur ta dinte se unë isha per të paren herë në at Kishë u ngrit dhe na bani vend në rreshtat e parë. Dukej se ose Lush Ndrecaj kishte pregadit ashtu heshtazi pritjen dhe praninë time aty, ose masa e besimtarve pasi më pau per të paren herë kuptojë se do jem far musafiri dhe tregoj bujarinë e mikpritjen tradicionale shqiptare.

U ulem dhe pas pak para nesh doli Don Lush Gjergji, bana vesht katër, doja ta ndëgjojë atë Burr të madh, at kolos te Atdheut e të Fesë të popullit shqiptarë.

Mesha fillojë dhe unë meqense nuk dija shumë per ritet fetare vetem percillja të tjeret , ama nuk imitoja sepse imitimet i urrej, unë i due gjanat origjinale dhe diçka origjinale unë nuk isha në gjendja ta baj pasi nuk kisha njohuni.

Dukej se edhe Don Lush Gjergji më spikati cili jam sepse pash se disa here mi leshoj syt me nji buzqeshje shumë miqësore, vëllaznore.

Unë me vemendje percillja Don Lushin dhe u mahnita se si nga fjalimi i ti kishtar në atë meshë diku 1. orë pa nderpre asnji fjalë nuk e foli latinsiht. Fliste me nji shqipe të rrjedhshme, me buzqeshje e vullnet. Nuk e ndëgjova asnjihere të flet qoftë edhe nji fjalë që ndjell urrejtje, kundërshtim. Don Lushi fliste per respekt, per humanizem e dashni. " ... duhet ti doni të gjithë njerëzit, pa dallim a janë ata te besimeve tjera, të kombeve tjera, padallim se cilen gjuhë e flasin dhe cila asht ngjyra e lëkurës së tyne... " Mu mbushen syt me lotë ato qaste, dhe lotët ishin shfrymje e dufit të mllefit që me vite asht grumbullue në unin tim, në shpirtin tim.

Unë kurr nuk jam ken në asnji xhami, ama kam ndëgjue hoxhallarët të flasin në ndeja të ndryshme, në morte e ahenxhe në odat e fshatnave tona në Dardani dhe NASIHATI ( ligjeratatë ) e tyne gjithmonë fillonte me gjuhen arabe ( bismilahi rrahmani rrahim ). Dhe jo vetem kaq, ata flisnin me nji gjuhë që kishte 25% fjalë shqip, 25 % turqisht, 40% arabisht dhe 10 % tjera serbisht.

Kisha nji ndjenjë perplot permallime e edhe urrejtje. Në mbrendinë e shpirtit tim ndjeja nji dhimbje. Sdi se si u permbajta e nuk klitha me tan fuqinë time, por çka të klithja, të shaja mjerimin që ka kaplue trojet arbnore që nga 1389 kur definitivisht terri aziatik bashk me terrin arab ( besimin islam ) mbulojë Gadishullin Ilirik. Si të shaj në Faltore, në prezencen e tanë atyne besimtarve, motrave e vëllaznive te gjakut tim, besa kishte aty edhe shumë femijë. U permbajta dhe edhe mesha perfundojë. Shqip filloj, shqip vazhdojë dhe me nji shqipe te rrjedhshme perfundojë.

Pas nji pushimi gjysëm orësh filloj ligjerata e Don Lushit, edhe kjo fund e krye me porosi per respekt, per dashni e mirnjohje, per humanizem e ndihma njerzve ciletdo kjofshin ata, cilindo besim ta ken ata. Çar mrekullie. Çfar e folme e rrjedhshme e gjuhës tonë të Shejt SHQIPËS.

Me nji za te vogël mbaj mend se thash; TË BEKOFTË ZOTI O DON LUSH GJERGJI, bir Kolos i shqiptarisë.

Nga salla ku u mbajt mesha dolem dhe në oborr të Kishës bashk me Lush Ndrecaj dhe nji besimtar tjeter ( që na u afrue ), pritnim të vinte edhe Don Lush Gjergji.

Kalonin Motrat e nderit, dhe sa me shpirt motre na pershendetshin, buzqeshja e tyne ishte taman hyjnore plot respekt e dashni ashtu si bajnë motrat kur shofin vëllaznit.

Pas pak krah per krah me Priftin e Kishes vinte Don Lush Gjergji. U ndal para nesh pasi neve u ngritem në kambë nga banka ku ishim ulë. Zgjati dorën dhe më tha, mirë se ke ardh dhe mirë se të ka pru Zoti o Selim Nengurra. Mirë se ju gjeta o Don Lush i thash unë dhe padyshim se më kapluen emocione. Emocionet tashma nuk ishin vetem pse mbaja dorën e këti Kolosi të kombit tonë, por edhe pse me mija here pikrisht ato ditë te pushimeve të mija hoxha i Istogut sa herë takoheshim në kalim e siper nëpër Istog më pershendetke me SELAMALJEKUM. Çfar dallimi o Zot ?!

As sot nuk e di a mos thash me za, o  Zot a ka mundësi te flas unë tash dorë per dore me Priftin tonë patriot Don Lush Gjergjin,? Ta pershendes njeriun që ka percjellë me vite e dakada Lumen Nana Tereze , që ka qen me dhjetra here te Papa Gjon Pali i II-të, te ky mik i madh i shqiptarve.

Bashk u futem në çelen apo oden e priftit të Kishës, aty u ulem dhe Prifti i Kishes si nikoqir na solli nga nji gotë me raki. Pershendetem dhe pergëzuem njani tjetrin dhe mue nga emocionet disi mu ngurrue gjuha, vetem shikoja Don Lushin, flisja fare pak, doja ta ndëgjojë atë burr dhe Ai me modestinë e ti ngadal më ofrojë, më bani të ndihem shlir dhe pastaj sikur u barazuem dhe filluem te flasim si vëllazen. Interesohej Don Lushi per mue, per familjen time, per mergimtarët tanë në Norvegji. I pergjigjësha shkurt dhe doja të fliste ai e jo unë. Lush Ndrecaj i tha se unë jam Këshilltarë Komunal në Sarpsborg të Norvegjisë dhe Don Lushi u ngrit, hapi krihet dhe me perqafojë tue më pergëzue si vëllau vëllan.

Ndejtem bashk nja dy orë dhe mu mu duk se kaluen aq shpejt si dy seconda.

Mësova shumë nga ai burr dhe mendojë se kam arsye të ndjehem i priviliegjuem pse ndejta me te aq shlirshem dhe pim nga nji gotë raki bashk.

Kur u ngritem të ikum unë e Lush Ndrecaj, Don Lush Gjergji me Priftin e Kishes dolen e na percollen deri te makina e ime. U ndam me perqafime dhe unë ika në shtëpi në Istog.



(Vota: 22 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora