E enjte, 28.03.2024, 11:46 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shuhet ne aksident presidenti i Top Media

E shtune, 24.05.2008, 03:15 PM


Dritan Hoxha
Artan Cena

Presidenti i kompanise mediatike "Top Media", Dritan Hoxha, ka humbur jeten ne menyre tragjike oret e para te mengjesit te djeshem, prane lulishtes "1 Maji" ne Tirane. Ndersa udhetonte me veturen e tij "Ferrari", me targa DK3892H, 40-vjecari u perfshi ne aksident, pasi mjeti doli nga rruga. Hoxha vdiq gjate rruges per ne Spitalin Ushtarak, rreth ores 02:00 te mengjesit, kurse vajza qe e shoqeronte ne udhetim, Entela Hysko, 27 vjece, nderroi jete pak sekonda pas perplasjes me nje peme buze rruges ne Bulevardin "Bajram Curri", perballe ekspozites "Shqiperia Sot".

Policia e Tiranes njoftoi dje se ka qene ora 01:50 pas mesnate kur jane njoftuar per aksidentin e rende, vetem 200 metra larg Drejtorise se Policise. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie, duke nderhyre menjehere, per te dhene ndihmen e pare te demtuarve. "Dritan Hoxha ka nderruar jete pergjate rruges per ne Spitalin Ushtarak Tirane, ndersa 27-vjecarja ka gjetur vdekjen e menjehershme", tha zedhenesja e policise Alma Katragjini. Si shkak i aksidentit eshte cilesuar shpejtesia e madhe e mjetit me fuqi motorike 6000 kubik, por grupi hetimor ne perberje te te cilit eshte zevendesprokurori i Tiranes, Gent Qano dhe drejtues te policise, po punon per te gjetur shkaqet reale. Burime zyrtare thane se behet fjale per nje humbje te kontrollit te makines "Ferrari" nga ana e 40-vjecarit Hoxha. "Si pasoje e humbjes se kontrollit te drejtimit, gjate udhetimit me makinen tip "Ferrari" ngjyre e kuqe, me targa DK 3892 H, me nje fuqi motorike prej 6000 kubik, ka pershkruar ne nje hapesire te plote 97 metra, duke dale nga rruga dhe rene ne lulishten perbri lumit te Lanes, ku per pasoje automjeti eshte ndare ne dy pjese dhe eshte shkaterruar teresisht", tha policia.

Nga konkluzionet e para te nxjerra nga eksperte te grupit hetimor, theksohet se shkaktar i ndodhjes se kesaj fatkeqesie eshte hapesira e madhe e zhvillimit te aksidentit, e cila kap distancen 97 metra, ku nga keqyrja e vendit ngjarjes, demtimeve te tij si dhe treguesi i kilometrazhit te automjetit, ne manometer eshte fiksuar shpejtesia prej 170 kilometra ne ore. Nga ekspertet ne vendngjarje, eshte sqaruar se drejtuesi i makines, duke ecur me shpejtesi tej normave te lejuara, ne kushtet atmosferike me lageshtire, ka humbur menjehere kontrollin e drejtimit, duke dale nga karexhata e bulevardit "Bajram Curri" ne Tirane. Fillimisht, makina e Hoxhes eshte perplasur me trotuarin e krahut te majte te bulevardit, dy shtylla dekorative ndricuese, e me pas ka humbur totalisht kontrollin e levizjes se mjetit, duke u perplasur me nje peme dekorative, e llojit rrap, me perimetrin e trungut 3.1 meter. Nen drejtimin e zv/prokurorit te Tiranes, qe eshte dhe drejtuesi i ceshtjes, jane pyetur disa deshmitare okulare ne vendngjarje. "Ekspertet auto-teknik kane realizuar me perpikeri hartimin grafiko-skicor te ngjarjes dhe fotografik, duke i shoqeruar te gjitha veprimet procedurale me filmimet perkatese", tha zedhenesja Katragjini.

Kush eshte biznesmeni Dritan Hoxha

Presidenti i "Top Channel" dhe "Top Albania Radio", Dritan Hoxha, lindi ne Kukes, ne vitin 1968. Njihet si nje biznesmen ne fushen e medias. Por aktiviteti i pare i tij ka qene ai tregtar pas viteve '90-te. Hoxha eshte baba i kater femijeve, tre vajzave, Lorit, Sares, Redias dhe nje djali te sapolindur, te quajtur Itan. Aktiviteti i tij ne fushen e medias ka nisur ne shkurt te vitit 1998, kur lindi Top Albania Radio, e cila u pasua me pas ne vitin 2001 me televizionin Top Channel dhe ne vitin 2005 u hap kompania "Dixhitalb" dhe me pas ne vitin 2006 gazeta e perditshme "Shqip".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora