E premte, 29.03.2024, 12:21 AM (GMT)

Udhëpërshkrim » Gorica

Pëllumb Gorica: Stinë gri

E hene, 07.10.2013, 06:46 PM


STINË GRI

POEZI  NGA  PËLLUMB  GORICA

 

NJË FJALË DHIMBJEJE

 

Një fjalë e thënë u kruspullos,

u dergj, u dogj, u shkrumbua, u bë hi,

e nëpërkëmbën, e vranë, e shtrinë,

si dikur fjalën më të ngrohtë “liri”.

 

O fjalë, më dukesh shpesh si lot zemre ,

si dëshirë e madhe e shpirtit në mundim,

gaz i vrarë i ëndrrave që fluturojnë mes reve

një odise që ecën e s’ndalet pambarim!

 

Kur një ditë në udhëkryq ndodhet fjala,

me shpirt njeriu i lutet Zotit,

mirësi të rrezatojë buzëqeshja,

e shumë larg të jetë dhimbja e lotit.

MOS HESHT!

 

Mos hesht për padrejtësitë që shikon,

mos hesht kur të lodh e përpjeta,

mos hesht kur s’ndjen jetën që jeton!

Si të heshtësh kur humb e vërteta?!

 

Heshtja s’është gjykatës që gjykon,

në humbëtirë të harron e të zhyt,

mos hesht, për të gjitha që me sy i kupton,

mos hesht se ajo si relike detare të mbyt!

 

Heshtja mund të mbytë një det me valë,

më kuptoni, o miq, më kuptoni mirë,

kur të mund ajo, vjen çasti fatal,

heshtja është si një diktaturë e vështirë.

 

 

TË FALËSH ËSHTË HYJNORE

 

Gabimet janë si eshtra të një trupi,

vijnë e ikin prapë në kohë pa semaforë,

jeta që prek si në përrallë të vjen,

dhe asnjëherë s’e ke në dorë.

 

Nëse njeriu në jetën që jeton,

gabon këtu e atje pa vetëdije,

ta dini miq se kjo nuk do të thotë

se këto në jetë na bëhen shije.

 

Kështu ngaherë dhe mua më ka ndodhur,

në këtë botë të egër me njerëz të pashpirt,

me fjalën “Më fal!” sa shumë jam lodhur,

por askush s’më ka hedhur sytë.

 

E di se të falësh si gjithnjë është hyjnore,

por sot pak miq gjej në qytet,

gabimet ndodhin e janë njerzore,

ndryshe nuk mund të ndërtohej kjo jetë.

 

ANETEMOJ MARRËZITË

 

Në udhëkryqet jetësore prek rebelime,

nën psherëtimat ku marr ca brengosje,

vozitur pa fund symbyllur në mendime,

fle ëndrra në rrugëtimet me njohje.

 

Në qorrsokakun e kohës paradoksale,

me bojëra qielli bëj një mozaik,

mesnatën se shtyj si uji në kanale

dhe askund nuk shoh me frikë.

 

Në ndjenjën e gjykimit të paanë që ndrit,

me dhimbje shmang heshtjet vrastare,

kjo kohë çdo natë po më mërzit,

e anetemoj ndryshe me vargje.

 

STINË GRI

 

Kjo botë po hepohet,

prej kohës pa kuptim,

gjithçka po zvetënohet,

acari po na mpin.

 

Pas xhamash stina ngryset,

dita bëhet gri,

shtegtojnë dallëndyshet

dhe shpirti vetëm nxi.

 

I zbehtë vjen mëngjesi,

pas reve fsheh stuhinë,

një zjarr shpirti më ndezi,

frymëzimi sjell lirinë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora