E enjte, 25.04.2024, 09:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Lajde dhe Hasan Blakaj: Dardani

E marte, 01.10.2013, 07:34 PM


Lajde dhe Hasan Blakaj

 

Dardani

 

Ti je dritë e diellit,

kaltërsi e qiellit

Ti je dhimbje e shpirtit,

shkëndijë e prillit

 

Tani ti je, humbje e shpresës,

e lotëve dhe e dënesës

Mos harro, krenarinë e lashtësisë,

pjellën e Ilirisë

 

Ti je buzëqeshje e gëzimit

në pushkën e trimit

Ti je djep i femirisë

në këngë të lirisë

 

Ti je gurrë e pa ndalë

tokë më gjak e larë

Ti je nënë, komb, atdhe

fe e përmbi fe

 

Dhe sado që të tundin

ti e fortë qëndron

Kala e pamposhtur

je këngë që kurrë s´pushon

 

Ti je lokemadhe

shpresë e ardhmërisë

Ti je e pa ndarë,

Je, Zemra e Shqipërisë

 

 

Kosovë

 

Kosovë lule, mal e lum

Sa shumë net na i more pa gjumë

Kosovë ti, nënë e trimit

Tokë e lashtë e Dukagjinit

 

O ç´na i prenë degët e lisit

Mundohen të na i shkulin rrënjët

E t´parëve e  t´fisit

Kosovë nënë, e larë në gjak

E bërë nuse pa duvak

 

E shkelët ju barbar token tonë

Shkollat tona çdo ditë i dhunoni

Egërsirë e Karpateve

Qelbësirë që kundërmoni

 

E keni kot, kemi qenë, e- këtu do të jem

Më aromën e baltës Kosovë

Pushka top le të ju bëhet

Dhunues mizor të lirisë sonë

 

Ngrihu o shqiptar më plis të bardhë

Që në gjuhën e nënës i thua bukës bukë e ujit uji

Që serbit e t´birit shkinës t´ja tregosh

Grykën e martinës.

 

Istog 2 korrik 1991

Këto dy poezi i nxorëm nga poezitë e përmbledhura në dorëshkrim Guri që flet ashtu si mu kujtuan, ku policia dhe lakejët e tyre mi morën për të mos u gjetur më kurrë.

 

 

Mall i pa shuar

 

Dua të ecë, ecë,

përtej maleve fushave,

gjerë ke deti

të jem vetëm unë e ti, dhe poeti

 

Dua që kurrë të mos ndalem,

vetëm të ecë

larg, larg dua të mbërri,

atje ku flitet ëmbël shqip,

e quhet Arbëri

 

Dhe s´ka kush

që do t´më ndalë,

ta mbaj ta puthë atë dhe

qe lindi  të madhin tonë, Skënderbe

 

Dua të shoh lahutën var në mur,

çiftelinë më zërin gurrë

të shoh në Krujë si valëvitet,

i shtrenjti flamur

 

Por edhe në  mos mbërritsha dot,

unë i thjeshtë dhe jo poet

eshtrat këtu mos na i leni,

Kosovë duam të prehemi të qetë

 

Hasan dhe Lajde Blakaj Stockholm shtator 1995



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora