Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bislim Gashi: Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore

| E hene, 14.10.2013, 07:01 PM |


Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e  Historike

Nga Ma. Bislim Gashi

Prof. dr. Masar Rizvanolli thotë: se rrënjët e sistemit ndërkombëtar për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe natyrore duhet kërkuar në periudhën e sistemit shoqëror skllavopronar.

Trashëgimia kulturore historike për tu mbrojtur nga rreziku i shkatërrimit nga faktori natyror dhe faktori njeri e shtyri bashkësinë ndërkombëtare që të nënshkruaj një mori marrëveshjesh, rezolutash, konventash, paktesh, kartash, rekomandimesh bazë shoqërore dhe juridike të sistemit ndërkombëtar.

Ndër shtetet e para të Evropës që hartuan akte dhe dokumente për ruajtjen e monumenteve të kulturës është Suedia. Në vitin 1666, është hartuar deklarata suedeze për antikitete dhe monumente të kulturës.

Meqë TKHK është pjesë e trashëgimisë globale botërore  e botës së civilizuar, atëherë me shtetësinë e Kosovës edhe trashëgimia jonë duhet të jetë pjesë e ruajtjes, mbrojtjes, dhe promovimit të vlerave të sajë në kuadrin e institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

 

 

 

Bashkësia ndërkombëtare me anë të akteve juridike synonte të mbrojë vlerat e trashëgimisë kulturore historike në kohë lufte, duke i dhënë përkrahje dhe mbështetje juridike çdo populli të ruaj identitetin e vet kulturor.

Luftërat e pa mëshirshme në rrënime dhe me karakter grabitqar që nga lashtësia e deri në vitin 1794, në Francë që nuk kursyen vlerat e kulturore dhe natyrore të shumë popujve quan në hartimin e ligjit që rregullonte mbrojtjen e monumenteve. Me konventën e vitit 1794, u hap rruga e përkujdesjes sistematike për ruajtjen e vlerave të pasurisë kulturore historike të pazëvendësueshme në plan kombëtar e më vonë ndërkombëtar.

Pas revolucionit francez krijohen komisione të posaçme për inventarizim, konservim, restaurim të monumenteve të kulturës. Në këtë periudhë u ngritën shumë muze për ruajtjen e vlerave të artit dhe të trashëgimisë së luajtshme.

Me pavarësinë e Greqisë më 1829, edhe në këtë vende në vitin 1934 filloi organizimi i strukturave për mbrojtjen dhe konservimin e monumenteve të kulturës. Në Angli në këtë kohë fillon të konservohen ndërtesat publike dhe të kultit të stilit gotik.

Alios Riegl (1857-1905), prof. në Universitetin e Vjenës është i pari që ka dhënë konceptin teorik të konservimit si një prej bazave të teorisë së tij ka qenë ruajtja e origjinalitetit të monumentit kulturor dhe integritetit të tij. Ruajtja e integritetit origjinal të monumentit si pas teorisë së tij ndahet në vlerën memorialë dhe në vlerat e sotshme. Vlerat memorialë të një monumenti janë: vlera e vjetërsisë, autenticiteti i materialit origjinal dhe vlerat historike. Në vlerat e sotshme hyjnë: vlerat e përdorshmërisë pas restaurimit, vlerat estetike të artit, dhe vlerat e të qenit e re që tërheq vëmendje për shkak të kureshtjes.

Periudha pas revolucionit francez, njihet si ringjallja gotike, sepse njihet si etapë kur lindi nevoja për restaurimin stilistik të monumentit.

Johan Joachim Ëinkelmann (1717-1768), ju ka parapri ideve të Morisit dhe Ruskinit i cili e ka argumentuar autenticitetin e materialit për restaurim. Camillo Boiko (1836-1914)  kërkon qasje serioze të dokumentimit historik të monumentit, ku përfshihej: autenticiteti i materialit, integriteti i monumentit, kthimit të jetës, objektivitetit dhe qëndrueshmërisë së restaurimit.

Në nënshkrimin e konventës së vitit 1899, në Hagë, mbi ligjet dhe rregulloret e luftës është paraparë edhe mbrojtja e vlerave kulturore si: tempuj, objekte të ndryshme publike dhe humanitare, artistike, shkencore si dhe ndalimin e plaçkitjes së thesarit kulturor që u nënshkrua nga 24 shtete.

 

Në kuadër të Kombeve të Bashkuara veprojnë shum organizata e ndër to është edhe UNESKO. UNESKO luan rol të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar kulturor dhe ndërkulturor, andaj quhet edhe organizatë ndërkombëtare për ruajtjen e vlerave të TK. Në këtë kohë të globalizimit të lartë UNESKO, luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kulturor. Pas UNESKO-s filloi organizimi i organizatave jo qeveritare si: Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (1946), Unioni Ndërkombëtar për Konservimin e Resurseve Natyrore (1956), kjo është organizatë qeveritare dhe ndërqeveritare. Ky union luan rol të rëndësishëm, sepse në këtë organizatë rëndësi i kushtohet edhe trashëgimisë natyrore.

Me rëndësi është të ceket se konferenca e Romës (1930), dhe Karta e Athinës (1931), u bënë dokumente bazë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pas luftës së dytë botërore. Bazuar në këto dokumente u hartuan shumë konventa ku u përfshinë shumë shtete të cilat u zotuan se do të zbatojnë marrëveshjet e parapara në konventa:

Organizatat më të rëndësishme këshilluese pranë UNESKOS janë:

·         NGOS

·         ICOM-CC (ëëë Icom.org)

·         ICOMOS (ëëë Icomos.org)

·         IUCN (ëëë Iucn.org)

·         IGO

·         ICCROM (ëëë. Iccrom.org)

Roli i përbashkët i këtyre organizatave është të arrihet kodi etik dhe mënyra e përbashkët e qasjes në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Prapa trashëgimisë kulturore botërore qëndron koncepti i vlerave universale.Koncepti i trashëgimisë kulturore botërore ka evoluar vazhdimisht, është bërë më dinamik dhe më pluralist. Lista e trashëgimisë botërore sot përfshin diversitetin kulturor të botës.

Si,rezultat i koncepteve të globalizimit viteve të fundit doli se trashëgimia kulturore nuk i takon as një individi, as një identiteti por është trashëgimi e gjithë njerëzimit.

Nga i tërë ky elaborim i përgjithshëm për TK cekim se Kosova që cilësohet me një potencial të mire të TK, pak ju ka kushtuar kujdes në promovimin e vlerave të saj e aqë më pak kur është fjala për shfrytëzimin e konceptit marketing në këtë fushë.TK përpos rëndësisë së identitetit të një populli, vlerave të tijë në përgjithsi, e ka rëndësinë e pazëvendësueshme edhe në aspektin e përfitimit ekonomik.

Me që TKHK është pjesë e trashëgimisë globale botërore, e botës së civilizuar atëherë, me shtetësinë e Kosovës edhe trashëgmia jonë, duhet të jetë pjesë e ruajtjes, mbrojtjes, dhe promovimit të vlerave të sajë në kuadrin e institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.