E enjte, 25.04.2024, 11:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Thesaret - çertifikatë historike e kombit

E marte, 15.10.2013, 08:04 PM


Thesaret kombëtare janë çertifikatë historike e kombit

Nga Gjon KEKA

Ashtu si çdo njeri është një hallkë në organizmin e madhë të botës së njerëzimit,  ashtu edhe historia e secilit komb është një hallk në organizmin e historisë universale të botës. Pra ashtu siç është i rëndësishëm, i thellë, sublim, i gjallë individi brenda kësaj strukture organike të njerëzimit në botë, ashtu edhe historia e secilit komb është e tillë brenda strukturës së historisë së përgjithshme në botë.

Pra nisur nga kjo historia e secilit komb në faqet e tij vijuese brenda historisë së përgjithshme botërore,  është një përshkrim i fatit historik-politik, i vendit natyror(gjeografik) të tij, i ndikimit (gjeopolitik dhe gjeostrategjik), i përfaqësimit të kohës së shquar apo jo të tij,  i vlerës dhe bashkëudhëtimit historik në proceset e përgjithshme të konbeve brenda këtij tempulli të përbashkët të kombeve në botë.

Po në këtë shihen edhe veprat e mëdha të të gjitha kombeve, sakrifica, stuhitë e mëdha epokale, admirimi e mirnjohja për ruajtjen e racës së tyre dhe identitetit kombëtar.

Kështu pra duke mësuar të kaluarën dhe shqyrtuar atë në mënyrë të thellë, ata kuptojn pozitën në të cilën gjenden secili komb veç e veç brenda kësaj historie të përgjithshme në botë,  pastaj turpin që nuk kanë ecur rrugës së paraardhësve ose krenarin që janë bij dhe brezat e atyre etërve që lanë gjrumë në historinë e tyre nëpërmjet veprave dhe sakrificës sublime të tyre.

Pra edhe kombi ynë gjatë historisë edhe tani duhet ta sheh këtë në këtë prizëm, se ajo ka një detyrë në vetveten e saj, në mënyrë të natyrshme të ruajtjes së racës së saj,  famës së madhe kombëtare e historike në botë,  për të qenë edhe kryelartë duke ecur në rrugën e etërve dhe për t'i mësuar brez pas brezi që të ecin në to, sepse ata i përkacin shpirtit dhe rrënjeve kombëtare europiane, identitetin me të cilin kanë mbrojtur edhe vlerat dhe civilizimin e përbashkët të tërë familjes europiane. Jo rastësisht thoshte Gjergj Kastrioti kështu “E shihni Shqiponjen, ajo ka krahet e medha qe mbulon tere folen e saj si nje mburoj,  shihni ktheterta e saj se sa te mprehta jane, askush nuk mund t'i beje dot ball stuhies se saj.”

Nga kjo duhet ditur se ruajtja e identitetit dhe racës së lashtë iliro-arbënore është dhe duhet të jetë gjithmonë një detyrë e shenjtë kombëtare e secilit prej nesh, duhet që poashtu të jemi edhe mirënjohës për të përkujtuar sakrificën e madhe,  veprat, idealet dhe mendimet e rëndësishme kombëtare të etërve dhe personaliteteve tona kombëtare,  të mësojm se si ata e donin atdheun kudo që ishin, e donin dhe këtë ata e argumentuan si me vepra të mëdha ashtu edhe më vuajtje për të duke dhuruar veten çdo ditë në shërbim të tij, lirisë dhe ruajtjes së racës dhe identitetit europian të kombit tonë arbënor.

Ndërkaq duke ditur se kombi ynë ka rrënjët në tokën e tij, edhe pse në thellësinë e së kaluarës së lashtë, pr të largët,  të fshehura thellë në kohë, atëherë është detyrë e çdo historiani t'i gjej këto rrënjë të thellë, aq sa është e mundur,  por me llambën në dorë sepse kohët kanë nevoj për dritën, për të ndriçuar ato, sepse të zbritësh në thellësin pa llambën do të thotë të dalësh pa parë asgjë, të dalësh ndoshta me plotë iluzione dhe paragjykime.

Prandaj për të ndriçuar ato nevojitet llamba, kronikat nuk mund të shihen as thellësitë e rrënjëve pa dritën e plotë të historisë, pra pa llambën në duar të historianit.Një historian i tillë që mbanë llambën në duar i cili ka nisur të zbresë në thellësin e errët të kohës nuk është më pak e rëndësishme se sa një shembull i një botanisti, prandaj historiani duhet të zbres në thellësit ë kohëve me llambën, pa të ne nuk mund ta mësojm historinë e vërtetë, as ta njohim atë, por do të dal me shënime fragmentare,  të varfëra,  të thata,  sporadike,  njësoj si oxhaqet e një fshati të djegur,  pa pikmbështetjen, pa lidhjen e natyrshme, pra do ta na sjell një skelet të çuditshëm në ekzistencë, pa plotësin e tij, shpirtin dhe imazhin e jetës.Dhe jo rastësisht pastaj interpretimet jane të ndryshme duke humbur ekuilibrin,  urat e natyrshme, lidhjet dhe duke mjell pastaj hamendje, iluzione në kokat e studiuesve të historisë dhe të tjerëve.

Ne kemi parë së fundi se si kujdestarët e errësirës, pra mbetjet sulltaniste në trojet tona arbënore, që vazhdimisht kapen pas interpretimeve të ndryshme,  iluzionet dhe marrëzit, pra si ato të tendencave për ta ndryshuar historinë ashtu edhe të sulmeve që i bëjnë etërve dhe personaliteteve tona mbikohore kombëtare. Një gjë të tillë e bënin edhe më herët edhe sllavët e bëjnë edhe tani, këta kujdestar të errsirës së përbashkët si me turqit ashtu edhe mbetjet sulltaniste,  duke harruar ata që ishin ardhacak, ndërtonin iluzione dhe gënjeshtra për të mohuar autoktonin tonë.Pra edhe tani në këtë kohë janë këta kujdestar të errësirës që me traun e tyre të paftyrësisë së lartë duke u munduar që ta redaktojn historinë tonë,  ta përbuzinë kombin tonë,  ta fusinë gënjeshtrën thellë e më thellë që të mos na njeh askush, paragjykimet, iluzionet, pra që është edhe më keq duan ta fusin në zonat e errëta të historisë së tyre osmane,  gjë që ne si komb nuk kemi asgjë të përbashkët me osmanët barbarë për të na futur në këto zona të errëta të tyre siç po pretendohet.

Duke parë këtë kohë krize, mohimesh,  përbuzjesh, iluzionesh dhe gënjështrash nga këta kujdestar të errësirës, tani nuk është kotësi, por një, domosdoshmëri, rigjallërim një rifreskim i ynë për të nxjerrë sa më lartë portretet e heronjëve tanë kombëtar, personaliteteve mbikohore,  thesareve të lashta kulturore e kombëtare europiane, sepse vetem duke i pasur ne qendër paraardhësit tanë gjrumët e lashta tona, ne kuptojm se sa të vlefshëm janë, jemi dhe parasëgjithash me nderim e mirnjohje ne mbajmë flakën e zjarrit të dashurisë së tyre në gjoksin tonë kombëtar, duke parë kështu edhe shkëlqimin e zjarrit fisnik të këtyre heronjëve, personaliteteve mbikohore që ruajtën racën arbënore,  mbrojtën tokën amtare dhe identitetin kombëtar europian.Me fjalë tjera tani më të gjithë nuk duhet të ndalemi së njdekuri rrënjët tona të pastërta kombëtare europiane, madje përpjekjet e të gjithë studiuesve dhe historianëve duhet të jenë të vazhdueshme për të zbuluar të gjitha thesaret tona të cilat janë çertifikatë histiorike që nuk mund ta shtrembëroj apo ndryshoj sipas qejfit dhe interesave të tij, Po e përmbyll këtë shkrim me një proverb të urtë që thotë se “koha lind të vërtetën”,  prandaj kjo do të nodhë agimi i ditës do të vij, dielli ynë do të lind për ta ndriçuar kombin tonë në përgjithësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora