E premte, 19.04.2024, 06:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Mërgim Vardari: Hypi hoxha në minare

E premte, 04.10.2013, 07:28 PM


VARGJE SATIRIKE

Nga Mërgim Vardari

BOTA ILIRIANE

 

Vëllëzërit e mi dy dhe një motër

Plang, shtëpi e kulm mbi votër

Po të ma kish lindur nëna

Një vëlla kështu si ti -

Vëllezërit që kam tani

Bëhen një me fqinjët e mi.

 

Nëqoftëse je kështu si je

Të ka bërë mirësia myslimane

Nëna e babai i botës iliriane

Shumë të vuajtur e pa vatan

Unë vëllau yt kështu siç jam

Nuk do të shkeli për vdekje

Asnjë këndërr në atdheun tim.

 

Të të them se të kam vëlla

Nuk di fqinjët a do të pranojnë

Hallin e madh të gjorit kanë

Sherjati e Imami u ka thënë:

Mbulo femrën, Kurani ka shkruar

Ne të gjorët mbetëm në shekullin e kaluar.

 

VAJMEDET!

 

Vaj medet o burra e gra bëni gajret

Sjellni hoxhës dhe priftit ca lekë

Shkjau në këtë botë pa brekë

Myslimanët shqiptarë në xhenet

Mosni o fëmijët e mi Lokja thotë

Xheneti është në këtë botë

Oobubu Daja është tranu

Ashtu qoftë siç po thoni Ju!

Gjeneratat e ardhshme do ta bekojnë

Daja do të ngrihet nga varri duke vajtuar

E Ju do ta përgëzoni e afroni vëllaun tuaj

Ndoshta do të pres deri në shekullin 2112

Do të ish fat ta gjeni varrin e Dajës

Aty në vendlindjen e tij stërgjyshore

Duke qarë gjëmojnë armët shekullore.

 

E nxorrën nga varri e u dogj nga zjarri

I zhdukën eshtrat

Nga toka arbërore këtij shqiptari

Me këto vargje doja t´u freskoja

Bëji nderë Agjërimit të Bekuar

Me shqiptarët e vonuar!

 

Ç´NA GJETI MOJ VËLLAZËRI

O ç´na gjeti tha Hafizi

Vrapoi e u kap për murrizi

Po ç´na gjeti o myslimanë

Dyzet ditë pa dinë e imanë

 

Rroftë njerëzia

U pjektë rrushi

Na ngroftë prrushi

Rroftë vëllazëria

Na piftë vera e rakia

 

Me raki dehem oj hyri

Me duar e dhëmbë çirrem për ty

Kur të kisha nuk të thashë:

O sa e bukur ishe moj vashë

 

Me flokët e tua të gjata

Lëvarem nën diell e re

Më trupin tënd të zjarrtë

Tretem e shkrihem nën dhe

 

PERSHËNDETJE VËLLA!

 

Me gra Zajazi i qarë në ëndërr

Ujku na u bë dhëndërr

Dhe ti paç gjumin e ëmbël mor vlla

Se jeta në mërgim duket si në hava

O shqiptarë me zemër të çarë e të ndarë

Ëndrrën për Arbërinë çdo natë e she me sy

Dhe e kap me dorë por asnjë fjalë s’ka fuqi

Po qe se pisket me zë askush s’të dëgjon o vlla

As këtu në mërgim e as atje në Atdhe

Se disa prej nesh e tradhëtuan të madhin Skënderbe

Duke i ngritur vithet në rrugë e xhami

Thuajse jemi në Stamboll apo Arabi

Do të vazhdojnë kështu deri në frymën e fundit

Duke u vajtur më kot mundi i mundit

Kur pisket hoxha në minare se vdiq filani:

“Shyqyr që pa një shqiptar mbet vatani

Mirë që shkove se boll na ke përgojuar

Gjoja se kemi qenë katolikë të përbetuar”

Shqiptarëve në mërgim e kudo që janë

Sidomos fëmijët dhe rininë kudo që janë

Epërgëzojmë pse emra turqish nuk kanë

 

 

VENDLINDJA IME

 

Po të vini në vendlindjen time

Të pini ujë sjellur nga bjeshkët e Sharrit

Do të digjeni për një pikë ujë

Në rrugët e Gostivarit

Në ora katër të mëngjesit

Dëgjon zërin e hoxhës

Deri në kupë të qiellit:

Zgjohuni shqiptarë myslimanë

Esselamualejkum Alejkumselam

T’i gëzoni ditët e shenjta në Ramazan

Në tokën tënde pa vatan

Paçi Dinë e Imanë!

 

O vëllezër shqiptarë myslimanë

Ndërtoni xhami në Shkup, Prishtinë e Tiranë

Lëni shqiptarët pa shtëpi mbi kokë-vatan

Me qindra miliona investoni se jeni Myslimanë

Shqiptarit trurin ja shpërlani

Zoti do t´u gjykojë për këtë dhunë

Gjuhës shqipe që i bëni

Vuajnë familje pa shtëpi mbi kokë

Në Mitrovicë e gjithë Kosovën tonë

E ju xhami e kisha ndërtoni

Tre xhami sa me ndërtuar 300 shtëpi

A shkolla e foshnjore për fëmijë!

 

Edhe Përëndija ju Urren për këte marri

Shqiptarët i keni qitur në prush e në hi

Vëllaun tënd dhe fëmijët e heronjëve

Shqiptarët lërini pa shtëpi

Pa shkollë e pa çerdhe në Arbëri

Duke iu lutur Zotit në kishë a xhami

Duke u falur në Shkup Tiranë dhe Prishtinë!

 

Ky aktivizim i zymtë e kënaq armikun shekullor

E brengos Amerikën dhe Europën e Bashkuar

I jep të drejtë të na burgosin e vrasin

Të na emërtojnë terroristë myslimanë

E jo komb sokolash shqiptarë në Iliri

Me gjuhën e tonë të lashtë dhe histori

Me traditat dhe zakonet tona shqiptare

Shqiptarët janë vëllezërit tuaj në Arbëri

E ju nuk i përfillni o more faqe zi!

 

TË SHKOJ E MOS TË KTHEHEM KURRË

 

Të shkoj e mos të kthehem kurrë

Të mos të vuaj e të mos të mendoj

Të shkoj në një shkretirë

Zogjtë të ma hedhin

Ndonjë thërrimë...

Të mendoj për shqiptarinë

Të qajë për fëmijët e mi

Që i lashë në mërgim të zi.

 

Do të shuhem duke qarë

Do të tretet një shpirt mërgimtar

Atdheun tim e lash të ndarë

Do të vajtojnë shqiptarët e mi

Që u rrinë mbi kokë korbat e zi

Pa liri në të bekuarën Arbëri...

 

Çohuni motra e vëllezër bëhuni një

Lëri të majtat e të djathtat parti

Mos votoni partitë për ca lekë

E shqiptarisë fshehurazi

Thikën ia ngulni në kurriz.

Mos e përzje kombin e shenjtë shqiptar

Me kisha e tyrbe dhe  xhami

Me priftërinj e hoxhallarë...

Bashkohuni e luftoni për liri

Gjithë shqiptarët të jenë të lirë

Të jetojnë të lumtur në vendin tonë

Me ëndrrat për këtë vend të bekuar

Që Gjergji e Adem Jashari,

Përjetë na e kanë dhuruar...

 

(17 shkurt 2013)

ME DIN E IMANË

Ai që është mysliman

Betuar për ahret e vatan

Në Parajsë ka me shku

Me shtatë hyrjete me u martu

Ashtu Sherjati e ka thënë

Mbaju burrë se je tamam!

 

Krishterët janë pa din e imanë

Shtëpia e tyre është ferri vatanë

Myslimanët mbajnë Ramazanë

Hyrijetet darkën ua shtrojnë

Me këngët e Parajsës Iftarin fillojnë.

 

Bini burra e gra që hani iftar

Gjithë të mirat në atë botë

Në xhenet i keni pranë

Me bakllava e me majmunë

Por më kot se as djalli

Nuk jua bën atë punë!

 

TË MALLKUAR

Haxhi Fisteku e Haxhi Filanin

Qofshi të mallkuar për vatanin

O ju baballarë të zamanit

Hoqët kësulat e bardha

Që i mbajshi me një anë

O shqiptarë myslimanë

Trashëguar nga të parët tanë!

 

Vure kësulën leckë të Qabesë

Shkule besën e zakonin e shqiptarit

Gurët i bleve në Qabe të vrasësh Djallin

Mbolle farën kundër kombit dhe Vatanit

I hodhe shenjat e shqiptarit

I more shënjat e myslimanit

 

Mbulove kokën me leckë të badhë

Mbulove gruan me shami e perçe e shallvare

Dhe kushtrimin “O Haxhi babë”

Edhe emrin e ke ndërruar

Nga xha Coni në haxhi Filani

Qofshi të mallkuar

Që tradhëtuat Ilirianin e Vatanin!

 

PI MË PAK

Pi më pakë e rri rëhatë

Dehu me raki thot shoqëria

O moj motra e vëllezër

Shumë jehonë ka dollia!

 

Një dolli për miqtë tanë nga Sërbia

Një dolli për miqtë tanë nga Rusia

Një dolli për miqtë tanë nga Greqia

Një dolli për bishtalecët shqiptarë

Me grek, sërbianë e maqedonë

Ngrenjë dolli antishqiptarie

Për Serbinë e Madhe!

 

Një dolli për djallin në parti

Ejani të ngrejmë nga një dolli

Për të majtat e të djathtat parti

Dolli, dolli çër presidentat faqezi

Na kanë ndar për fitime

Na e kanë lënë varfërinë për kujtime!

 

SADAKA

Sadaka mysliman vëlla

Po të japësh sadaka

për motër e për ty vëlla

Të agjërosh e hash iftar

Mos ki dertë se

Rruga të çon në Parajsë!

Në Bibël e Kuran është shkruar

T´vobegtëve t´u ndihmosh

Edhe atë që kanë t’ua përvetësosh

Mos veproni njerës kështu

Në xhehnem keni me u djeg e përvëlu!

Të agjerosh e të bësh Bajram

Bënë sebap o trime, o jaran

Kjo është detyrë për ç´do mysliman

Hoxhallarëve e priftërinjtve

Lekë me iu dhënë shumë

Edhepse pas shpine janë spiunë!

 

Hoxha në ders e ka thënë:

Krishterë në këtë botë

Myslimanët në atë botë

Në varr të hyni me një qefinë

Gjarpërinjtë në natën e parë

Do të ju kafshojnë

E do të bëhesh thërrime

Se kështu sheriati paska thënë

I pasuri e i varfëri...

Lakuriq në varr të shkojnë

Se s’ditën tjetër në këtë jetë

Veçse shqiptarin ta mashtrojnë!

NË QABE

Vrapojnë për në Qabe

Shesin lopën dhen e dhi

Që të shkojnë n´Arabi

Shkojnë në Qabe t´u falen mekatet

Bleu gurë të vrasë djallin tek arabët

Hypi në shkallë udbashi i malësisë

Me shallin e bardhë të djallëzisë

Të qëllojë djallin e djallëzuar

Bleu qefin t’mbulojë fytyrën e pabesë

Bleu kësulë - një leckë të Qabesë

 

Kësulën e bardhë kombëtare

E hudhi në shkretëtirat e Qabesë

Zgjodhi Parajsën ku e pritnin 7 hyrije

Kështu u rrëfen hoxha hafije

Rroftë i madhi iman me nam

Na pregatit për xhenet o mysliman

 

Këtë ders që na e shite pa pare

Faleminderit o Hazret i Zotit

Trurin na e shpërlave me hajgare

Porsi flaka e barotit

Pa dhenë e pa dhi ne mbetëm

Se djajt’ e Haxhillëkut na i tretën!

 

HYPI HOXHA NË MINARE

 

Hypi hoxha në minare

Të bëjë dua fetare

Çirrej me njerëzinë

Duke bërë hajgare

 

Ngrehuni o maskara

Jeni myslimanë merhaba

Mere torokopin maskara

Shko e puno për sadaka

 

Thirre hoxhën efendi në shtëpi

Jepi ca lekë e një kafe me e pi

Përzjeje kafenë me raki

Obobo thotë Hafizi i ri:

Hape Kuranin e lexoje

Dhe lëngun e rakisë shijoje

Se Zoti e paska dhënë

Dollinë për jetë të gjatë

Pa djaj e pa shejtanë

Për kristianë e myslimanë!

 

MOS DËGJONI KOTËSIRA

Në botë kotësirat mos i dëgjo

Të mirat ruaj e të ligat harroji

Kënaqu me pak e me një trohë

Qielli blu zemrën të ta ngrohë

Kthjello zemrën si Khajami

Natyrat kur gjelbërojnë

Dielli i mëngjezit të kaplon

Natyrën në Arbëri e ndriçojnë!

 

VRAPONI

Vraponi o vajza e djemë

Pleq e të rinj dhe burra e gra

Ejani ta gëzojmë ditën e fitimit

Pavarësinë t´a përqafojmë

Kjo është dita e bashkimit

 

Trojet tona s´jan më në robëri

Çelin lulet në Kosovë e Shqipëri

Lulet çelin në livadhet e lirisë

Për fitoren e bekuar të Arbërisë

Këndoni o zogjtë e Sharrit e Tomorit

Duke dëgjuar zërin e Xhemë Gostivarit

Që i stërkuqi ujërat e Vardarit

T´a përlindim dashurinë atdhetare

T´a zhdukim armikun përgjithmonë

Shporru moj bushtër nga vendi jonë

Kjo është vatra legjendare e Ilirisë

Që s’i duron prangat e robërisë!

BOX

Pamje arrogante dhe primitive e të gjitha racave po edhe  shqiptarë të manipuluar në rrugët e Prishtinës. Skenë  rrëqethëse, trishtuese  dhe e dëmshme për historinë e Prishtinës heroike, për demonstratat antipushtuese   qe këto rrugë u   mbushën  me mijëra herë. Cënim për luftëtarët e lirisë antiosmane dhe antisllave, qe këto rrugë u lanë me gjak. Një cinizëm  për klasën  punëtore shqiptare  qe me mijëra herë  këtë rrugë e mbushen me demonstrata   kundër terrorit turk dhe serb. Fyerje e rëndë për UÇK-në që nga kjo rrugë  e ndoqi  pushtuesin  me pushkë në dorë, kurse sot përdhunohet me veprime antikombëtare dhe me një pamje  të shëmtuar. Fyerje për  Amerikën mike qe  sakrifikoi  potencialin shtetëror dhe strategjik  për çlirimin e popullit Shqiptar të Kosovës nga okupatori serb, që akoma po shërohen plagët nga terrori e dhuna dhe  vrasjet. Ky fenomen  iritues  është një  shuplakë për Prishtinën, një qytet  universitar me një kulturë  dhe vetëdije shqiptare! Ky akt i fyen edhe organet qeveritare   dhe policinë tonë qe përballen me një frymë  antikombëtare e iniciuar nga  injorantë  dhe njerëz të shitur që  500 herë e japin Kosovën për një serb, turk, palestinez apo arab. (Zgjodhi për Zemrën Shqiptare: Alban Voka)

http://rrezore.com/fanatizmi-dogmatik/



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora