E enjte, 25.04.2024, 03:07 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Një yll shqiptar në Kopenhagen

E shtune, 05.10.2013, 06:44 PM


Ekskluzive per në ZemraShqiptare

NJË YLL SHQIPTAR NË KOPENHAGEN

-Djaloshi shqiptar, Jimilian Ismaili, është zgjedhur zyrtarisht nga MTV Danimarkë dhe nga Kompania SANY që të konkuroj me artistët me famë botrore me daten 10 Nëntor 2013 në Amsterdam duke perfaqësuar shtetin Danez. Eshtë një i ri në rrugen e suksesit te vertetë artistik dhe atdhetar. Eshtë mik (ai dhe familja e tij e nderuar Ismaili) i revistes sonë ZemraShqiptare ku kanë shumë komente por edhe video. Ndaj, ta mbeshtesin e ndihmojme në rrugen e tij të suksesit…-

Nga Zeqir Lushaj

-Jimiliani ka mbi 30 milion klikime në këngët e tij në YouTube. Lexoni por edhe KLIKONI, ne linjat me poshte (mund te votoni çdo vend i botes), per ti shtuar shancet e fitores djalit tonë, shqiptarit simpatik Jimilian Ismaili.

Jimilian Ismaili

-… MTV Danmark.

Tako kete link per te ndigjuar kengen http://bit.ly/1fNjrX2

EKSKLUSIV PREMIERE: 'Ild I Min Flamme' af JIMILIAN! Du har tændt hans flamme, vær den første til at se og høre hvorfor her: http://bit.ly/1fNjrX2 .

Jimiliani në skenë në koncertin e 100 vjetorit të pavaresisë

Lexuesit e vemendshem të publikimeve të mia (por edhe te bashkpunetoreve që kalojnë nga dora ime), e kanë venë re se unë veçoj dhe vendosi në krye të shkrimit, poshtë titullit kryesor, një e dy paragrafë, që, në fakt , janë ecenca e asaj që vijon më poshtë.

Keshtu edhe sot per arstitin e ri shqiptar nga qyteti i Laçit të rrethit të Kurbinit (Krujë), per Jimilian Enver Ismailin. Pra, esencen e shkrimit e keni në ata rrjeshta me ngjyra siper, si edhe thirrjen per mbeshtetje duke votuar me klikim per djaloshin tonë artist.

Por, me të drejtë, disa lexues duan e hulumtojne  të lexojnë e të mesojnë më shumë rreth personazhit që shkruhet per të. Por në rastin e një artisti të ri, konkurues dinjitoz në skenat e famshme të Europes, nuk zenë edhe aq shumë vend fjalet. Ndaj edhe ne ketë fotoreportazh per djalin kosovar të Krujes se Skenderbeut kemi lënë vend më shumë per disa foto nga jeta dhe veprimtaria e tij artistike.

Tabela eletronike flet vet për zotin Ismaili

Kengetari i ri është djal këngëtari të mirënjohur, është i biri i Enver Ismailit. E pra, siç thotë populli “Dardha bie nën dardhë”.

Dy artista të famshëm shqiptar po shfaqen në horizontin e muzikës daneze, -shkruante para pak ditesh miku i kengetareve dhe miku im Mal Berisha nga Londra.

Kush janë ata djem dhe prej nga vijnë ata në Danimarkë?

Historia e familjes Ismaili nga Pepajt e Nokshiqit – Arzhenicë, në Malin e Zi fillon shumë herët por ajo vjen dhe kristalizohet me datën 6 Prill të vitit 1911, kur një burrë i kësaj familje, Rexhep Haradini mori pjesë në ngritjen e Flamurit Kombëtar në Deçiç, përkrah Dedë Gjo Lulit. Kjo ngjarje i pararendi shumë ngjarjeve të mëdha për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo u pasua me pjesmarrjen e tij në ngritjen e Flamurit në Vlorë në shoqërim të Isa Boletinit bashkë më djemtë tjerë të viseve shqiptare nga Mali i Zi dhe Kosova. Shqipëria u bë e pavarur por ato vise nuk e gëzuan atë. Si shumë të tjerë, ky burrë i madh, u vra në të pabesë nga serbët e malazezët në kullën e tij në Pepaj. E shoqja shpëtoi nëpër flakët e kullës, në mes të borës dhe motit të tmerrshëm të bjeshkëve, me një djalë gjashtë muajsh, Sadri Rexhepin, dhe ia doli të kalonte në Shqipëri në fshatin Çerem të Tropojës. Aty shkoi edhe kunati i saj, Met Haradini dhe së bashku udhëtuan drejt fshatit Gorre, në bregdetin e zonës së Lacit. Ai jetim i rritur në ato rrethana, u rrit, u martua me një bijë të familjes më të madhe të Vuthajve, Nurie Delia- Ulaj, me të cilën lindën 6 djem e dy vajza. Midis tyre lindën edhe 2 binjakë, Enveri e Sabahu.

Binjakët Ismaili, këngëtarë.

Eshtë koha tani edhe për këto skena...

Dy vëllezërit shqiptarë në Kopenhagë, Besmiri dhe Jimilani,  janë lindur në Laç, Shqipëri dhe po rritën në Danimarkë. Janë djemtë e Enver Ismailit, njërit prej binjakëve që u bënë të njohur në tërë botën shqiptare me këngën me motive kosovare kënduar në Festivalin e Gjirokastrës të vitit 1983 "Jem’ dy vllazen, dy binjakë". Dhe po nga publikimet e z. Mal Berisha, qe i njef ata nga afer e me mire se kerkush tjeter, lexuesi le te mesoj se ata vellezer te rinj, vazhdojnë traditën e babait të tyre por…në një vend tjetër, në një gjuhë tjetër, në një botë tjetër.

Ndërsa Besmiri me të atin kompozojnë, Jimiliani interpreton nëpër tërë skenat e Danimarkës. Ai ishte vetëm dhjetë vjeç kur me një këngë me tekst të vëllait arriti të futej në festivalin e talenteve të reja në Kopenhagë. Debutimi i tyre zuri vendin e dhjetë, çka përbënte një sukses të madh për atë kohë. Por puna e tyre nuk reshti. Jimilian dhe Besmir Ismaili, janë yje në ngjitje në skenën daneze. Veprimtaria e tyre muzikore sot menexhohet nga kompania më e madhe në botë SONY. Jimiliani ka 30 milion klikime në këngët e tij në YouTube. Ai është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës daneze sot dhe djaloshi që i bën krenar shqiptarët jo vetëm në Danimarke por anë e mbanë botës.

 Jo veç këngëtar por... edhe top-model!

Jimiliani, me këngët e tij është nominuar zyrtarisht në European MTV Music Awards dhe përfaqëson Danimarkën si ylli më i ri i muzikës së këtij vendi.

Do tw inkurajoja cdo shqiptar që të klikojë dhe të mbështesë Jimilianin nëpërmjet internetit që të fitojë këtë garë kaq të madhe në një moshë kaq të re. Kjo do të bënte krenar çdo shqiptar kudo që gjëndet sot nëpër botë. Për ta mbështetur atë mjafton të klikoni në:

http://dk.mtvema.com/stem#cat=best-danish-act

Si do të ndihet këngëtari i ri në mes këtyre bukurosheve daneze

-------------------------------

-Ekskluzivisht per ZSh-në, nga NJ, USA, sot e shtunde e parë e Tetorit 2013-



(Vota: 39 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora