E marte, 23.04.2024, 03:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Drita Lushi: L(ojna) vjeshte

E merkure, 09.10.2013, 08:29 PM


DRITA LUSHI

L(OJNA) VJESHTE

Cikël poetik.

 

KINSE

 

Ti luan shpesh me gërshetat e mi.

Ndonjëherë, ndalesh, qesh,

e ballin rrudh,si lashtësi:

“Tani je grua, dhe  jo vajzë,

Ç’të duhen gërshetat vallë?”

 

Ti, (s)e di që mua m’pëlqen kjo lojë,

e kinse i thur veç për ty.

Përtej  gërshetave,

një grua frymon me zemër.

Një grua-(pakëz)fëmi

 

“Kinse” për 1 tetor 2013, në 18 vjetorin e martesës

 

 

KAQ

 

Tri fjalë…

Dy sy…

Një përqafim…

Kaq…

 

Kaq pak përshpëritje,

i duhet një dite

të ndizet,

qysh në lindje.

 

Tetor 2013

 

 

AgMbrëmje

 

N’ag,

Ti,

Diellin lind,

Në syrin tim.

 

 

N’mbrëmje,

Unë

hënë të bëhem,

n’ëndërr.

 

Tetor 2013

 

 

(K)od’ dashurie

 

Druhesh, mos m’lëndon

me dashuri,

e si petale,

e hedh nga pak,

mbi mua,

mbi  fjalë,

mbi sy.

 

(S)Ndalem…

Mbledh,

Petal,

Petal,

Petal…

…Nje odë ndërtoj n’zemër

për Ty.

 

Tetor 2013

 

 

Pik-Shi

 

Pik.

Pik.

Pik.

Bëhet shi…

 

Shi…

Shtator…

Shi…

Dashuri…

 

Pik

Pik

Pik

Bëhet shi….

Bëhet,

Unë…

Bëhet

Ti…

 

Unë

ti

dhe…

retiçencë...

 

Ti

Unë

dhe…

asnjë…

 

Pik.

Pik.

Pik.

Shi- dashuri.

Shtator 2013



(Vota: 17 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora