E shtune, 20.04.2024, 05:49 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Kush votoi per flamurin kombëtar e kush kundër tij?

E shtune, 24.05.2008, 11:50 PM


Skender Korça
Kush votoi per flamurin kombëtar e kush kundër tij?

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Parlamenti i Kosovës miratoi të premten me 46 vota pro, 32 kundër dhe me 9 të përmbajtur, projektligjin e diskutueshëm mbi festat zyrtare të Republikës.

Sa deputetë dhe ligjëvënës ka Kuvendi i Republikës së Kosovës? Kush ju ka dhënë votën atyre që votuan kundër, çfarë nacionaliteti janë ata 32 deputetë? Sa është i afërt votimi thuaja se në Parlament ka vetëm 46 shqiptarë…Sa deputet “shqiptarë” ka parlamenti i Republikës së Kosovës?
Nuk na habitë fakti se festa e flamurit kombëtar kalon me kaq numër të vogël votash sepse ka mundur të mos kalojë edhe hiq nga vetë propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, por na doli fakti se paskan qëlluar “ca shqiptarë” në Kuvend, jo më pak se 46 që kanë votuar pro këtij ligji, ligj që për herë të parë debatohet më gjatë në parlement, sepse sipas tyre “Ishte hera e parë në këta muaj që Parlamenti ka debatuar për një ligj që del nga plani i z. Ahtisaari ndërsa të gjithë të tjerët janë miratuar pa diskutim”.
Sa afër ishte votimi 46 pro me 32 kundër. Shihet qartë se çfarë shqiptarësh falso kanë festuar festën e flamurit  me zemër në të kaluarën, apo 32 që kanë votura kundër janë ata që nuk janë shqiptarë,  apo  sipas këtyre 32-ve , këtë 46 janë ata që kanë dashur të e kanë një ditë pushimi në vit më shumë se sa të e e respektojnë më zemër këtë festë, sepse tash më në Kuvendin e Kosovës, votimi I ligjeve po bëhet siasp dëshirës se sa sipas rëndësisë së vetë ligjit. Kështu shkilet edhe historia…disa nuk po dijnë me treguar fare historinë, disa e kanë shtrembëruar fare këtë histori, disa as që kanë lexuar se shqiptarët paskan histori të tyre e as që ju “duhet” festa e flamurit.
Madje është shumë keq e shkruar, ngase nuk ka as ata që dijnë të flasin mirë shqip në këtë Kuvend ligjesh, sepse 28 Nëntori nuk është dita e shqiptarëve por është Dita e Flamurit Kombëtar…
Kjo logjikë nuk ju shkon për shtat as një zhvillimi të më vonshëm të një shteti si është Republika e Kosovës, sepse po ndahen festat në ato: shqiptare…serbe, rome, turke, ashkalinjësh, etj , për të kërkuar edhe ndarje territoresh dhe pakoja e Ahtisarit të jetë vërtetë ajo që këta deputet edhe në të ardhmën të votojnë pro pa asnjë dallim vote kundër, e kur janë në pyetje vetëm ligje për festa kombëtare shqiptare debatojnë se disa duhet të reklamohen se çfarë logjike për të jetuar si multietnik në Kosovë kanë preferuar deputetët, kinse vijnë nga familjet e tyre të emancipuara për respektim të të gjithëve,por mos harroni se vota e popullit nuk ju është dhënë juve të silleni kështu, sepse kemi menduar se kemi dalë në zgjedhje Kosovës e jo në ato ser…kur morrët votën e popullit
Le të ju vijë turp juve 32-ve të kundërt me shqiptarët e Kosovës, juve që jeni kundër vetës tuaj…juve që paskeni votuar çfarë do ligji jo vetëm në kuvend, por kjo është pasqyra e juaja se kush jeni dhe keni qenë çdo herë…
Nga sa deputetë kanë kanë partitë poltike shqiptare aty? Sa deputetë bëjnë partitë e koalicionit, sa janë deputetë nga opozita..? Sa deputetë shqiptarë ka tërë parlamenti, sa erdhën për të votuar në ditën e duhur, a qenkan vetëm 76 shqiptarë aty?
Sa e shohin me rëndësi ditën e votës për festën e Flamurit ata që nuk erdhën?
Të gjitha këto shqetsim pyetje janë ato që ju duhet kalkuluar në mendjet tuaja o ju që po shkelni mbi legjitimitetin qytetar e kombëtar.
Andaj kështu po bje përditë edhe po rrënohet ndjenja për kombin, me votën tuaj të çoroditur që e jepni kur nuk duhet e nuk e jepni kur është shumë historike si kjo e festën së flamurit kombëtar, kështu po demoralizohet qytetari me ju, kështu po tremben fëmijët e Kosovës se çfarë e ardhme i pret, kështu po rriten krimet në Kosovë kur ju votoni për çdo gjë e harroni të votoni për qështjet kombëtare,sepse po të votonit për kombin së pari nuk do ndodhte as këto dukuri negative që kanë shti rrënjë në Kosovë, kështu po ecni me luksin dhe po mbroni vetëm krimin, kështu po cenohet i përvuajturi edhe më në Kosovë, kështu po “nderoni” historinë dhe kështu po bëni çdo gjë….madje çdo gjë që ju jepet rasti ju e bëni…Po të ishte votimi i hapur prapë do na hedhëshit biber në sy se do e “ngritëshit” dorën të gjithë pro,  vetëm për të marrë votën nesër, por kjo ju ka demaskuar në shumicë se kush jeni….
Populli kur i sheh  të gjitha këto fërkime për historinë, dijeni se nuk është me ju…por do jetë kundër jush çdo herë, sepse populli është historia e jetës së vet e jo faqja e zezë e juaja…Populli shkruan historinë ndryshe nga politika e juaja qorre… Injoranca paraqitet në këto forma:
Të mos dish, të dish gabim ate që di , të dish gjëra që nuk kanë vlerë….. Demonët janë të njejtë…sepse veprojnë njetë….Edhe demonët festojnë me popullin sepse janë hyrë në mesin e tyre….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora