E shtune, 20.04.2024, 12:02 AM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Islami politik

E premte, 04.10.2013, 09:04 PM


Dështimi i një rendi shoqëror e politik

Politika aktuale në Kosovë, njëmendësisë i ka lënë hapësirë, madje aq hapësirë të mjaftueshme të gjithë individëve, grupeve radikale të cilët shpërfaqen në qendra të ndryshme, në mënyrë që të mund të imponojnë idealet fetare e synimet politike në shtresa të gjëra brenda shoqërisë sonë. Shpërfaqja e tyre nuk ka emër tjetër, veçse një islam politik në dimensione minimale dhe me tendencë gjithherë më zmadhuese.

Nga Bekim Rexhepi

Çdo kush beson në një rend politik racional dhe moral, ne ato parime abstrakte me vlera universale, qe mbase edhe sot mund të arrihen. Por, për të ardhur në këto mundësi duhet që të mbizotëroi njohuria dhe mirëkuptimi nga institucionet më përkatëse, të cilat duhet të luftojnë pakompromise korrupsionin e secilit individ apo grupeve të izoluara. Në të kundërtën faji i dështimit bije domosdoshmërish mbi atë shoqëri e cila nuk arrin të krijoj standarde racionale.

Janë të njohura shumë zhvillime dhe dështime të rendeve shoqërore në botë, në këto nuk bënë pjesë vetëm lindja por edhe disa vende në perëndim. Por në masë më të zgjeruara të dështimeve radhiten shtetet e lindjes, këto shoqëri e kanë të vështira të krijojnë një stabilitet të një rendi shoqëror me vlera universale. I duhen dhe kohë të tjera qe të tregojnë prova dhe sakrifica të mëdha, mbase disa tendenca drejtë zhvillimit duket se janë shfaqur, po tregohen një angazhim i madh dhe një sakrificë se këto shoqëri monolite po ndryshon edhe koncepti i shtetit me kombin dhe regjimet. Shumë regjime po bijën, me dhimbje dhe me tmerre të papara.

Regjimi i Sirian, është në prag të rënies, por siç është i destinuar duket se do akoma kërkon kohë, rezistencë dhe sakrifica të tjera. Regjimet gjithnjë gjithkund janë të dhimbshme e, sidomos për ato shtet të cilat kanë një shoqëri me shumë prova dështimesh në arritjen e përmbushjes së standardeve universale. Në teoritë politike ka shembuj të shumtë se si këto shoqëri të degraduara kanë prodhuar edhe regjime të egra dhe të tmerrshme në historinë botërore. Por, nga rënia e këtyre regjimeve disa shoqëri kanë arritur të zgjohen fare ndryshe, madje duke dhënë edhe shembuj të një ndryshimi kolosal. Perëndimi qe nga pas lufta e dytë botërore nuk ka më probleme të theksuara, sepse pushtetet tashmë vijnë dhe bijën nga vota e lirë në sistemet demokratike. Derisa lindja të ketë sisteme demokratike do të vazhdojë të krijojë dhe të sjelli probleme edhe ne perëndim. Iraku, Egjipti, Siria dhe Irani janë nën potencialin e perëndimit, sepse problemet qe shfaqin këto shtet të lindjes, do të vazhdojnë të mbajnë akoma edhe më shumë kujdesinë, rritjen e një influence gatishmërie të perëndimit kundrejt lindjes. Perëndimi nuk përbën kërcënim për lindjen ashtu siç shfaqet lindja me perëndimin. Retorika dhe terrori i lindjes drejtë perëndimit ka prekur kufijtë dhe limitet e intervenimit politik e ushtarak të perëndimit, më të vetmin qëllim që edhe atje të krijohen vlera dhe standarde të njëjta, universale për gjithë njerëzimin dhe botën. Ky është një argument më shumë se sa teorik që domosdo lidhet me vet natyrën njerëzore, ashtu siç është me realitet dhe proceset historike, ashtu siç zhvillohen ashtu edhe do të përcaktojnë realizmin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Politika ndërkombëtare akoma mëton ti nënshtrohet provës së dyfishtë, të arsyes dhe të përvojës. Dhe ndodhë shpesh që lidhur më të, aty këtu të krijohet mosbesim, i të ngutshëmve dhe i të shfaqurve skeptik se politika ndërkombëtare, nuk ka reaksionin e duhur në kohë dhe se përfundimi në çështjet politike më shumë përmban opinione, se sa të vërteta. Konstatimet e tilla nuk qëndrojnë sepse ajo gjithnjë siguron fakte dhe kuptimi i tyre përmban analiza, arsyetime dhe veprime mbi të cilat vendoset politika.

Konflikti civil në Siri, nuk ka pasur fare përmasat e luftës në Kosovë, dhe regjimi i Millosheviçit, nuk kishte për qëllim qe të mbante pushtetin e tij, siç e bënë Asadi. Millosheviqi nuk kishte qëllim që Kosovën ta mbante me shqiptar, ai e donte serbizimin e saj. Asadi e do pushtetin e tij me fanatizëm për ta mbajt për aq kohë, deri aq sa të jetë e mundur. Kosova nuk ishte Serbi, për Millosheviqin ndaj e filloj konfliktin me shqiptar për ta shndërruar më vonë në luftë shfarosje. Asadi e ka konfliktin me opozitën rebele, por edhe për Asadin e, edhe për opozitën Siria është vend i tyre, dhe pak rëndësi ka koncepti për shtetin. Shqiptaret dhe Serbet janë fare popuj të ndryshëm, tjetër me gjuhë e kulturë, ndaj nuk mund të qëndrojnë paralelizmat e asnjërës dhe as tjetrës përveçse dëshirës së një intervenimi ndërkombëtar.

Një intervenim në Siri, mbase çdo ditë e më shumë po bëhet më i vështirë për shkak edhe të opozitës, e cila gjithashtu është e përfshirë ne krime të rënda. Mu për këtë, faktet dhe analizat politike ndërkombëtare kanë komplikuar qartësimet dhe akordimet e plota për të mbërritur në përfundime se me çfarë të veprohet në Siri. Demokracia e vendosur në Siri është e vështirë, sepse edhe po të hiqet Asadi, një opozitë e kriminalizuar është po aq e penalizuar.

Islami politik

Së pari shfaqet shumë lojal dhe më pas kërkon shtrirje të lehtë në gjithë hapësirën e mundshme, gjithnjë me të tendenca për tu mos u viktimizuar me çështje politike. Por nuk heziton në asnjë formë të mos kyçet në zhvillimet politikë diku më aktivë e diku më pasivë. Pra, disa krerë të islamit ashtu si gjithë politikanet, po orvaten të krijojnë pushtet. Cilado qofshin synimet themelore të një individi në politikë ato kanë të vetmin qëllim parësor pushtetin. Ndaj edhe shtetarët edhe popujt mund të kërkojnë ne thelb të kenë liri, siguri, mirëqenie apo edhe vet pushtetin. I përcaktojnë objektivat e tyre sipas idealit fetar, filozofik, ekonomik apo edhe shoqëror, gjithnjë duke menduar e shpresuar se do të mund ti materializojnë, çoftë me forcat e tyre, hyjnore apo përmes zhvillimit të natyrshëm të problemeve njerëzore.

Në këtë fokus është zgjuar edhe islami politik, i cili po përpiqet gjithashtu të çojë më tej përmbushjen e tij përmes mjeteve jo politike, por duke shfrytëzuar ndikimin fetar. Qartë duket se krerët dhe përfaqësuesit e islamit politik, tashmë kudo flasin dhe prononcohen në emër të shtrirjes së tij dhe me çdo kusht kërkojnë qe kjo shtrirje e tyre të shpërblehet edhe me pushtet.

Duhet saktësuar se Islami i tillë nuk mund të ketë kuptim në shoqëritë industriale, atje ku ka një sistem politik, i cili është fare i laicizuar. Edhe islami duket se do të shkoi kah leicizmi i përpjesshëm sepse nuk mund të mbahet doktrina gjithmonë me mjete të dhunshme. Megjithëse islami në ato vende ku është feja mbizotëruese, akoma nuk ka pësuar zvogëlime por dukshëm është forcuar, por ky fakt nuk është një faktorë, i cili tregon përmasat dhe natyra e leicizmit, sepse ay nuk ka përfunduar.

Formalisht islamizmi nuk ka kler, sepse akoma nuk e ndan zyrtarisht xhaminë nga shoqëria, por deri diku ai anashkalohet me shtetit. Në dekadat e fundit, po nxirren shumë qendrat tipike dhe individ të ndryshëm që orvaten të mbajnë idealin për njeriun (e tyre), çoftë ne fushën fetare apo atë politike.

Këto tendenca për marrë pushtetin janë në rritje dhe fatkeqësisht po drejtohen nga segment të të njëjtës metodë dhune. Apo rrezikohet Kosova nga islami politik është një pyetje ditore? Po. - Është një përgjigjeje e prerë, sepse janë shfaqur grup, individ të shumtë që po mblidhen ne qendra tipike dhe po kërcënojnë vlerat universale të njeriut. Islami po i kërcënohet edhe strukturave të shtetit, duke mos i lënë qasje brenda organizimit të saj. Duke përdorur diktate e dhunë, ata synojnë të kenë shtrirje në të gjithë hapësirat e vendit dhe duke menduar të shfaqen edhe me fundamentalizmin si ngrehinën e fundit drejt pushtetit politik.

Politika aktuale në Kosovë, njëmendësisë i ka lënë hapësirë, madje aq hapësirë të mjaftueshme të gjithë individëve, grupeve radikale të cilët shpërfaqen në qendra të ndryshme, në mënyrë që të mund të imponojnë idealet fetare e synimet politike në shtresa të gjëra brenda shoqërisë sonë. Shpërfaqja e tyre nuk ka emër tjetër, veçse një islam politik në dimensione minimale dhe me tendencë gjithherë më zmadhuese.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora