E enjte, 28.03.2024, 12:53 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Muaji i mrekullive...

E premte, 04.10.2013, 08:01 PM


Muaji i mrekullive...

Nga Florim Zeqa

Sot dhe zyrtarisht për subjektet politike nis muaji i madhërishëm i fushatës zgjedhore, më ç'rast qytetarët e vendit do të kenë rastin të kënaqën më të gjitha mrekullitë e kësaj bote!

Si asnjëherë më parë do t'i kenë afër krerët e të gjitha partive politike, të cilët do ta "hapin" shpirtin e zëmren para popullit të tyre.

Si çdo herë më zëmërhapur dhe më dorëshlir (më paratë e taksapaguesve) tregohën pushtetarët, duke ju ofruar gjithëçka e çdo gjë më të "respektuarëve", votuesve të tyre.

Do të shpenzohen shumë para të buxhetit të Kosovës, do të shtjerrën në maksimum edhe buxhetet e partive opozitare,...donatorët do t'i hapin llogaritë e veta për më të fortit e politikës!

Sa vendet e punës do të "hapën", sa kilometrat e asfaltit do të "shtrohen", sa shkolla do të "ndërtohën", edhe sa fakultete do të "hapën", sa shumë komuna të reja do të "krijohen", sa shiritat e "përurimëve" do të këputën këtyre ditëve, sa shtallat e bagëtive do të vizitohen,...sa e sa familje do të ndihmohen me nga 2o, 30, 50 e deri në 100 euro më të vetmin qëllim që tua përfitojnë zëmrën varfanjakëve të shumtë të Kosovës.

Në televizionet publike qytetarët do të kenë rastin të shofin vetëm storie suksesi të pushtetarëve,...në anën tjetër do të jetë opozita, ajo që do të mundohet t'ua rikujtoj qytetarëve dështimet e shumta të pushtetit.

Të gjitha subjektet politike në mënyrën e tyre mundohën të përfitojnë nga muaji i madhërishëm i fushatës zgedhore.

Sa shumë premtime, gënjeshtra e mashtrime do t'u servohen qytetarëve mbrenda këtij muaji të "bereqetit",...më të korrurat e të cilit do të ushqehen pushtetarët e rinjë në katër vitet e ardhëshme.

Më shumë fat do të jenë lagjet dhe fshatrat në të cilat do të fillojnë projektet e fushatës zgjedhore, por akoma më më shumë fat do të jenë ata që presin përfundimin e tyre,...ngase shumë nga projektet e filluara nga fushata e kaluar zgjedhore kanë mbetë aty ku kishin nisur apo të papërfunduara akoma.

Shembull e marrim njërën nga komunat e vogla të Kosovës, Klinën e cila nga fushata e kaluar zgjedhore ka mbetë pa shtëpi të kulturës, pa satacion të autobusave (që i kishte në të kaluarën), pa palestër sportive,...e shumë e shumë projekte tjera të premtuara nga pushteti aktual.

Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikajt milionera i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrenjti premtimet e tyre.

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër,..që mbetët duke pritur deri në zgjedhjet tjera pa shijuar aromën e mrekullisë së premtuar.

Ketë shkrim e bëra për t'i thirrur ndërgjegjës qytetare në prag të fillimit të fushatës elektorale që të mos bien pre e premtimeve boshe,...t'i vënë gishtin kokës e të mendojnë para se të votojnë, së vota e tyre sot vlenë më shumë së 50 apo 100 euro,...është votë që përcakton të ardhmën e fëmijëve të tyre nesër.

Ata që ju harruan dje kur ju ju dhuruat votën, do t'ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 3 nëntor është votë që determinon të ardhmën e tonë të përbashkët.

Se a do të triumfoj e vërteta para gënjeshtrave dhe programet demokratike para dogmave komuniste, mbetët të shifet pas numrimit të votave të 3 nëntorit!

Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora