E enjte, 25.04.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Cilët genjeshtarë të besojmë

E marte, 08.10.2013, 08:10 PM


CILËVE  GËNJESHTARË  DUHET POPULLI TI BESOJË MË PARË

-zgjedhjet lokale në Kosovë-

Nga Dedë Preqi

Këto zgjedhje janë shumë të pritura , mos të thëmi se do të ketë edhe befasira për popullin tonë,  i cili pret,  që me 3 nëntor të bëhën  ndryshime të reja në qeverisjen lokale në mbarë Kosovën, ku do të merr pjesë për herë të parë edhe veriu i vendit, që përbëhët me shumicën e popullatës serbe, dhe kjo ka një domëthënje të rëndësishme, sepse Kosova në pavarësinë e vet, përherë të parë po i bënë zgjedhjet e veta lokale në tërësinë e përgjithshme të teritorit të vet.  Është e drejtë të thuhet se rrezulltatin e këtyre zgjedhjeve e cakton verdikti dhe vota e popullit, por sipas përvojave të kaluara, nuk mundemi  të përcaktojmë një rrezulltat të mirëfilltë, dhe sipas disa analistëve dhe vëzhgueve të mediave, janë plot lista të pa pastruara  edhe me përsona të vdekur, të cilat lista u keqpërdoren në zgjedhjet e kaluara.

Nuk është lehtë të thuash, për kënd po voton, apo varianti tjetër,  dikush thotë, nuk kam arsye të votoj, sepse politika në Kosovë, ka arritë e atillë për qytetarin e saj, duke mbetë vetë populli si më i pa rëndësishmi, pa të cilin nuk ka politikë të mirëfilltë, as zgjedhje të drejta në kuptimin e votës së lirë dhe demokratike. Vetë fakti tregon realitetin objektiv dhe subjektiv në Kosovë, dhe populli ka një përvojë të hidhur nga zgjedhjet e kaluara dhe në qeverisjen e pas luftës, sidomos kohëve të fundit, dhe populli  është i informuar mjaftë mirë për të arriturat dhe të pa arriturat e vendit dhe brengosjen e tij nga korrupsioni i vazhdueshëm, që Kosovës po i jep një kahe tërësishtë të mbrapësht, që pasojat e rënda  i vuan vetë popullata .

Shoqëria e shëndoshë krijohet nga baza e shëndoshë e anëtarëve të saj, të cilët dinë ta vlerësojnë jetën dhe funksionin e saj në parim me kërkesat dhe vlerat universale të qytetarëve të vet, duke marrë parasysh dhe jetën individuale të asaj shoqërie. Përndryshe, dhe lideri i saj, i cili e udhëheq atë shoqëri, me planet dhe programet parimore, duke dëshmuar me sukses aftësitë e veta, në të mirën e shoqërisë dhe vendit, janë bazë e një shoqërie të shëndoshë dhe progresive, por nëse të gjitha këto elemente pozitive kthehen në të kundërtën e saj, dhe shoqëria udhëheqëse e vendit bashkë me liderët e saj në pushtet, nuk e kanë idenë akoma, se qytetarët e vet duhet ti çlirojnë njëherë e përgjithmonë nga brengat e vazhdueshme të jetës së tyre, por duke i shfrytëzuar ata në mënyrë maksimale, shpeshherë duke ua rrëmbyer edhe vullnetin për të mbi jetuar, kjo është më shumë se një degradim i një shoqërie, amulli dhe çrregullim shoqëror, e cila kërkon një ndryshim të ri në jetën e saj, për të mirën e një populli dhe vendi.

Përditë në Kosovë ka skena të dhimbshme, ku njerëzit për të mbijetuar dhe nga kushtet e rënda ekonomike kërkojnë ndonjë vend tjetër jashtë vendit, dhe shumica e tyre duke kaluar ilegal, sepse i vetmi vend në rajon dhe Evropë, mbetët Kosova pa liberalizimin e vizave, duke mos pasur të drejtë qytetarët e Kosovës, që të lëvizin të lirë jashtë vendit të vet, dhe duke pësuar me familje nëpër male e ujra  dhe kufinj të ndryshëm edhe me fëmijë të vegjël. Ndërsa, në anën tjetër, nënat kosovare nuk mund të qetësohen nga ankthet dhe pritjet e bijve dhe bijave të luftës, që okupatori serb i muar një ditë dhe nuk i kthej në vatrat e tyre, që të prehen në atdheun e tyre të shenjtë për ata dhe të gjithë ne, që përjetuam këto skena  kundërnjerëzore, që kjo shoqëri në këtë qeveri ka bërë shumë pak për fatin e tyre.

Qytetari i thjeshtë i Kosovës, mund të thuhet se përditë e më shumë është sot i përbuzur, i cili nuk ka fare përspektivë për të ardhmën e vet, kur nuk ka asnjë lloj mundësie të gjejë rrugëdalje për të gjetë një vend pune, që ti siguroj kushtet e veta për të bërë një jetë normale me familjen e vet, prandaj, natyrisht se njerëzit sot hezitojnë të votojnë në një mënyrë, sepse janë të zhgënjyer nga premtimet dhe zotimet e liderëve partiak, të cilat ishin vetëm fjalë boshe dhe mashtrime elektorale, për të siguruar votat e tyre në pushtet, dhe vota e popullit është keqpërdorë dhe abuzuar në mënyrë brutale, duke u kthyer në disfavor të qytetarit, që premtimet e tyre ishin më shumë ambicje dhe dëshira për pushtet, se sa plane konkrete, të cilat reflektojnë për të mirën e një komune dhe qytetarit të saj. Shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës, në mandatët e tyre të kaluara, përshkak të kaosëve të tyre dhe mosrrezulltatit të tyre në fushat e ndryshme zhvillimore,  duhet të japin dorëheqje vullnetare,  dhe të japin llogari para qytetarëve të vet, por jo edhe të rikandidohen përsëri, sepse në këtë mënyrë po përsëritet e keqja dhe regresi i shoqërisë tonë në përgjithsi.

Kosova dhe populli i saj ka shumë për të bërë, të cilat sfida e presin në çdo çast, por janë disa gjëra të cilat nuk presin kohë dhe veprime, sepse koha kalon shumë shpejt, dhe në mëshirën e të tjerëve çdo gjë mbetët fortunë dhe mjegull, dhe vendi jonë Kosova, nuk duhet të jetojë në mëshirën e ndihmave humanitare, duke i pasë të gjitha resurset e veta njerëzore dhe natyrore, njëherazi duke i shtuar kujdes të veqantë rinisë , si parakusht i ardhmërisë së shoqërisë tonë dhe  gjitha shoqërive tjera njerëzore.

Zgjedhjet lokale në Kosovë

Me 3 nëntor të këtij viti 2013-të, do të ishte përshtypja më e mirë e qytetarit kosovar, për të hapur sytë dhe për të vendosur për një të ardhme më të mirë, në saje të ndryshimëve të reja  në jetën politike dhe ekonomike në çdo komunë të Kosovës. Dhe këto zgjedhje janë më të veqantat në shtetin e pavarur të Kosovës, prandaj do të kemi mundësi të trgojmë aftësitë dhe pjekurinë politike për zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike, duke u bazuar në kodin zgjedhor të Kushtetutës së vendit dhe mirësjelljes, që kërkohet te çdo shoqëri civilizuese. Qytetari i Kosovës si kurrnjëherë tjetër duhet të tregoj maturi dhe pjekuri politike  dhe të mendoj mirë për votën dhe votuesin, i cili do të përfaqësoj në qeverisjen lokale, por më e keqja ndër të kqijat është se dominon një gjelozi misterioze tek individët të cilët kanë simpati ndaj partisë së vet edhe pse i ka kuptuar fare mirë pasojat, prapë se prapë e voton partinë e njëjtë, duke mos u liruar nga ky absurditet njëherë e përgjithmonë.

Fushatat zgjedhore të cilat kanë filluar këto ditë, janë më shumë se vetëm premtime dhe leksione të përsëritura,  kur  premtuesit shkojnë aq largë me sllogonet e tyre, sa që Kosova  dhe popullata e saj kurrë në jetën e vet nuk do ta ndjente as një lloj krize. Njëra nga partitë e mëdha dhe udhëheqëse në qeverinë e vendit PDK-ja,  bashkë me kreun e saj, përveq  tjerash  premton  Universitete në gjitha qytetet e Kosovës, njëherazi dhe investime milionëshe, nëse  votohet kjo parti, që do të thotë, se zhvillimi dhe degradimi i pasurisë shoqërore bëhët në mënyrë parciale dhe partiake. Ndërsa një parti tjetër dhe liderët e saj japin premtime tjera, nganjëherë edhe premtime abstrakte, duke premtuar  ndërtimin e urave,  në vende të ndryshme, që në realitet në ato vende nuk ka kurrfarë lumenjsh, apo ujra që rrjedhin aty pari. Premtimet e shumta janë edhe të partive të tjera dhe disa prej tyre fillojnë aq shumë me premtue, sa që  qytetari  i Kosovës e ka lehtë ta kuptoj slloganin dhe qëllimin e tyre, sepse më shumë se gjysma e premtimëve janë të pa arritshme që të realizohen, të cilat nëse përkthehen në gjuhën e thjeshtë popullore, këto premtime janë vetëm gënjeshtra, për të përfituar votat e qytetarëve, dhe në këtë mënyrë qytetari i thjeshtë e ka vështirë ta kuptojë dhe kujna ti besojë më parë, për t‘ia dhënë votën.

Populli i Kosovës duhet të mendoj për të ardhmën e vet dhe në këtë gjendje çfarë është, kërkohet një ndryshim dhe të bëhët zotërues i vetëvetës,  dhe me një vullnet të qëndrueshëm të shpreh besimin e vet në këto zgjedhje, për t‘a  luftuar të keqin, korruptorin, hajnin, kriminelin, matrapazin, dhe shumë gjëra të tjera negative, në mënyrë që ata mos të kenë mundësi të qeverisin në të ardhmën e pushtetit lokal në Kosovë. Prandaj, qytetari i Kosovës, duhet ta ndjejë obligim moral dhe njerëzor ndaj vetëvetës dhe vendit të vet, dhe për hirë të gjendjes  sociale dhe ekonomike,  me 3 nëntor të këtij viti, të jep vërdiktin e vet, me votën e vet të lirë dhe demokratike, për një Kosovë me përspektivë më të mirë dhe mirëqenjen e çdo qytetari të saj, pa dallime etnike, ngjyre dhe fetare.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora