E shtune, 20.04.2024, 11:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Prekë Brahimi shembull i veprimtarit

E enjte, 10.10.2013, 07:34 PM


Mikel Gojani, Prekë Brahimi shembull i veprimtarit dhe atdhetarit në diasporë,  Graz-Prishtinë 2013

Nga Gjon KEKA

Libri që sapo ka dal në dritë i autorit Mikel Gojani, mbi figurën e atdhetarit dhe mërgimtarit të përkushtuar shqiptar Prekë Brahimi, është në interes të të gjithëve e sidomos për vlerat dhe dinamikën e një nga periudhat e rëndëishme të diasporës shqiptare në Austri respektivisht në Grac.

Nuk ka se si të mos potencojm një nga arsyet më të rëndësishme se si diaspora jo vetëm se ka qenë promotor i rëndësishëm i të gjitha lëvizjeve kulturore e politike të kohës në shërbim të kombit në përgjithësi e posaçërisht në shërbim të pakursyeshëm pothuajse me të gjitha mjetet dhe jetën,  të lirisë,  demokracisë dhe pavarësisë së vendit. Pa një mbështetje të këtillë sigurisht se rrugëtimi drejt lirisë dhe pavarësisë do të ishte edhe më i gjatë dhe me shumë sfida të tjera, por ja që ndihma dhe mbështetja e diasporës përbënte ndihëm apo krahun e fuqishëm të elitave që ishin në krye të këtyre proceseve në Kosovë si në procesin e çlirmit ashtu edhe të pavarësisë dhe ndëertimit të shtetit demokratik .

Megjithkëtë edhe ky libër i autorit Gojani na sjell një rifreskim të përpjekjeve të diasporës dhe ndihmës së tyre ndaj vendit,  duke shkruar mbi personalitetin e veprimtarit Prekë Brahimi ai ka sjell edhe një mori arsyesh të logjikshme në kapjen edhe më mirë të konceptit të diasporës shqiptare atje, vlerës kombëtare që ngërthejn në vete dhe zhvillimit e shërbimit të tyre në të gjitha proceset për atdheun e tyre dhe të ardhmen e brezave ne vend.

Jo rastësisht thotë mbesa e tij Helena,  se “ jemi krenarë që kemi një gjysh të tillë dhe patjetër do t'i ndjekim hapat e tij,  poashtu më tej ajo shkruan se, ”Ne si nipër e mbesa të tij jemi dëshmitarë të përkushtimit dhe të punës së palodhshme të gjyshit tonë... këtë ai e ka dëshmuar me vepra”.(M.Gojani,  2013, faqe 270)

Preke Brahimi është një nga shembujt e mirë të përkushtimit atdhetar,  të veprimtarisë së sinqert dhe të një njeriu të mirë i cili në mundësit e tij ka luajt rolin e duhur të një qytetari,  veprimtari dhe sidomos në krye të bashkësisë së degëve të PSHDK, roli i tij është i padiskutueshëm. Apo siç shkruan në fjalën e tij hyrëse autori Mikel Gojani se “Në këtë rrafsh veprimtari i shquar, Prekë Brahimi, u imponua shumë herët.U imponua atëherë kur kauza jonë kishte më së shumti nevojë për njerëz çfarë është ky veprimtar .

Çdo gjë që kërkohej nga ai, ishte i gatshëm për zbatim duke mos kursyer asgjë(shënimi im), kudo ku e kërkonte nevoja ishte i gatshëm t'i përgjegjej .”(M.Gojani, 2013, faqe 6)

Ndërkaq në një nga kapitujt e librit autori në fjalë i kushton edhe të vëllaut të veprimtarit Prekë Brahimi, mësuesit me vlera të larta Marjan Brahimi., në jetpërshkrimi që i bëhet këtij mësuesi në këtë libër ka vlerë të konsiderueshme sidomos për sfidat,  sakrificën e këtij mësuesi në shërbim të dijes dhe atdheut si dhe të familjes .Mësusi është pasqyrë e brezave të ri, nje nxënës i mirë nënkupton një mësues të mirë,  shoqëria jonë edhe përkundër vështirësive të shumta ka pas në mesin e saj mësues që kanë lënë gjurmë, sepse ka nxjerrë breza që i kanë shërbyer më dije e përkushtim maksimal vendit dhe interesave të tij, duke mos e harruar historinë dhe paraardhësit.Po kështu edhe vëllau i Prekë Brahimit,  Marjani si një mësues i urtë dhe një njeri i mirë,  ka lënë gjurmët e tij të pashlyera në fushën në të cilën veproj dhe iu përkushtua atij deri në vdekje,  prandaj vlera dhe natyra që ngërthen gjithë jetën e tij përbën arsyen që vëllau i tij Preka t'ia kushtoj edhe një kapitulll,  si mirënjohje, dhe vlerësim për udhën e tij të vështirë, por të dobishme në shërbim të dijes dhe brezave të vendit.Prandaj siç edhe përshkruan këtë mëses dfejtori i Shkollës ku ai punoj,  Lush Ahmeti,  se “Marjan Brahimi, ka lënë gjurmë pozitive në brezat që edukoi dhe i arsimoi në ato kohëra të vështira, por edhe si njeri stoik(...), pra ai ishte i përkushtuar për të mësuar për përgaditjen e kuadrove profesionale për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë.Në shkollë ai 8Marjan Brahimi )shkoi me pëlqimin e familjes së tij,  të cilët fort mirë e kuptonin se pa dritën e dijes dhe të diturisë nuk ka jetë.”(M.Gojani, 2013,  faqe 345, 346)

Ndërsa në anën tjetër një kapitull tjetër i kushtohet jo vetëm veprimtarisë dhe vlerësimit mbi Prekë Brahimin nga njerëz tjetër të lëmive të ndryshme, por edhe për vlerën e bashkëshortes së tij austriake Erika e cila ishte një krah i djathët i tij,  si në jetën familjare, ashtu edhe në aktiviteteve, në shërbim dhe ndihmë së bashku.Shembulli i saj është i madh dhe na kujton se si shteti mik austriak dhe disa nga personalitetet e saj kombëtare, historike e politike ishin mbështetës të mëdhenjë të interesdave nacionale të kombit Shqiptar në përgjithësi dhe së fundi edhe të proceseve politik të Kosovës deri të pavarësia .

Prandaj duke parë mund të nenvizoj se libri i autorit Mikel Gojani është një vlerë e shtuar,  sidomos në fushën e njohjes më mirë të diasporës dhe veprimtarisë së saj të madhe në shërbim të atdheut në të gjitha proceset.Libri në fjalë është i ndarë në disa kapituj, i dokumentuar dhe i shoqëruar si me foto të aktiviteteve ashtu edhe me letërshkëmbimet e ndryshme dhe zhvillimit e lëvizjet e ndryshme, kulturore,  politik etj .



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora