Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kostaq Duka: Meditim për veten e botën

| E hene, 14.10.2013, 07:11 PM |


Kostaq Duka

Meditim për veten e botën

Triptik

 

Në rrugët e dyta

 

Nga autostradat u shmanga

për një lëvizje më të sigurt në rrugët e dyta.

Celularin“smart” e ndrrova me një më të thjeshtë

me numëra e gërma të mëdha.

Gotën e verës e përgjysmova.

Kafen expres e shndrrova në çaj kamomil.

Nga kafenetë e zhurrmëshme

zbrita në qoshet e qeta.

Në vend të debateve të nxehta

më pëlqen një meditim parqeve të blerta.

Gjithçka po ndodh pa zhurmë

drejt një përshtatjeje që zgjat sa vetë jeta.

 

Mes sinjalesh

 

Zile telefoni shtëpie,

zile celulari,

mesazhe pa fund, ujvara ngjyrash.

Mes tingujsh, sinjalesh,

të hapësirave të ekraneve të vogla e të mëdha jemi kredhur…..

E megjithatë

ndonse mes sinjalesh “robëruar”

botën e tërë

si një kokër portokalli mbajmë ndër duar.

 

Tokësore

 

Në perëndim

u mrekulluam gjer në hutim

përballë madhështisë gjigande

shkëlqimit verbues pa fund…..

Tani kur vetë shkëlqimit si mijra e mijra të tjerë i shërbejmë

gjithcka na duket më e thjeshtë,tokësore

bashkim i fuqisë së mendjes dhe duarve njerëzore.

 

Tetor,2013