E shtune, 20.04.2024, 08:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Ajkune Peja: Mos mi vrisni ëndrrat

E merkure, 09.10.2013, 07:27 PM


Ajkune Peja

 

MOS MI VRISNI ËNDRRAT

 

Mos mi vrisni ëndrrat

Se ato s`lendojnë njeri

Ka mbet per mua i vetmi vend

Të të takoj ty.

 

Mos mi vrisni ëndrrat

Në këtë natë

Realitet gri

Ne të gjihtë kemi nevojë

Per pak dashuri

 

Ti

Mos ma vritë ëndrrën

Se aty të gjeta

Ty

Më lejo së paku

Në ëndërr

Ta jetoj

Timen

Të ndaluaren

Dashuri

 

Mos ma vritë

Ti ëndrrën

Ka mbet i vetmi vend

Ku jetoj me ty

Qmendurishtë e bukur

Mund të jetë

Vetem ëndrra e parë

Me ty

Të gjithë

Kemi nevojë

Per pak dashuri.

 

 

TINGUJ KËNGËSH

 

Tingujt arrijnë rend

Në natën e shurdhër

Ku hëna zihet peng

Dhe çdo gjë vërbërohet.

 

Ku je

Unë pres të vish

Ta sjellësh ylberin

Ta ndalosh dhëmbjen

Ti kthesh frymarrjet

Të rrahurat e zemrës

Buzëqeshjen e ngrirë.

 

Unë

E heshtura e ashpër

Në Meken e takimit tonë

Puthe plagen time

Me lutjen që ti

Të mos ndjesh si unë

Dhëmbje.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora