E premte, 19.04.2024, 04:50 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: PDK sulmon Nanën Tereze

E hene, 14.10.2013, 08:05 PM


PUSHTETI I PDK-SË NË KLINË SULMON NANËN TEREZE ME POROSINË E VEHABISTVE ISLAMIK

Nga Selim M. Nengurra

Ishte mesi i gushtit dhe vëllau im nga Klina z. Luigj Prenaj më telefonon dhe thotë se ka disa shqiptarë të besimit katolik nga Klina dhe fshatnat per rreth që po kan dëshirë të më takojnë.

Pra shkaku se dikush nga ata burra ka dit se unë e Luigji familjarisht jemi si vëllzaen i kerkojnë ati të më thërrret.

Shkova me të shpejt nga Istogu në Klinë dhe aty takova nji grup qytetarësh të revoltuem, ishin mbledh në nji lokal kafene dhe bisedonin. Vetem nji nga ata njifsha. Ishte daja i Luigjit, z. Fran Paloka, të tjer nuk njifsha fare. Më priten sikur vëllau që pert vëllaun dhe më njoftuen se Kuvendi i Komunës ka marr vendim ta zhvendos Shtatoren e NANËS TEREZE nga rrethrrotullimi në qender në rrugën per në Istog dhe ta vendos matan rrugës para nji lokali kefene perbri rrethrrotullimit.

Kerkun mendimin tim per këte , dhe mendimin e kerkuen me arsye sepse ata donin mendimin edhe të nji qytetari të nji komunje tejtër te Kosovës dhe bile edhe te besimit së paku në letra dhe me emen musliman. Kishin ndëgjue per mu dhe më kishin ftue.

U ndjeva i privilegjuem dhe respektin që ma dhanë ata nuk muj e perbuzja, perkundrazi unë u shastrisa kur ndëgjova per vendimin e Komunës . Aty për aty  u vendos te shkojm ashtu të gjithë bashk te Prifti i Kishës Katolike te Klinës . Shkuem dhe At Lorenci na hapi deren e konakut, sipas traditës na priti mirë. Kishte aty musafir edhe ish priftin e kësaj Kishe i cili edhe e ka ndertue Kishen, At Franin që tash asht prift në Kishen e Pejës.

Masa ishte shumë e revoltueme dhe ata kerkonin nga prifti të din pse prifti ka dergue kerkesen te Kryetari Sokol Bashota dhe e ka lut per zhvendosjen e Shtatorës së Nanë Terezës ?!

Prifti ishte jo sa duhet i sinqertë me besimtarët e vetë ai ( shifej haptas ) ruente transparencen e vet dhe te atyne qe e kishin ba priftin me ba kerkesen per zhvendosjen e Shtatorës.

Ka pas disa besimtarë që me kan ba atë kerkesë me pretekstin se Shtatorja ne rrethrrotullim asht ne vend te papershtatshem per mirëmbajtje dhe se ajo aty pluhnoset shumë nga automjetet.

Ky ishte sqarimi i Priftit Lorenc ndersa kur i kerkuen emnat e atyne besimtarve ai nuk i tregonte. Masa u ba nervoze shumë dhe z. Fran Paloka si dhe Lekë Selmani u nxehen shumë, fatmirësishtë nderhyna unë, jua perkujtova se unë jam Selim Nengurra, pra Selimi qe me mburrje e thamë se sado që quhem SELIM kurr nuk jam ra shahadet as nuk kam shkel ne derë te asnji xhamije, ndersa kam ken me mija here në Kisha. Fola bukur shumë unë dhe prifti nderhyni e tha se askund ne botë nuk ka shtatore te njerzve te mëdhej në rrethrrotullime të trafikut!

E demantova ate dhe i thash se ka, si nuk ka dhe shembull i mora Shtatoren e Herojit Mujë Krasniqi pikrishtë në Klinë ne qender te saj dhe pse nuk po kerkoni ta hiqni edhe ate e ti bani nji vend ku sipas jush nuk po e kapka pluhuni i rrugës?!  Po, po ama Mujë Krasniqi asht hero tha prifti dhe nuk ban me e prek ate shtatore. Qesha pak dhe i thash, o prift, po Nana Tereze asht Heroinë mbi të gjithë heronjët e Kosovës sepse ishte pikrisht Nana Tereze që i hapi dyert e kancelarive botnore Ibrahim Rugovës dhe e bani ate mik te liderve botnor dhe kjo pastaj qoi te intervenimi i NATO-s ne Kosove dhe liria e Kosovës erdhi.

U skuq prifti dhe unë per ta zbut masen i luta të me falin, me kan ftue si Selim dhe ja unë jam e do jem me ta, andaj tash unë do flas dhe ju ndëgjoni. Pra kisha qellimin ti qetsojë te fitojë në kohë qe ata që u nxehen shumë dhe kishte rrezik per incident aty te qetësohen, sepse u perdoren fjalë bukur te rana mes disave dhe priftit, e besa ofendime pa asnji faj mori edhe prifti at Frani i Pejës që rastësishtë qelloi aty si musafir i priftit Lorenc te Klinës.

I kerkova priftit që ti shkruen kerkesë Sokol Bashotës ashtu si i ka shkrue me kerkesen e disa besimtarve ma par per zhvendosje ti shkruen tash se kerkesa e disa tjerve asht qe Shtatorja mos te preket, pa u qit kjo në debat publik dhe pa u votue ne Kuvend , pra të shkoj gjithçka me procedura ligjore e jo si asht mendue deri tash. U morem vesh keshtu dhe takimi me priftin perfundojë. Dolem te revoltuem të gjithë dhe u shperndam secili ne punët e veta.

Ky veprim më bani shumë nervoz dhe u interesova te di pse e si erdhi deri te ky veprim. Nga informatat e ndryshme që mora pothuej te gjitha fokusoheshin te xhemati i xhamisë se madhe me dy minare te Klinës e cila asht ne lagjen Prenaj e ndertueme pas luftës në Kosovë se aty kurr nuk ka pas xhami. Pra xhemati asht ankue se po i pengon pranija e Shtatores së Nanë Terezës ne rrethrrotullim sepse ata sa here shkojnë per namaze ne xhami po detyrohen me u sjell rreth asaj shtatorje.

Kryetari i komunës së Klinës z. Sokol Bashota nga frika se do i humb zgjedhjet sivjet ai pasi ankohet  xhemati islamik te ai per Shtatoren e Nanë Terezës, kerkon nga ata mobilizim per ta votue Bashoten dhe ai do e largojë Shtatoren e Nanës Tereze.

Pra z. Sokol Bashota dinak , nuk merr vet vendimin per zhvendosjen e shtatores, por ai fton priftin e Kishes at Lorencin dhe me te me mënyren që vetem ata dy i din ban marrëveshtjen dhe pas pak edhe bajnë publike se Shtatorja e Nanës Tereze do zhvendoset me kerkesen e Priftit te Kishes katolike te Klinës  at Lorencit.

Pra dinaku Sokol Bashota nuk e kap vet gacen me djeg doren per perdor mashen. Pse u ba mashë e ti Prifti Lorenc mbetet koha ta deshmojë.

Se çka do ndodh me fatin e Shtatores në Klinë nuk di, ama asht trishtuese se si në Maqedoni pushteti maqedonas, Nanës Tereze , nobelistes tonë e humanistes botnore i ndertojnë shtatore disa metra te madhe , ndersa neve shqiptaret ne shtetet tona te lira shqiptare nuk lejojmë ti vendoset shtatorja në shumë vende Nanes Tereze. Tash veç Klinës as në Obiliq nuk u lejue  nga shqipfolsit islamik me vendos bustin e sajë. Në Shkodër ka vite që kan perfundue perpjekjet me u vendos diku Busti apo Shtatorja e Nanes Tereze. Pengesë per këte janë islamistet shqipfolsa.

Mjer neve , vlerat tona i perbuzim ndersa te tjeret i pervetsojnë ato sepse jua din madheshtinë.



(Vota: 14 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora