E shtune, 20.04.2024, 09:43 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Asgjë më shumë se të parët tanë

E hene, 07.10.2013, 08:48 PM


ASGJË MË SHUMË SE TË PARËT TANË

(Diçka përtej kufijëve të një letre familjare,  sot kur im bir është plot 44 vjeç e nga keto, 22 i ka në kurbet, në Zvicerr)

Nga: Zeqir Lushaj

- Letër djalit tim, profesor-shef i sportit, në kolegjin “Champittet” të Lozanës në Zvicër -

Luli, Lozanë, Ch,  2011

 

* * *

Mendja po na rrenë, kushedi ç’po bajmë,

Kemi marr botën e jemi degdisë,

Asgja ma shumë se babai e gjyshi,

Se të parët tanë, në gështenjat e Grisë.

 

* * *

Këtu, e një shekull më parë,

Gjyshi im i mirë, Selmani i Hasanit,

Ngriti një shtëpi dykatëshe, përmbi Gri,                                           

Poshtë pyllit me gështenja, në hije të manit.

 

Edhe im- At‘, s’bëri gjë më shumë,

Edhe Ai, ngriti një shtëpi tjetër,

Në Çukël, te’ Blini, një dykatëshe,

Të gjatë-rreth, 54 metër.

                                                                

                             

Po unë, brezi i tretë, nipi i Selmanit,

Mbas një shekulli, ç’farë kam për të thanë?

Edhe unë, një shtëpi, si Babai e Gjyshi,

Veç, rashë më poshtë, në qytet, në Tiranë!

 

Edhe Ti, im bir, si brezat e tjerë,

Nuk ngele mbrapa në mundim,

Ngrite një shtëpi të bukur buzë detit,                                    

Në malin me pisha, në Shën-Gjin!                                                       

 Lulzim Lushaj, në maratonën e njohur:    “20 km e Lozanës”

 

Diametri ma i gjatë i të parëve të mi,

Ishte vija bregdrinase Gjakovë-Shkodër,

Ne, shohim botën në munitorë të avjonëve,

Për mua, asgja ma shumë se një lodër!

 

Të parët e mi nuk e njohën mërgimin,

U ngulën si lisat në trollin e vjetër,

Në ato kulla u fol vetëm Shqipja,

Gjuha stërgjyshore dhe asnjë tjetër!

 

* * *

Mendja po na rrenë, kushedi ç’po bajmë,

Kemi marrë botën e jemi degdisë,

Asgja ma shumë se Babai e Gjyshi,

Se të parët tanë në gështenjat e Grisë!

                ./.

-Nga libri “Lisi i shkruar”, fq 81-82-

Shënim: - Me 13 maj 1992, djali im i vetëm, LULZIMI, mori rrugët e gurbetit dhe punon e jeton në Lozanë të  Zvicrrës-

 -----------------

-Per  ZSh-në, 7 Tetor, 2013-



(Vota: 38 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora