Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adnan Abrashi: Dritanit, me respekt - babait medial të Shqipërisë Etnike

| E shtune, 24.05.2008, 12:34 PM |


Dritan Hoxha
DRITANIT, ME RESPEK - BABAIT MEDIAL TË SHQIPËRISË ETNIKE

 

Dritan Hoxha ishte dhe do të mbetet babai medial i nismës së vënies në praktikë të realizimit të synimit tonë kombëtar të Shqipërisë Etnike.

Përmes kompanisë së tij prestigjioze ”Top- media”, AI, arriti që së paku virtualisht t’i bashkoj të gjithë shpirtrat tanë të shkapërderdhura në 6 copëza dhe kudo në diasporë.  

Kufiri është vepër njerëzish, ndërsa ETERI i paskajshëm, pjellë e Zotit . Dritani depërtoi mu aty në të pafundmen hyjnore duke na inkurajuar të mbetemi ashtu si gjithnjë krenarë - SA MIRË ËSHTË TË JESH SHQIPTAR!

Çdo fjalë tjetër ngushtimi do të ishte e tepërt për Dritanin...

I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë !

 

Në emër të gjithë shqiptarëve që mendojnë kështu si unë,

Adnan Abrashi