Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Ajkune Peja

| E diele, 06.10.2013, 04:11 PM |


Ajkune Peja

 

MË DUHET PAK KOHË

 

Më jep pak kohë

Të jetojë e lirë

Të ndjehem e gjallë

Jeten time ty

Borgj ta kam.

 

Më jep pak kohë

Due gjërat dhe njiherë

Revy te kalojnë

Të shoh mos aty-këtu

Sonte do duhej ndryshue diç

Nga jeta e jonë.

 

Më jep pak kohë

Se ndoshta nesër s`më duhet gjë

Dhëmbjen me buzëqeshje

Ta mbuloj mësova

Eh, me mijra herë e bëra këtë gjë

 

Vetem pak kohë me duhet

Dhe lutem për prezencen tënde

Nuk dua të më mungosh

Për asnji çast

Në përmbysjen e botës.

 

E di ti, s`dua të jem vetem

Kur të permbyset bota

Mos harro ta mbyllësh derën

Çelsin e ke ti.

 

TAKIMI

 

Takimi

Kaloj shumë shpejt

Me një buzëqeshje

Pranvere

 

Puthjet

U takonin

Vetem syve.

 

Sikur të fala

Një çokollatë zemre

Të ndarë

Nga buzët e tona

 

Greminë  etjesh !!!

 

NJË UDHTIM I RI

 

Mbi këtë botë

E kam të vetmen gotë

Të ndarë në dysh kujtimesh

Në ëndrra si vet shpirti im.

 

Në këtë botë

Ma mbush

Këtë gotë

Me helm po deshte

A me fjalën e kot.

 

Mbi këtë botë

Të dytë erdhem

Si vargje kujtimi

Si dashuri ylberi.

 

Sonte erdha

Të mbetem i vetmi kujtim

Udhëtar i diellit tim

I detit plotë valë

Dhe i hënës në buzëqeshje.

 

Sonte

Pse nuk më erdhe ti

Fjala ime

Të të puthë në ëndërr

 

Mbi këtë botë

Sa herë me ty flas

Shëndrrohem

Në mbretëri bukurie

Në shpatë burrërie

Të luftojë me djajët

Me korbat e Atdheut tim.

 

Edhe sa herë duhet të dua

Njeriun

Të shëndrruar në ëngjëll

Edhe sa herë kujtimi im

Mbetet dhuratë per ty

Ma thuej ti o dielli im

I këthyer në buzëqeshjen

Time

Në flakën e buzve të mia

Dikur të etura për pak liri

Për dashurinë e yjve

Që kurr nuk ma falen

Lirinë e fjalës time.

 

Sot po nisem

Në udhtimin tim të ri

Po nisem me kujtimin

Se kjo botë

Nuk është si bota ime

Si fluturat që udhtojnë

Së bashku.

 

Sonte u takova me ty

Edhe me zotin tim

Të bëhemi këngë e fjalës

Së lirë

Në udhtimin tim të ri.

 


Per ZSH perzgjodhi - Selim M. Nengurra