E premte, 29.03.2024, 11:06 AM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Patriotizmi primitiv

E diele, 13.10.2013, 04:50 PM


PATRIOTIZMI PRIMITIV, FOLKLORIK I SHQIPTARVE INJORANT ME MENDËSI PRIMITIVE

(Reagim kunder sulmeve të yjeve të futbollit zvicërran me origjinë shqiptare)

Nga Selim M. Hasanaj

Shkak per ta ba këtë shkrim u ba loja e futbollit që u zhvillue diten e djeshme  me 11. tetor 2013. në mes Kombëtares shqiptare dhe asaj të Zvicrrës në "QEMAJL STAFA " në Tiranë.

Sikur e dim në kombëtaren e Zvicrrës lujn standard edhe 6 futbollistë shqiptarë të lindun në Zvicërr. Dhe që të gjithë këta janë yje futbolli europian. Xherdan Shaqiri lun per Kampionin e Europës BAJERN  të Munihut, Valon Behrami luen per NAPOLI të Italisë, Granit Xhakaj luen per BORUSINË E MONDEGLABACH të Gjermanisë, Blerim Xhemajli që poashtu luen në NAPOLI , Pajtim Kasami në FULHAM të Anglisë dhe Admir Mehmeti per të cilin nuk di se ku luen, por perderisa asht në kombëtare padyshim se asht nji yll futbolli.

Fatkeqësishtë ( dhe shumë ma rrallë fatmirsishtë ) tash FACEBOOK asht ba bibliotekë e njerzve ku pos atyne që e perdorin per të komunikue me miq, per të shpernda lajme e per të postue ngjarje, pra per ta transmetue lajmin, asht edhe nji pjesë e injorancës tonë shqipfolse e cila në FB poston maskarallaqe, shfryn dufin e vetë me fjalor banal, me shamje, me poshtërsina dhe me këto nuk kursen askend. Krejt kjo më ban që shpesh me shkon mendaj ta mbyll FB sepse shpesh po i ngjan WC-së publike ku permjerrin cilido që ti vjen rasti.

Dy tri ditë para lojes së futtbollit mes Shqipnisë e Zvicrrës filluen postimet në FB me fjalorin ma të lig, ma banal dhe ma primitiv të nji shtrese injorantesh shqipfolsa që me fjalor të tillë mendojnë se shprehin patriotizem dhe atdhedashuni. Pra mendojnë se sa ma shumë shajnë aq ma shumë jan patriot. U sulmunë gjashtja e shqiptaro-zvicrranve, lojtar të kombëtares zvicrrane aq banalisht sa trupi rrënqethet kur lexon ndytësina të tilla. Nuk u kursue nana, u sha ajo dhe u quejt kurvë dhe këta djem bij kurvash, nuk u kursye motra , nuk u kursye familja, qak u sha edhe Kosova , sepse këta djem ( pos Pajtim Kasamit ) janë nga Kosova me origjinë.

Quditem se si ka mundësi të shahen yjet, të shahen e ofendohen idolët e pjeses dërrmuese të rinisë europiane sikur janë këta djem. Quditem se si mund quhen edhe tradhëtarë të shqiptarisë, vetem e vetem se lujn futboll per shtetin ku kan lind, per shtetin i cili ju dha mundësinë per ta dëshmue aftësinë e talentin, per shtetin i cili asht i pari që pranojë  Kosovën shtet të mvetësishëm ( ende pa u shpallë ) dhe per shtetin i cili moti pat strehue e ndihmue familjet dhe prindët e këtyne djemve YJE FUTBOLLI.

Apo mos do kishte me qen ma mirë sikur këta të lunin futboll per PARTIZANIN e Tiranës dhe per Kombëtaren shqiptare e askush mos të ndëgjonte per ta? ! Ndërsa në anen tjeter të ndegjojmë e të lexojmë per ditë të Zotit se si shqiptarët jan bandita, hajna, mafioz, dhunues, kriminel droge, kriminel per trafikim të motrave të veta, të fëmijve të vet  etj etj, tituj këta që per ditë ishin prezent ne gazetat dhe lajmet e mediave zvicërrane e edhe europiane. Po ju garantojë se janë këta djem që me talentin e tyne kan ba që të ndryshojë totalisht mentaliteti i rinisë tonë shqiptare gjithandej Europës, dhe sot ka fare pak shkrime per vepra pise të shqiptarve nëpër gazeta e lajme. Sot me të madhe edhe shqiptarët po respektohen si pjesë e popullit ku ata jetojnë në shtetin që jetojnë e punojnë.

S`po kam çare pa perdor nji thanje të Milaim Zekës ( gazetar i RTK-së ) se shqiptari i thotë AFERIM  shqiptarit vetem per veprime te poshtra; ah po sa kishte pas vjedh filani, aferim i koftë se i zoti ish kan, ah sa kishte sha filani, aferim i koftë se trim ishte....ah sa drogen e ksihte stershitë filani ... aferim i koftë, etj, etj, poshtersi të cilat pjesa e madhe e jona i kishim e edhe sot i kemi per krenari. Pra neve në vend se me u krenue me këta djem, në vend se me i marr si shembull, neve i shajm, i poshtersojmë i quejm tradhëtarë.

Unë quditem se si asnji popull afrikan, as arab nuk i shan e sulmon yjet e futbollit francez që kan origjinë nga ato vende, neve dim se Ylli ndër ma të medhenjët e futbollit botnor në histori Zenidin Zidan ishte me origjinë nga Alzheri, por ishte i lindun në Francë dhe asnjihere nuk kam ndëgjue ta ken sha apo ta ken quejt tradhëtarë qytetarët e Alzherisë. Dhe edhe Alzheria ka kombëtare futbolli, dhe padyshim se do e dëshronte Zidane në formacion, por paftyrësi sikur tregojmë neve me djemet tanë tash, nuk kan tregue kurr arabet me Zenidin Zidane.

Ka edhe me qindra shembuj të tjerë si ky dhe asnjihere askush nga shteti i origjinës nuk shau as nuk poshtersoj sportistët YJE. Neve po, neve e bajm këte, neve dojmë te bahemi patriot, dhe patriotizmin e shesim në sporte. A nuk i ke sot stadiumet e futbollit të Kosovës arena gladiatorësh ku sulmohet e rrahet, lojtari  rival, trajner, rival referi, publiku etj, etj. Quditem ku ishin këta patriot kur ishte lufta në Kosovë, ku janë edhe tash kur në veri të Mitrovicës serbet bajn çka tju teket e kambë shqipëtari nuk guxon me shkel andej urës së Ibrit.

Unë isha me 07. qershor 2013. ta shof lojen e futbollit në mes Shqipnisë dhe Norvegjisë në QEMAL STAFA  në Tiranë.  Kisha biletën nga Lidhja e Futbollit Norvegjez dhe isha ulë ne vendin ku ulen VIPAT. Pra per rreth meje ishin zyrtaret e futbollit norvegjez dhe njerëz te politikës e kulturës shqiptare. Ishte e vështirë të ndëgjoje primitivizmat e tifozërisë injorante dhe huliganizmi i tyne me koreografi luftarake thue se po luftohet në atë arenë e jo po luhet futboll. Tifozat e quejtun KUQ E ZI kishin mbush tribunat e dy anëve të stadionit, dhe derisa loja zhvillohej ata nga tribuna ma e naltë leshonin foto gjigante ( postere ) te Adem Jasharit dhe piskatshin me nji za tue u ngritë në kambë, UÇK..UÇK...UÇK. Pas pak lëshonin fot gjigande të Ismail Qemalit dhe piskatshin ... pavarsi, pavarsi. Per Kombëtaren norvegjeze ishin edhe dy yje me origjin shqiptare, Ardian Gashi e Valon Berisha, dhe kur  tekniku i norvegjezve Egil Drilo Olsen futi në lojë Valon Berishen  tifozat FAQE ZI ( kuq e zi ) filluen me fishkllima dhe shamje në logari të Valon Berishës. Më vinte shumë vështirë sepse shumë pran kisha prindet e Valonit, më vinte shumë keq e skuqesha edhe nga miqët norvegjez me te cilet isha në shoqni. Kisha shumë norvegjez pran dhe ata luhatnin kryet, besa edhe kishin frikë sepse këte mund ta vëreja nga ftyra e tyne. Ju fola dhe ju thash se skan arsy te ndjehen keq ska asnji rrezik dhe ta percjellin lojen pa asnji frikë. Pak ma poshtë ndegjoja disa njerëz te politikës shqiptare ( nuk do i permend me emen këtu se i njifsha mirë ) që thoshin, po na turpnuen more këta vëllaznit tanë kosovar, po çka janë këto piskama per PAVARSINË e UÇK-në?! Nuk asht kjo luftë mes ushtrive, por lojë sportive.

Unë këtu publikisht ju thamë të gjithë atyne që shesin patriotizem me fjalë , që shajnë e që i quejn tradhëtarë futbollistët YJE,  shqiptarë të permasave të futbollit europian, që ato ofendime, ato shamje, ato ligësi ti nalin per veten e tyne, ti qojnë në shtëpitë e tyne, te nanat e veta, te motrat e veta. Këta djem lujn për Zvicrrën dhe janë aq të mirë e janë edhe shqiptarë sa ata ( secili nga ta ) në fanelat e veta sportive veç amblemave e Flamurit zvicrran mbajnë edhe Flamurin tonë kombëtar. Unë  tham, FALEMNDERIT ZVICËRR që na i lejon keto sjellje te ketyne djemve dhe perkrah flamurit tand asht edhe Shqipja e jonë. Juve që shani ju pyes, po të kishit mundësinë a do rrishit në Shqipni e Kosovë, po të ju pranonte cilido shtet i Europës, apo edhe të tjera kontinenteve a do qendronit në Shqipni e Kosovë? !  Jo kurr. Juve do ikshit dhe ma kurr nuk do këtheheshit në shtëpitë e juve. Po a jeni juve aq të mirë si shqitarë sa shkoni në Greqi dhe atje ndrroni emnat, mbiemnat, dhe edhe kombësinë tue u deklarue grek vetem per ta fitue ndonji lek ma shumë se në Shqipni?! Çka po xhelozoni djemet tanë, Yjet botnore të lojes së futbollit. Juve me at shpirtngushtësinë e juve primitive dhe ma shumë nga xhelozia po kam frikë se do e dezorientoni dhe do i shkatrroni hapat që në start edhe të YLLIT tjeter të futbollit që asht edhe bashkfshatar i imi sepse ai asht nga LUBOZHDA e Istogut, pra kam fjalën per Adnan Januzaj, lojtar i MANQESTER JUNAJTED - it që posa ka fillue me hapa gjigant të dëshmojë talentin e vet të mjeshtrit në futboll. Juve njerzit e lig po ja diktoni permes FACEBOOK-ut se per cilen kombëtare duhet me lujt ai. Juve shpikni lajme, juve me shpirtin e juve shpifarak e keni que Adnanin në kombëtaren belge, të Anglisë, të Croacisë, të Turqisë, të Shqipnisë e qak edhe të Serbisë. Po si sju vjen turp moj shtresë e poshter që fatkeqësishte flisni shqip dhe doni ta bani patriotizmin sipas qefeve tuaja.

Unë mburrem me XHERDAN SHAQIRIN, GRANIT XHAKAJ, VALON BEHRAMIN, PAJTIM KASAMIN, BLERIM XHEMAJLIN, ADMIR MEHMETIN, këta yje të futbollit zvicërran , ashtu si mburrem edhe me yjet e futbollit skandinav me origjinë shqiptare si Berat Jusufi ( KF. SARPSBORG 08 ), Me Ardian Gashin ( KF. HELSINGBORG  Suedi ), Valon Berishën shqiptaro norvegjezi i kombëtarës norvegjeze ( KF. Salscburg Austri ) , ashtu si mburrem me Deputetet shqiptare ne  asambletë komunale te Austrisë, me deputetin shqiptarë të CDU-së ne KIEL të Gjermanisë mikun tim Mr. Nue Oroshi, ashtu si mburrem me Aleksander Mojsiun aktorin famë madhë , me Ismail Kadarenë e me Nanën Terezen figura këto botnore që fatmirësishtë janë shqiptarë.

Mburrem ,me ta sepse këta janë deshmi e vlerave të popullit tim, të kulturës time arbnore. Me juve që shani dhe ofendoni këto figura turpnohem me dalë per dere.




(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora