E premte, 19.04.2024, 11:31 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Koalicion Kombëtar PS + LSI me PD

E enjte, 03.10.2013, 07:57 PM


Një Koalicion Kombëtar PS+LSI me PD i domosdoshëm për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga Pirro Prifti

Asnjë lloj gjysme politike nuk mund ta dërgojë Shqipërinë në BE nëse nuk arrihet një marëveshje politike për të krijuar një koalicion kombëtar për drejtimin e Shqipërisë kah inntegrimi i shpejtë në BE.

Jemi dëshmitarë të gjithë këtyre viteve të grindjeve dhe të tendencës për përvehtësimin e e meritave respektivisht si nga njëra palë politke ashtu dhe nga pala tjetër.  Asnjëherë dhe në asnjë rast  Koalicionet partiake përkatëse ndonëse kanë arritur suksese të pjesëshme në qeverisjen e tyre , nuk kanë mundur të arrijnë dhe të plotësojnë kërkesat e KE dhe të BE për statusin e vëndit kandidat, e për këtë arësye integrimi mbetet vetëm një ëndër e bukur e popullit shqiptar,  i cili e nisi lëvizjen për demokraci me parrullën ` E duam Shqipërinë si Europa`, dhe ka mbetur me këtë parrullë deri më ditët e sotme me gjithë përpjekjet e miqve të Shqipërisë dhe të vetë BE.

Integrimi ka mbetur vetëm një dëshirë sepse praktikisht në Shqipëri është luftuar fshehurazi për ta mbajtur larg integrimit por dhe nuk kanë munguar përpjekjet e sinqerta të faktorëve të izoluar shqiptarë të cilët gjithsesi heshturazi janë anash kaluar apo luftuar.

Sigurisht PE dhe BE nuk i kanë mbajtur sytë mbyllur pr gjithmonë kanë denoncuar rastet e  racizmit, hipokrizisë, statistikave të rreme , korrupsionit galopant,  luftës së pa principtë politike e cila ka vonuar pa dashje integrimin. Rastet janë të shumta.

Duke filluar që nga `92 , mungesa e përvojës nga ana e qeverisjes së PD dhe nga mentaliteti komunist i drejuesve të saj Shqipëria precipitoi në luftë civile me pretekstin e priamidave financiare por që në fakt, mungesa e përvojës qeverisëse dhe papërgjegjshmëria e disa liderëve të cilët nuk dëgjuan perëndimin shkaktoi atë kaos të rrezikshëm që u shua me anë të manaxhimit të shkëlqyer ndërkombëtar.

Megjithatë integrimi dhe parrulla ëndërimtare `E duam Shqipërinë si Europa` , në këtë periudhë 6 vjecare u harrua sepse u zëvëndësua me parrullën ekonomike të `taivanizmit`(?!)

Pas `97, qeverisja e koalicionit socialist arriti pjesërisht të stabilizojë situatën, zbatoi pjesërisht porositë e PE dhe të BE, por për 8 vjet nuk arriti të plotësojë as 2 detyrat kryesore të shtëpisë të lëna nga BE: inventarin e pronave dhe `inventarin` e popullsisë.

Shqipëria mbeti në një anarki të përhershme për shkak të drejtimit të dobët qeverisës qëndror dhe local i cili u rëndua sigurisht nga korrupsioni.  Lufta politike me opozitën e asaj kohe dhe efektet negative duke vërtetuar thënien e Biblës; kur qeveritarët e një vëndi grinden mes tyre atëhere vëndi nuk ecën mirë. Kaluan pra 13 vjet. Parrulla e fillimit të viteve `90 kur u ndrua sistemi : ` E duam Shqipërinë si Europa` mbeti përsëri ëndër.

Pas vitit 2005 e deri në vitin 2013 qeverisja e djathtë me gjithë dëshirën e madhe për të fituar statusin kandidat nuk ja arriti qëllimit dhe aspiratat për të mbetën përsëri  larg, pikërisht për shkak të luftës së paprinciptë politike e cila kishte si përhera  reminishencën e komunizmit të luftës së klasave dhe të  mos bashkëpunimit Pozitë –opozitë për një cështje kaq strategjike.

Megjithe fitoren e pjesëshme të futjes së NATO  e cila u bë më tepër për arësye gjeostrategjike se sa për arësye të realzmit të standareteve ashtu si dhe të  shteteve anëtare të saj, Shqipëria nënëdrejtimin e koalicionit të djathtë pati po ato mangësi si dhe qeverisja e majtë `97-2005: korrupsion, papunësi, mungesë qeverisjeje cilësore me profesionistë por me militantë, mungesë zbatimi të ligjeve dhe për me tepër të shkeljes së tyre.

Megjithatë kësj ngarkesë anarkike të zakonshme të  papërgjegjshmërisë  së politikës shqiptare,  perpjekjeve në dukje për integrim,  i u shtuan edhe disa element  neo-nacionalistë të rrezikshëm si për brënda vëndit ashtu dhe për jashtë vëndit,duke shkaktuar  një pështjellim në qarqet politike europiano-perëndimore, dhe  mbajtjen e rezervave përkatëse ndaj këtyre shfaqjeve ndoshtë izoluara, në media (sepse flisnin 2 apo 4 vite VIP-a mediatikë), por gjithashtu problem i rrezikshmërisë mbetej i lartë.

Këto element të rinj negative të neo-nacionalizmit mbetën të jenë edhe sot :

-dëshira për një Shqipëri etnike apo natyrale, e cila nuk korespendon me idenë europianë të Shqipërisë së integruar,

-lufta mediatike por edhe realisht  herë e fshehtë dhe herë e hapur kundër  përfaqësuesve të komunitetit ortodoks dhe mos-dhënia e pronave megjithë  Rezolutën e PPE së 5 shtatorit, si dhe racizmi i heshtur ndaj komunitetit  rom si dhe cfaqje të diskriminimit fetar.

Përsëri  Parrulla e famshmë ëndërimtare `E duam Shqipërinë si Europa`, mbeti largët ashtu  si pamja  e një peisazhi futurist të tipit Umberto Boccioni,. Politika shqiptare mbeti diametralisht e ndarë në dy të kundërta të papajtueshme, të cilat sigurisht mbajnë larg integrimin dhe shkaktojnë pakënaqësi dhe  neo-nacionalizëm.

Marrja e pushtetit cuditërisht me votë plebishitare nga ana e koalicionit të majtë, sigurisht ka lindur shpresat se cdo gjë do të shkojë në vëndin e saj dhe do të eliminohen dukuritë negative të korrupsionit, keq-qeverisjes, mos zbatimit dhe të shkeljes së ligjit, papunësisë,  futja në punë dhe largimi nga puna në kundërshtim me ligjet, pamundësia e profesionistëve të drejtojnë vendin për shkak të presionit  politik. Dita e tretë e qeverisjes Rama (sipas ditëve të Kryeministrit në Kryeministri) të jep përshtypjen e një kthese serioze, por tradita politike  e përplasjeve të mëdha të të dy spektrave politikë, (ashtu si dhe ditën e sotme kur demokratët braktisën kuvendin), po na jep përshtypjen se cdo gjë do të përsëritet njëlloj ashtu si një kopje e saktë  e 1992, 1997, 2005, 2013.

Në përfundim mendoj se BE dhe PE duhet të insistojë tek maxhoranca plebishitare e majtë,  në krijimin dhe hapjen e mundësive për një koalicion të gjërë kombëtar përfshi dhe PD, sepse vetëm duke toleruar njëra tjetrën, vetëm duke bashkuar forcat intelektualë të të gjithë spektrave politkë, vetëm duke harruar zënkat e kaluara, vetëm duke e drejtuar vendin më anë të profesionistëve dhe të meritokracisë , Shqipëria do të mund të integrohet shpejt në BE dhe do të plotësosjë shpejt 12 kërkesat e BE (sepse përsëri janë shtuar dy të tjera: pronat fetare , por dhe ato të privatëve,  dhe romët). Ndryshe historia do të përsëritet dhe Shqipëria do të xhirojë në vënd nje lloj si rrotat e një makine të ngecur në baltën e rrugëve të pa-asfaltuara.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora