E shtune, 04.02.2023, 05:13 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Ilir Muharremi

E hene, 07.10.2013, 06:07 PM


Ilir Muharremi

 

Këngëtare e dikurshme

 

Tërë kaluarën e kujtova

Çka  vendoset tash

Nuk e dijë

Nuk duhet ta dijë

 

Në mend më vije çdo imazh i së kaluarës

Kur isha fëmijë doja një këngëtare

Nuk dua të ja cek emrin

Imagjinoja sikur të isha me të

Këmbët, fytyra, flokët

Zgjonin epsh te unë

 

Ku dija unë atëherë për epshin

Ajo këndonte dhe unë e mendoja

Pa masturbim

Platonike ishte për mua

 

Nuk e dijë pse erdhi te unë

Pse tash mendoj për të

Pse ishte dikur

Prapë është ajo

 

 

Kthim në fëmijëri

 

Pse mos të jetojë mbi fëmijërinë time

Nuk po ndjehem mirë

Poet i shpërfilljes

 

Fëmijëria ime më mungon

Aty isha kalimthi

Të kthehem prapë

E di nuk mundem

 

Fantazia më e lartë s e ë vërteta

Krijon lojën

E dua atë fëmijëri e të jetuarit një herë

Nuk kam forcë prapë të kthehem aty

 

Kur nuk do ta dijë

Pse nuk mund të kthehem në fëmijërinë time

Me këngë e kujtoj

Me aroma e vajtoj

 

Te kisha ditë aty do ta ndaloja kohën

Aty do merrja frymë gjithë

Aty do puth nënën time

Aty do i përkulem babait

Por erdha këtu arrita

Nën kujtim të fëmijërisë

Këngët më bëjnë mirë dhe keq

I kujtuar ndaj fëmijërisë

 

 

Kujtimi

 

Çka duhet të mendoj unë tash

Kur mendja servilzion vetëm atë që mundet

Po provoj të kujtoj, harrova në kujtime jetoj

I sforcoj, lehtas vijnë

 

I krijuar nga kujtimet jam

Bredhi me to

Çfarë kërkojë

Absurdin, jo

 

Lehtë nxjerrem me këtë

Kontradiktë, pakuptime

Nuk është këtu esenca

Më shumë

 

U dorëzuam duke menduar absurdin

Nuk e mendoj

Djersitem çdo natë për këtë

U djersiten edhe ata

Vulosen pikën e fundit

 

Më bindësi është kujtimi se absurdi



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora