E merkure, 24.04.2024, 01:13 PM (GMT+1)

Mendime

Mimoza Dajçi: Fey ironizon shqiptarët

E diele, 13.10.2013, 04:10 PM


Fey ironizon shqiptarët

Nga Mimoza Dajçi

Me shami mbi flokë e shall mbi supe në rolin e Blertës, aktorja amerikane Tina Fey (greke nga e ëma) tek rapsodia “Girls” përpiqet të ironizojë femrat shqiptare. Në një nga këto episode, bazuar në versionin origjinal televiziv “Girls” ajo mundohet të vërë në lojë vajzat shqiptare. Me këtë interpretim ajo kërkon të ulë personalitetin, kulturën e traditat e çmuara të femrës shqiptare.

Por nuk ka si të ndodhë ndryshe, sepse znj. Fey me nënën greke do të shkojë patjetër në origjinën e saj duke sulmuar e ofenduar shqiptaret në të gjitha fushat e jetës. Konkretisht asaj i ka ardhur “zogu” në dorë e do të injorojë shqiptaret, duke vendosur shami mbi kokë e supe, e duke dialoguar ashtu siç i intereson asaj. Nuk fyhemi aspak për vendosjen e shamisë nga ana e saj, sepse nganjëhere edhe vajzat e gratë shqiptare i vendosin ato jo vetëm për traditë, por edhe për sharm, për tu dukur më bukur e me shije të hollë në kohë dimri apo edhe në vjeshtë.

Mos të harrojmë se shamitë apo shallin krahëve e hidhnin dikur edhe zonjat e mëdha nga vende të ndryshme të botës. Besoj edhe ajo në jetën e përditshme duhet të jetë si çdo femër tjetër përdoruese e rregullt e shalleve me ngjyra mbi flokë e supe. Kam bindjen se edhe e ëma e saj greke e gjyshja hedhin krahëve një mbulesë të tillë krahëve.

Po çfarë ka këtu për tu çuditur znj. Fey, e për të venë në lojë, apo vetëm sepse jemi shqiptare, e ti pa tjetër duhet të shfrytëzosh emrin e karrierës tënde duke u tallur me një studente shqiptare nën emrin e Blertës? Megjithë respektin që kam për ju si aktore humori po ju them se, vajzat e gratë shqiptare janë femrat më famoze në botë e kanë lenë gjurmë të mira në historinë botërore.

Po e filloj me Nënë Terezën. Besoj se të kujton diçka ky emër, apo jo? Humaniste e bamirëse shqiptare me shall të bardhë me viza blu mbi kokë e rreth qafës, fiituese e Çmimit Nobel për Paqen, me të cilën krenohen shqiptarët e që vendlindja e saj është Shqipëria. Vazhdojmë me artiste e aktore të tjera që në dejet e tyre rrjedh gjak shqiptari. Këngëtarja e njohur italiane me origjinë shqiptare Ana Oxa. Aktorja amerikane Sandra Bullock, që kohëve të fundit aludohet se i ati i saj është me origjinë shqiptare. Sopranoja me famë botërore Inva Mula. Eliza Dushku, e cila ka luajtur përkrah Robert De Niros (edhe ky me origjinë shqiptare) dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”. Emina Cunmalaj supermodelja me origjinë shqiptare, e cila është shpallur ylli i ri i revistës së famshme të fotomodeleve “Elite & Vague” në SHBA.

Regjisorja franko – shqiptare Liria Begeja, Laura Mersini Houghton shkencëtare, është kozmologe dhe një nga femrat e pakta në botë që meren me shkencë. Zana Nehani Bezhani violiniste virtyoze e me shumë emër nëpër botë, ka një karrierë të shkëlqyer artistike si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit, fituese e disa Çmimeve, aktualisht është pedagoge violine në një nga universitetet më prestigjoze të Turqisë. Laureta Meci, ka përfunduar shkollën e aktrimit “Stella Adler” në New York dhe po avancon në karrierën e saj.

Kristine Elezaj e njohur nga fansat e saj me emrin Kebe është një këngëtare shqiptare – amerikane, është bërë mjaft e njohur në SHBA, para disa vitesh ka lançuar këngën e parë “Let You Know, ndjekur nga “Souvenirs”. Elizaj gjithashtu ka dolë e 53 –ta në Çmimet “Grammy”. Eda Zari, lindur në Tiranë, jeton prej vitesh në Gjermani. Eshtë këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Elsa Lila, këngëtare në Itali, fituese e disa çmimeve në Shqipëri, është bërë e njohur edhe në Itali veçanerisht pas pjesëmarjes së saj në festivalin e Sanremos.

Personalitete dhe figura të shquara të femrës shqiptare kemi akoma e do të kemi përsëri, por për të mos u zgjatur më shumë do të ndalem vetëm tek fakti i fundit, ku dy bukuroshet shqiptare njëra nga Shqipëria Fjoralba Dizdari dhe tjetra nga Kosova Mirjeta Shala nuk do të marin pjesë në konkursin Miss Universe 2013 që do të zhvillohet këtë vit në Moskë. Shkak për këtë është bërë një vendim i autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurojë në finalen e më të bukurave të universit, pasi Rusia akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha që është edhe fotografi zyrtar i këtij evenimenti pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe të Miss Universe Shqipëria Fjoralba Dizdari.

Pra siç e shikoni znj. Fey, Rusia e Greqia kanë frikë edhe nga bukuria dhe inteligjenca e femrës shqiptare. SHBA e kanë vlerësuar gjithmonë femrën shqiptare, duke i dhënë edhe shumë Çmime të larta, si Gruaja e Guximshme e të tjerë tituj, dhe emra për të përmendur kemi plot; Valdete Idrizi nga Kosova – Drejtuese e Organizatës Community Building Mitrovica (CBM). Invalidja Bardhylka Kospiri nga Shqipëria – sot zv/ministre e arsimit, Humanistja Znj. Rita Saliu, nga Kosova me banim në Amerikë, të cilës i janë dhënë shumë Çmime si në SHBA, Shqipëri, Kosovë e nëpër botë, apo siç është edhe rasti i fundit ku Kongresi Amerikan i akordoi për herë të dytë Znj. Ermira Babamusta – Çmimin e Lartë me Titull; “ Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013”

New York, Tetor 2013



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora