E premte, 29.03.2024, 09:50 AM (GMT)

Mendime

Fatmir Lamaj: A nuk ka ardhur koha?

E diele, 13.10.2013, 03:32 PM


A NUK KA ARDHUR KOHA?

Nga Fatmir Lamaj

Ndryshimet e reja politike në Shqipëri patjetër që kanë në vetvete kontributin e pamohueshëm të gjithe shtresës së të përndjekureve politik të cilët duke përjetuar dhimbshëm zhgënjimin e madh që solli pushteti I kaluar  bojkotuan masivisht partin Demokratike dhe Berisën. Do të ishte fyese për këdo nga ne vazhdimsia e një pushteti qe vetëm na mashtroj e zhgenjeu  me qeverisjen e dyte te tij e cila solli mjerim të  metejshem. Vetëm spiunët e servilët e çdo kohe u bën  garda  pretorane e mashtrimit të ri berishian. Në të kuadër të ndryshimeve të reja besoj se dallgët e reformimit institucional do kalojn edhe mbi godinen e vjetër të Institutit  të Perndjekureve politik. Ajo godine duhet të shkundet nga pluhuri dhe myku tetvjecar,po kujdes zoti Rama,se ështe shumë e vjetër  dhe mund të shembet. Berisha institutin e të Perndjekurve Politik e la në nje godin të persekutuar ku për tete vjet nuk u bë asnjë  qindarkë  investim ndërsa ministrat e tij rikonstruktonin dhe mobilonin zyrat e tyre cdo vit. Asgjë  personale nuk kam kundër drejtuesit actual të atij institucioni Z. Simon  Mirakaj. Për kundrazi në përshtypjen,respektin  dhe konsideratat e mija, pavaresisht luhatjeve te lehta që mund te kem pasur marrdhëniet tona, une individualisht kam ruajtur dhe do të ruaj gjithmon respektin e madh për të dhe gjithe familjen e tij. Miresin  dhe butesin e Simon Mirakës,si individ e keqshpërdoroj  pa mëshirë sharlatani Berisha duke e kthyer atë institucion  në një instrument politik për qellimet e tija  gjithmone të mbrapshta ndaj shtresës tonë. Kushdo që e njeh mirë  Simonin  do të ruaj për të respektin veçse nuk do tia fali kurr keqpërdorimin e tij në dëm të persekutuareve politik. Në kontekstin  aktual të situatave te reja  është e natyrshme që individ të ndryshëm ti japin hov  egoizmit dhe ambicjeve  drejt postit të lënë detyrimisht bosh.

Përziedhja e tyre do krijonte një kokçarje të pashmangshme, por ne  kryeasia  e shoqatës të Burgosurve Politik ”Integrimi me drejtesi dhe Dinjitet” me kryetar  zotin Xhaferr Ankaraj e kemi bërë  propozimin tonë duke ju shmangur çdo vleresimi për kandidaturat  e tjera. Duke e vleresuar si të vetmen  mundësi për ti kthyer dinjitetin e nevojshem dhe të munguar dhe duke e bërë atë  institucion funksionalisht  efiçent u kemi propozuar institucioneve perkatëse  emrin e zotit  Bedri Blloshmit si një pinjoll I një familjeje  të madhe dhe tërësisht   të  persekutuar nga  regjimin komunist. Zoti Bedri Blloshmi vëllai I poetit të vrarë  Vilson Blloshmit dhe kushëriri i parë i poetit Genc Leka dhe ky i pushkatuatr,si dhe  biri I një familje me 12 të pushkatuar nga diktatura komuniste përfaqeson në vetvete vlerat më të mira për të mirë drejtimin e atij institucioni të kthyer në një kufom ne dekompozim e sipër.

Emir I Bedri Blloshmit është I njohur në publicistikën Shqiptare dhe më gjërë si dhe shumë I mirnjohur nga bashkevuajtësit e vete. Ne besojmë se kandidatura e tij do të gjejë mirkuptimin e nevojshëm si dhe kujdesin dhe ndjeshmerin e duhur  që ky institucion mos  të bjerë më në duar sharlatanësh dhe të paftësh siq ka ndodhur deri sot.

Zoteri pushtetar përzgjedhja e një kandidature dinjitoze në  krye të  atij institucioni mund  dhe  duhet të konsiderohet si testi I parë por  me shumë rendësi I marrdhenieve që do krijoj qeveria e re me shtresën e të persekutuareve politik, sepse ajo reflekton në  vetvete qëllimin dhe ndjshmerin tonë  si një tregues shumë domethënës, ku çdo hap I gabuar në këtë drejtim do të lindëte veçse dyshime në qellimet e deklaruar nga ana juaj për ne. A nuk ka ardhur koha? … Kohë ska më…



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora