E marte, 04.08.2020, 09:54 AM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

Rrethi shoqëror, një nga faktorët për lënien e duhanit

E shtune, 24.05.2008, 08:06 PM


Shekulli Online

Sipas një studimi të ri, njerëzit që lënë duhanin, shpesh heqin dorë nga ky ves si rezultat i të qënurit në një grup të madh me njerëz të panjohur.  Ekspertët thonë se i ashtuquajturi efekti “në grup” ka ndikim edhe në fushatën shendetin publik që synon të shtyjë duhanpirësit që të heqin dorë nga ky ves.

Studiuesit në Universitetin e Harvardit në Masaçusets ekzaminuan vesin e duhanpirjes dhe periudhën gjatë së cilës një grup shoqëror prej 12 mijë njerëzish e lënë duhanin gjatë një periudhe 30 vjeçare. Pjesmarrësit ishin pjesë e një projekti të madh në zbatim të njohur si studimi i zemrës Framingham. Autori kryesor i studimit, Nikolas Kristakis thotë se kërkuesit zbuluan se kur një ose më shumë njerëz që e njihnin njëri tjetrin lënë duahnin në të njëtën kohë, kjo kishte efektin të përfshinte edhe njerëz të tjerë të panjohur. 

“Grupi që e pinte duhanin hoqi dorë i gjithi menjëherë. Njerëzit lanë duahin në grupe. Dhe këto grupe përbëhen jo vetëm nga njerëz që njihen direkt, por gjithashtu më gjerësisht brenda një rrethi më të madh. Kështu që vendimi i bashkëshortit të shoqes, apo i kolegut të punës për të lënë duahnin lidhen gjerësisht me vendimin e një personi për të lënë duahnin.”  

Kërkuesit e kanë quajtur këtë efekti në grup. Kristiakos beson se ky efekt ka të bëjë me ndryshimin në normat sociale, si përshembull njohja gjerësisht gjatë 30 viteve të fundit se pirja e duhanit është e dëmshme për shendeti.

Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se ndërkohë që sa më shumë amerikanë lënë duhanin pjesa prej 44 milion duhanpirësish që kanë mbetur në këtë vend ndjehen gjithnjë e më shumë të mënjanuar.  Stiven Shroder është profesor mjekësie në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ai thotë se studimi është një lajm i mirë sepse tregon se më shumë njerëz po i nënshtrohen presionit për të lënë duhanin. Por, thotë ai, duahxhinjtë nuk duhen dënuar sepse nuk e kanë të lehtë që të braktisin vesin. 

“Nuk duhet ushtruar presion ndaj tyre...kjo si të thuash i rëndon ata. Ndaj ajo që them unë është se duhet të tregohemi të kujdesshëm me  duhan pirësit edhe pse jemi kundër këtij vesi.”

Houard Koh është  profesor në Shkollën e Harvardit për Shendetin Publik. Ai thotë se përpjekjet për të vënë nën kontroll duhanin janë përqendruar prej kohësh ndaj grupeve të mëdha njerëzish dhe që nuk kanë lidhje. Por një mesazh i ri mund të përdorë efektin në grup për të dërguar mesazhe kundër pirjes së duhanit.

“Duhet të dyfishojmë këto përpjekje dhe kuptojmë se kur një njeri le duhanin nuk ndihmon vetëm veten, por gjithashtu kjo ndikon edhe tek një grup njerëzish që gjenden përreth tij.”

Studimi rreth pirjes së duhanit është publikuar në numrin e fundit  të revistes mjekësore New England Journal of Medicine.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora