E shtune, 28.01.2023, 02:11 PM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Plisi, monumentet dhe lashtësia

E diele, 06.10.2013, 04:58 PM


Plisi, monumentet dhe lashtësia

Nga Gjon KEKA

Monumentet historike të një kombi janë pjesë e civilizimit të tij, dhe vetëm gjuha amtare mund të flas në mënyrë të qartë mbi to, lashtësinë dhe domethënien e tyre historike e kombëtare .

Cdo gurë brenda këtyre monumenteve të lashta të trashëgimisë sonë kulturore, shpirtërore-kombëtare është një kronikë e vlefshme e një rëndësie të madhe jo vetëm brenda historisë sonë kombëtare e kontinentale, por edhe historisë së përjgithshme.

Dhe sic dihet ne kemi parë si gjithnjë lashtësinë dhe mjediset e vendbanimeve dhe qyteteve tona të cilat kanë nxjerrë gurët e ndërtesave të lashta, pra, gjumrët, vlerat e pashkatërrueshme të kulturës sonë kombëtare e shpirtërore-historike.

Të mos harrojm këtu duke vështirësuar rrugën e ecjes, por t'i kthejm tërë këtë duke parë në rrugën e fakteve si ato të kishave tona të lashta, vendbanimeve, kullave, kalave të pathyeshme, monedhave, skulpturave dhe shumë e shumë elemente tjera të shpirtit dhe kulturës kombëtare dhe sigurisht se do të dalim te kuptimi i plotë i të kaluarës sonë, i rrënjëve dhe gjurmëve të etërëve të përgjitshëm të kombit.

Në këtë kontekst duke zbritë në këtë thellësi ne do të gjejmë atë që shpesh gojët akademike e cilësonin si fillesat e humbura të antikitetit dhe kështu ne do të mbërrnim jo vetëm te zbulimi historik që do të ishte normal, por te zbulimi i madh i traditës dhe historisë së këtij kombi të lashtë brenda kontinentit tonë.

Si mund të kuptojm shekujt dhe faktet brenda tyre pa i njohur gjurmët që lanë njerëzit e kombit tonë, aktivitetet e tyre të lashtësisë, frymëmarrjes së tyre kulturore, jetës kombëtare, mbjelljes së pemës së parë që degëzoj brenda por në unitet fiset dhe gjuhën e lashtë të kombit tonë arbënor si dhe shfaqejs së plotë të trupit kombëtar.

Pra me këtë duke nxjerrë të vërtetën e historisë së lashtë të kombit tonë ne sigurisht dhe asnjë dyshim do të zbulojm edhe agimin e parë të historisë si të zhvillimit të brendshëm të këtij kombi ashtu edhe atë të jashtëm.

Këtu do të shkëpus disa emërtime të vendbanimeve(bazuar në “Orbis terrarum antiques- topographico” dhe literatura të ndryshme mbi histiorinë dhe topografinë )dhe ndryshimi i tyre përgjatë historisë :

Kaszanik, Kacanik, me heret ishte Cesiana

Chimer me heret ishte Chimaeria

Kroja, Kruja me heret ishte Clodiana, pastaj Coladian ( shih Liv)

Prishtina, me herët ishte si Trisciana, Piristina, Firistina

Cumanova me heret ishte Cumarciana

Dimallum, ( shih Liv), Tepelena, ( ngjashmeri me disa fshatra me emrat si :Dolebin et Peleum).

Dorianes, Drinoz, Drini,

Dorakion Metropolis, .Dukagino, Dukagin, Dukagjini.

Jovis Pagus, Pagus, Pagu, ( sot ka emrin Glogovcz), ndersa më herët quhej edhe si Fshati Jupiter sipas perëndive ilire,

Justiniana Secunda, Ulpiana, Ulpiana, sot quhet Ulpiana,

Justiniana Prima v. Scupi, Scupi, Uskup, sot ka emërtimin Shkupi,

Lipenium, Lipeni, sot ka emërtimin Lipjan,

Lychnidus, lychnidium, Lychnus, ( shih Diod.Plin, Liv ect), Ochrida, sot ka emërtimin Ohri,

Olcinium, Olcini ( shih Liv.), Dulcigno, Ulcin, sot ka emërtimin Ulqini,

Ad Picaria, Ipek, Pekia, Ipechi, sotë ka emrtimin Pejë,

Priscopera, procopius, Prisrend, Perserim, sot ka emërtimin Prizren,

Më hertë është quajtur Theranda, pastaj Trenovitza, Trenovch, sot ka emërtimin Ternoc,

Tyrcanus, Tyrana, Tyrrana, sot ka emërtimin Tirana.

Edhe në këtë shekull që jetojm gurët e lashtë si një nga dëshmitarë e ekzistencës e gjurmlënjes së kombit tonë po dalin në dritë duke zbuluar kështu dhe folur vetë për lashtësin e tyre, për karakterin që kanë shenjuar përgjatë gjithë kohëve lëvizjen e shpirtit dhe jetës kulturore, kombëtare dhe politike të kombit tonë të lashtë arbënor europian.

Edhe pse si zakonisht gurët janë cilësuar shpesh si dëshmitar memec, por ato nuk kanë lënë pa folur nëse njerëzit kanë heshtur, apo sic njihet një thënie e famshme se "kur njerëzit heshtin gurët flasin!"

Megjithkëtë në kuadër të kësaj nuk duhet lënë pa përmendur edhe kostumet kombëtare, të cilat kanë mbajtur vijën e lashtë të iliro-arbenisë brenda kontinentit tonë europiane.

Kostumi kombëtar i iliro-arbënorëve ashtu si ka qenë më parë dhe duhet të jetë edhe sotë padyshim si pjesë e kostumeve brenda uniformës së përgjithshme të kostumeve kombëtare europiane.Vetë kostumi ynë ka teguar brenda këtij kontinenti të lashtë për lidhjen e thellë brenda rrënjeve të kulturës dhe identitet dhe forimimit të familjes europiane.Vetë nuancat e kostumeve kombëtare janë yjet apo ylberi i familjes së lashtë të kombeve europiane.

Duke u ndalur këtu tek plisi si një element i lashtësisë i ilirisë europiane i bardhësisë dhe dinjitetit hyllnor(ilir) e diellor të kombit, apo si koka e bardh e dijes dhe civilizimit të familjes europiane.Në kontekstin kombëtar plisi ka një rëndëis tepër të madhe për dy arsye: e para ai është simbol i lashtë ekskulzivisht i iliro-arbënorëve, dhe e dyta ai është përbërja identike e kulturës së brendshme dhe të jashtme kombëtare - pa të nuk bën, pa të nuk ju njeh njeri se prej nga vini.

Sidoqoftë me pak fjalë ne do të shkojm më thellë në të kaluarën, të shpalosim faqet e saj, kohët dhe historinë, do të hulumtojm dhe lëvizim gurë për gurë për të zbuluar fshehtësin me të cilën bota jonë brenda këtij kontinenti ka qenë gjithnjë në pritje të saj. Sepse vetëm duke nxjerrë në dritë nga thellësia e madhe e kohës të vërtetën e së kaluarës sonë historike në mund t'i shembim, shtrembërimet, paragjykimet, arrnimet ideologjike të huaja që iu janë vënë kombit tonë përgjatë historisë dhe në fund do ta shohim me sytë tanë lirinë, kufijtë e etërve, vlerën dhe shpritin kombëtar në lidhje vertikale dhe horizontale të tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora