E shtune, 20.04.2024, 02:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Guri më thërret

E shtune, 05.10.2013, 11:02 AM


Guri më thërret

 

Nga Pal Neçaj

 

Del në maje të Kakisë

Një gur ngjyra-ngjyra si ylber

E më thërret:

 

Eja e më merr,

Bej nga unë një statujë të vogël,

Në formen e Atdheut.

 

Ose më vendos diku

Në murin e kullës tënde.

 

Eja më merr,

E emrin tënd shkruaje në mua,

Se besen të dhash,

Emrin tënd do të ruaj.

 

E fjalë do të çoj,

Kur të çeli qershia e parë,

E fjalë do të çoj kur në degen më të lartë,

Do të mbetet vetem një kokerr mollë,

(kuqulushkë vjeshtore).

Duke të pritur ty,

 

E fjalë do të çoj,

Kur dimri me lot bore

Do të qajë në halat e pishës

Tek kulla jote në Peraj.

 

Eja e më merr

Në mua shkruaje emrin tend

Se besen të kam dhënë

Ëndërren do të ruaj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora