E enjte, 28.03.2024, 08:21 PM (GMT)

Kulturë

Skënder Hoxha: Ksenofobia dhe letërsia

E hene, 14.10.2013, 06:58 PM


Qasje letrare

KSENOFOBIA DHE LETËRSIA

Nga Mr. Sc. SKËNDER R. HOXHA

Në esencë ksenofob-i, është ai që urren çdo gjë të huaj, që nuk pranon asgjë të huaj dhe e hedh poshtë a e mohon atë fare. Përndryshe, në letërsi, ksenofobia nënkupton urrejtjen dhe qëndrimin e frikshëm ndaj letërsisë së huaj, ndaj shkrimtarëve të huaj, ndaj studiuesve që merren, përhapin dhe pro-pagandojnë letërsinë e huaj. Gjithashtu qëndrimi ksenofob letërsinë e huaj e kundron me një sy nënçmues dhe e konsideron atë si inferiore, të rrezikshme ose të dëmshme për le-tërsinë kombëtare.

Ksenofobia komponentë e nacionalizmit ekstremist

Ksenofobia është komponentë e nacionalizmit eksremist, e shovinizmit dhe racizmit në letërsi. Mirëpo, ksenofobinë në letërsi nuk mund, as duhet, ta kuptojmë si diçka, si fe-nomen, krejtësisht të ndarë apo të pavarur nga rrethanat kombëtare, politike, ekonomike, kulturore etj.; midis njerëzve të përkatësive të ndryshme, shteteve, rregullimeve shtetëro-re të tyre, shkallës së zhvillimit kulturor të tyre etj. Në këtë rrafsh, ka mendime se “kse-nofobia është reagimi kryesor dhe natyral tek çdo grup human që ndihet i kërcënuar për identitetin dhe kulturën e tij. Tek një komb rritet ksenofobia atëherë kur fillojnë të rriten kërcënimet. Aty ku ksenofobia është në nivele të ulta, njerëzit jetojnë në një shoqëri të pastër etnike dhe mbi të gjitha kanë të gjithë të njëjtën kulturë. Në Europë janë zhvilluar disa luftëra mes kombeve, por ksenofobia mes popujve ka qenë në nivele të ulta, kjo ka ardhur falë të njëjtës kulturë. Ka qenë kultura e përbashkët që ka triumfuar mbi diferencat etnike dhe pretendimet territoriale. Sepse, popujt nuk janë produkt i racës por janë prod-ukt i kulturës. (…) Fatkeqësisht shqiptarët janë produkt i shumë kulturave, për këtë arsye shqiptarët nuk ndihen të kërcënuar pavarësisht nga kambanat alarmuese që vijnë nga shu-më drejtime, o ndihen të kërcënuar vetëm një pjesë e tyre”.1)

Marrë historikisht, ndryshimet biologjike qysh nga kohët e hershme janë përdorur për ta justifikuar ekzistimin e racave “superiore” dhe “inferiore” dhe me këtë qeniet njerëzore klasifikoheshin varësisht nga raca. Për shembull, teoritë e Çarls Darvinit (Charls Darëin) për evoluimin dhe mbijetesën e më të aftëve, janë përdorur për të justifikuar “shkencër-isht” ekzistimin e superioritetit racor. Forma të ndryshme të diskriminimit dhe racizmit ja-në manifesuar edhe në sistemin e kastave në Indi, në Greqinë antike dhe te konceptet e superioritetit kulturor kinez. Gjatë shekullit XX, u panë shumë forma ekstreme të raciz-mit: urrejtja racore e regjimit nazist në Evropë, diskriminimi racor i institucionalizuar në sistemin e aparteidit në Afrikë Jugore ose gjenocidet e motivuara në baza kombëtare dhe racore në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë.

Janë këta disa  nga shembujt se ksenofobizmi ka qenë i promovuar dhe kultivuar me parapëlqim nga regjimet e djathta, sidomos fashite, gjithashtu edhe nga regjimet e majta.

Dikur ksenofobia është përshkruar si frikë morbide nga të huajt dhe nga shtetet e jasht-me, por ajo gjithashtu karakterizohet nga qëndrimet, paragjykimet dhe sjelljet, të cilat shpesh refuzojnë, përjashtojnë dhe nënçmojnë personat, duke u bazuar në pikëpamjen se ata janë të ardhur ose janë të huaj për komunitetin, shoqërinë dhe identitetin kombëtar.Me fjalë të tjera, ksenofobia është një ndjenjë e bazuar në pikëpamje dhe ide joracionale, të cilat shpiejnë drejt skenareve thjesht të mira ose të këqija. Mostoleranca, ndjenja diskri-minuese dhe ksenofobia ndaj letërsive të huaja gjatë historisë është përligjur dhe ekzeku-tuar ndga diktatorë të ndryshëm – nga dorë e pushtetit. P.sh., regjimi i Hitlerit dogji librat e shumë autorëve të njohur evropianë, si: Remarkut, Brehtit, Frojdit, Ajnshtajnit etj. Re-gjimi Pinoçetit dogji librat e Diderosë, Tolstoit, Cvajgut, Kafkës, Prustit, Uajlldit, Marke-zit. Këta shembuj flasin për faktin se ksenofobizmi në art dhe në letërsi është një nga ar-mët e shumta të propagandës së fashizmit dhe të neofashizmit.

Thënë në përgjithësi, jotoleranca dhe paragjykimi shpesh shihen si baza dhe pika fi-llestare të sjelljeve të tjera “specifike”, siç janë racizmi dhe ksenofobia. Për shembull, në kontekstin evropian, kjo është e shprehur në paragjykimet antiturke, antipolake ose anti-ruse. Zakonisht këto dy fenomene, paragjykimi dhe jotoleranca janë më të vështirat për t’u trajtuar  dhe luftuar.

Ksenofobizmi përdoret nga censorët si mjet për të shpallur letërsitë e huaja si burim ndikimesh negative dhe rrezik për degjenerimin e letërsisë kombëtare… Shkrimtari ynë Visar Zhiti sjell një dëshmi të ekzistencës së letërsisë së burgjeve, por edhe një akuzë për nënvlerësim të saj:  “Letërsia e burgut është nënvlerësuar ose është dashur të zhbëhet”. Kështu thotë Visar Zhiti kur tregon pse vendosi të shkruajë librin e tij “Panteoni i nën-dheshëm ose letërsi e ndaluar”, botuar nga “Oms-ca-1”.

Shkrimtari thotë se është një dëshmi që letërsia e burgjeve ka ekzistuar, ndonëse nga ana tjetër është edhe një akuzë për indiferentizëm ndaj atyre që shkruajnë në kushte të errëta. “Panteoni i nëndheshëm ose letërsi e ndaluar” vjen si dëshmi, por njëkohësisht edhe si akuzë. Ishte koha për të thënë të vërtetat?

Përkthimi i librave dhe ksenofobia

Prej Herodotit mësohet se në Egjiptin e lashtë shtresa shoqërore e përkthyesve ishte një nga gjashtë shtresat kryesore të shoqërisë. Përkthimi më i vështirë i “Testamentit të vje-tër” rridhte jo nga kontradikta mes gjuhës hebreje dhe asaj latine, por ndërmjet gjuhës hyjnore dhe asaj njerëzore. Këtë kontradiktë e pajtoi Shën Jeronimi i Ilirisë. Megjithatë, kjo flet për një kontradiktë të hershme në lëmin e përkthimit të librave, gjuhës së tyre, përmbajtjeve të tyre etj.

Përkthimi i Odisesë së Homerit në gjuhën latine (në shekullin II p.k.s) nga Livij And-ronik, paraqet fillimin e një letërsie të re dhe dëshmon për rolin që mund të luajë një tekst i huaj.

Konsideroj se për shumë arsyena dhe fakte, tek qarqet kulturore e letrare shqiptare, tek vetë shkrimtarët shqiptarë, nuk ka ksenofobizëm të theksuar, bile as në raport me kulturat dhe letërsitë e pushtuesve të mëhershëm a të mëvonshëm. Këtë, në vazh-dimësi, e kemi dëshmuar me përkthimin e veprave letrare e shkencore të të tjerëve, të cilat iu kanë ofruar lexuasve shqiptarë, në një anë, e në anë tjetër autorët tanë, apo institucionet tona kulturore – letrare, përkthyesit, u kanë ofruar të tjerëve vepra që t’i përkthejnë në gjuhët e tyre, ose të përkthyera, natyrisht, për opinionin lexues të tyre.

Ka pasur edhe vepra të përkthyera në shqipe ku shprehet nacionalizmi i popujve të tje-rë, diskriminimi, urrejtja antishqiptare etj. Mirëpo, përkthimi i veprave me përmbajtje të tilla, natyrisht, se është diktuar nga politika e okupatorit.

Edhe tash, përkthimeve të veprave nga autorë të huaj i jepet rëndësi e veçantë. Në anë tjetër edhe lexuesi shqiptar është shumë kurioz të lexojë vepra të përkthyera nga shkrim-tarë të huaj. Këto dy komponente tregojnë qartas se shqiptarët nuk janë të ngarkuar me fenomenin e ksenofobizmit. Vlen të theksohet se edhe shkrimtarët tanë janë përkthyer dhe vazhdojnë të përkthehen në shumë gjuhë të huaja. Të përmendim këtu shkrimtarët: Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Murat Isaku, Fatos Arapi e shumë të tjerë. Duke e marrë parasysh rëndësinë e përkthimeve (të ndërsjella), në histori-në e letërsisë është i pamundur anashkalimi i përkthimeve dhe se ajo shkruhet duke u ma-rrë parasysh edhe përkthimet letrare. Teksti i perkthyer paraqet një tekst që varet prej një teksti tjetër që ka ekzistuar më parë. - Pra kemi tekstin burimor dhe tekstin synim.

Koha në të cilën jetojmë, epoka e globalizmit, është kohë e komunikimit intensiv të gjuhëve, popujve dhe kulturave. Kultura shqiptare në dekadën e fundit të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, si rezultat i ndryshimit të pozitës historike të popullit shqiptar në kapërcyell të dy shekujve, është një kulturë plotësisht e hapur. Gjuha shqipe dhe letërsia shqipe – plotësim yni)- gjithashtu”.2). Sepse, letërsitë dhe gjuhët kanë nevojë për njëra-tjetrën, ashtu siç kanë nevojë edhe njerëzit.

Thuhet, gjithashtu, se “Ksenofobia dhe nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjell njerëzi-mit”. Mirëpo, nëpër shumë vende, “urrejtja iracionale dhe ksenofobia është shndërruar në model kulturor”. Në këtë kontekst, mund të thuhet se në zvogëlimin e shkallës së fenome-nit të ksenofobisë në letërsi, përveç përkthimeve të ndërsjella të lëtërsive, janë edhe disa faktorë relevantë, si: Afrimet letrare (si proces i afrimeve të letërsive kombëtare); Interli-terariteti (komunikimet e një letërsie me një letërsi tjetër, kontaktet e ndërsjella dhe dia-logimet e shkrimtarëve njëri me tjetrin ) etj.

Shovenizmi dhe ksenofobia antiqiptare

Ksenofobia vjen si rezultat i paragjykimeve, diskriminimit, racizmit, jotoleracës. Me-gjithatë, diskriminimi i bazuar në racë, ngjyrë, kombësi si dhe në besim fetar, gjini ose orientim seksual etj, paraqet ndër shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut në mbarë botën. Në shumë shtete ekzistojnë programet e shkëmbimeve shkollore, të cilat përkrahin studentët nga shtetet e ndryshme që të shkëmbejnë kulturat e tyre dhe të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit. Përmes materialeve shkollore për të drejtat e njeriut, përkrahet kuptimi i kon-tributit të secilës kulturë dhe të secilit komb.

Pavarësisht nga idetë e bukura të europianizimit dhe globalizimit, shovinizmi dhe kse-nofobia antishqiptare vazhdojnë të mbeten gjallë, ndonëse marrin forma herë të hapura, herë të rafinuara. Për shkak të rrethanave historike asimilimi (tretja) paraqitet në shkallë të ndryshme nga një vend në tjetrin, duke kaluar nga tretja graduale e shqiptarëve të Gre-qisë, të cilët ruajnë gjurmë të dobëta, gati në shuarje të gjuhës dhe përkatësisë shqiptare, deri tek mbijetesa krejtësisht e qartë e shqiptarëve të Kosovës. “Greqia është i vetmi shtet i Europës që deklaron se përqindjen e pakicave kombëtare e ka zero.(…) Sipas Athinës zyrtare, në atë shtet nuk ka asnjë shqiptar. Ç’u bënë shqiptarët e Greqisë? U vranë, u dë-buan, u tretën, vazhdojnë të jenë ende atje dhe nuk pranojnë ta identifikojnë veten me Shqipërinë? Cilët janë shkaqet e zhdukjes së tyre?”3)

Mendoj se është i diskutueshëm mendimi se “Në Europë nuk ekzistojnë qeveri kseno-fobe, por ekzistojnë popuj që detyrojnë qeveritë e tyre të jenë ksenofobe. (…) Ndërkohë që europianët janë shndërruar në ksenofobë për të mbrojtur kulturën e tyre nga flukset e emigratëve... Shqiptarët kundrejt kërcënimeve të hapura greke bëjnë sehir sikur nuk ka ndodhur asgjë. ” Pastaj, në kohë të fundit kemi kërkesat e Turqisë që shqiptarët e Koso-vës të rishikojnë opinionet e tyre, përkatësisht të bëjnë revidime në tekste shkollore, gjoja, se ka fyerje ndaj Perandorisë Osmane. Natyrisht që ndaj kësaj kërkese pati shumë pole-mika dhe pjesa e shëndoshë e opinionit publik u irritua.
     Europa dhe qytetarët e saj që janë aq delikatë në problemet kundër racizmit dhe ndaj disa idealeve, janë gjetur papritmas të bëjnë rolin e ksenofobit.

Në Shqipëri, sikur askush nuk preokupohet nga kërcënimet e ndryshme, as populli dhe as politika. Motivi që populli nuk përcepton asnjë rrezik shpjegohet me multikulturaliz-min i shqiptarëve. Ndaj, mungesa e ksenofobisë në shoqërinë shqiptare vjen si pasojë e ndikimeve të multikulturalizmit në këtë shoqëri. (…) Edhe Shqipëria do të kishte nevojë për një forcë analoge, sikur vendet të tjera, që të dalin në mbrojtje të interesave të shqip-tarëve. Një forcë që të demaskonte të gjitha përpjekjet antishqiptare, pavarësisht se nga cili vend vijnë ato.”4)

_______________

Referencat:

1) Valentin Bruçaj: Mungesa e ksenofobisë një pasojë e rrezikshme e multikulturalizmit shqiptar,  – faqe interneti.

2)  A. Vinca, “Zemrashqiptare”, faqe interneti, 10.02.2012.

3)    Kallamata, Gazeta Shekulli

4)  Nga Valentin Bruçaj, marrë nga Revista Drini.com.



(Vota: 39 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora