E shtune, 20.04.2024, 12:47 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Rilindja, gazetat, gazetari

E marte, 01.10.2013, 08:23 PM


RILINDJA, GAZETAT, GAZETARI 

NGA NEBI DRAGOTI

Edhe bufi e ka të qartë pse kërkohet Rilindja…Që t’i japësh ftillimin e duhur pyetjes i duhet bërë analizë gjëndjes në të cilën jemi.Duhet programuar ndryshimi, që kërkohet:nisja, vazhdimi , metodika e punës, dhe ku do të arrijmë.Në këtë aspekt, pritshmëria është e madhe dhe gjithë sytë janë kthyer nga Qeveria e Rilindjes.I pari është intelektuali që duhet ta konceptojë drejt dhe me ndërgjegjshmëri qytetare, se ç’është kurorëzimi i Rilindjes 2013.Rilindja e Atdheut me parametra të tjerë është baraz Rilindja e demokracisë së vërtetë shqiptare.Gjithkush e dëshiron këtë arritje, se kjo është për të gjithë.Nistore për Rilindjen qe vërtet e majta me liderin e saj E.Rama.Populli mori shansin, por edhe e dha vetë me votimet këtë shans për ndryshimin e madh:Atdhe pa korrupsion, Atdhe me shtet ligjor, Atdhe ku drejtimin duhet ta marrë në dorë meritokracia e përkushtuar, Atdhe ku gjithsecili të punojë dhe të gëzojë.Rilindja ngrihet përtej politikës së majtë dhe politikës së djathë.Është për vendin tamam si Rilindja për Pavarësinë.Kjo është arsya më e fortë bindëse që duhet t’i bashkohemi për ta mbështetur atë.Shqiptari duhet t’i japë energjinë, mendjen, forcën e vet, sepse kështu jemi në shërbim të Republikës.

Kështu vendit i rritim kredibilitetin, sigurinë, qetësinë, pastërtinë qeverisëse të shtetit.Pastaj , të gjitha këto, mbeten trashëgim brez pas brezi.Rilindja është baraz Shqipëria, kombi shqiptar, shqiptari me politikë të re të emancipuar, ku rron me dinjitet dhe krenari, paqëdashës kurdo dhe me këdo.Rilindja figurën e shqiptarit e kërkon të lartësuar:shqiptari mik i ngushtë e besnik i popujve, dashamirës i fqinjësisë së mirë në tokën e vet, në trojet e veta, që i kanë lënë gjyshstërgjyshët ilirianë.Rilindja është përfundimi i kapitullit ku do të vulosë njëherë e mirë historikisht, pa u diskutuar nga të tjerët:Shqipëria kombi më i vjetër në Ballkan.Shqiptari është figurë njerëzore vitale, me shpirt punëtor, me zemër të madhe prej humani, me Skënderbeun, Ismail Qemalin, nënë Terezën që i kanë dhënë emër Atdheut.Të ndjekim shqiptarisht rrugën e të parëve, shembullin e tyre.Figura të tjera kësaj Rilindje do t’i shtohen.Ka dashakeqës, mosdashës Rilindja 2013 siç pati edhe Rilindja për Pavarësi.Duhet kuptuar mirë:Rilindja është për Shqipërinë, është për gjithë shqiptarët kudo që janë.

GAZATAT

Gazetat kanë një mision, japin një mesazh, kanë një objektiv të cilat mbështeten tek realiteti.Përceptojnë, analizojnë aktivitetin politiko-ekonomik, social-kulturor, evidentojnë dukuri pozitive që janë në interes të Atdheut dhe bëhen promotorr në këtë lëvizje.Ato, jo të gjitha, shfrytëzojnë për të pasqyruar në shtyp standarte me motivet që kërkon shoqëria.Ka gazeta aktive dhe inaktive, ka qëndrime të vakta, kur edhe problemet e vendit janë kryesore.Ka gazeta që , qëllimisht , u largohen problemeve dhe , për zhurmë, i bien legenit.Dhe më e keqja është, kur mbajnë qëndrim prej sehirxhiu, sidomos, ndaj programit qeverisës që parashtrohet për zgjidhje.Këtu, është parimore që secilës gazetë, mbi këtë problematikë duhet t’i rrahin çekiçat për të nxitur, madje edhe sygjeruar, kur ka vend, për të rrokur nivle të reja në gjithë fushat e jetës të cilat, kështu siç janë, kanë mjaftë probleme.Dhe këto probleme,  që janë akumuluar,  kërkojnë tërmete të fuqisë sociale për ndryshim.Tek disa prej tyre, gama tematike, që kanë, po t’u bësh analizë të hollësishme, është tepër e varfër, e njëanshme, ka përsëritje të njëra- tjetrës, sepse e shikojnë tepër ngushtë, kështuqë trajtojnë shkrime, që kanë përmbajtje të parcelave politike që zhvillohen në Tiranë.Çdo gazetë si tribunë e mendimit intelektual të avancuar dhe emancipuar duhet të njohë Rilindjen dhe të japë konributin e saj qoftë edhe duke i bërë oponencë konstruktive.Edhe oponenca kur bëhet për mirë ka vlerë dhe duhet marrë në konsideratë nga pushtetmbajtësit.Rilindja është kërkesë e domosdoshme mbarëpopullore,  që e dikton koha,  për të pastruar ngërçet që ka shoqëria.Këto ngërçe dihen:drejtësia , korrupsioni, rendi , ekonomia, të drejtat qytetare të bashkëkombësve tanë, kudo që janë dhe që,  sotpërsot, janë të harruara dhe ato më elementaret.Po të shikosh me kujdes tematikat që lëvrohen në mediat e shkruara, konstaton me lehtësi dhe temetikën mediokre që nuk ngjall interes për lexuesin.Kuptohet, kjo lloj “varfërie”shërben për të mbushur vetëm faqet.Nëpër gazeta duhet të gëlojë mendimi shqetësues kohor përparimtar realizuar në prizmin më favorizues social.Kështu mbahet etika e gazetës në pozicionin e duhur që dëshiron shoqëria.Edhe pse jemi shoqëri pluraliste, mendimi që përcillet në gazeta duhet të jetë brenda suazës llogjike që përkon me mendimin e shumicës.Ky mendim të bën të shprehesh:gazeta kurrë nuk duhet të jetë medium partiak cmirëzinjësh me mendim të infektuar dhe të manipuluar për ta shitur atë në publik.Kështu ajo dëmton veten.Jetojmë në sistemin pluralist demokratik, ku dhe kultura kërkon  performancë të re në sipërfaqe dhe mbrendësi.Edhe mediat duhet të njohin procesin  Rilindje në gjirin e vet.Këto mendime që përcjell janë kodi etiko-moral me një domthënie të madhe, duke u përshtatur me kohën, pra,  janë dhe vizionare...Dikush thotë:”Si t’ua bëjmë gazetave partiake?’’Përgjigja është kjo:ka etikë gazetareske, është gjuha, kultura e të shprehurit dhe idetë që përcillen duhet të argumentohen dhe të jenë bindëse përballë lexuesit.Ky qëndrim është zëri që bashkohet në unison, sepse ky zë , kështu, kërkon zgjidhjen e problematikave dhe shqetësimeve që ka koha.Ky pushteti i katërt duhet të përcjellë fjalën e mençur dhe jo mllefet e sëmura.Mendimi përçarës, fallso, për të denigruar pozitiven është antivlerë.

GAZETARI

Gazetari është intelektual i formuar moralisht, politikisht dhe profesionalisht.Mendimi i tij s’ka nevojë të komandohet nga të tjerët.Ai ndan vlerën nga antivlera.Vazhdimisht rrit personalitetin e tij shoqëror duke u brumosur me karakteristikat më të mira njerëzore.Nuk pranon diktate që të nëpërkëmbë proçeset që mbajnë vlera shoqërore.Bëhet pjesëtar i mendimit të shumicës dhe mban qëndrim kritik duke analizuar drejt dhe ndihmon me mendimin e tij progresiven.Në shërbim të kësaj kohe që jetojmë kërkohet edhe gazetari investigues për të goditur korrupsionin në drejtësi, në mjeksi, në administratë e institucione të ndryshme.Për të arritur objektivin jep kontributin e tij si pjesëtar i kësaj shoqërie duke u treguar aktiv.Në aradhën tonë për Rilindjen ka vend për të gjithë.Edhe mbarë politika shqiptare duhet të jetë pjesë për të krijuar të tërën e Rilindjes.Motivet e Rilindjes duhet të jenë gjithëpërfshirëse në gjithë vendin.A nuk e do që ta ketë në gjirin e vet gazetarin e tillë Rilindja e jonë?Të bashkohemi me Rilindjen, në shërbim të Rilindjes, të japim për Rilindjen!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora