E marte, 15.10.2019, 02:48 PM (GMT+1)

Aktualitet

Posta Shqiptare, tani edhe transferte parash

E enjte, 05.04.2007, 08:32 PM


Transfertat e emigranteve per familjet e tyre dhe cfaredolloj transferte tjeter parash mund te kryhet se fundmi edhe nga Posta Shqiptare. Posta Shqiptare ka nisur operimin si pjese e rrjetit te transferimit elektronik boteror te parave “Eurogiro”. Burimet nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit bejne te ditur se, transferta sipas sistemit “Eurogiro” perfshin transferta ne nje periudhe prej kater ditesh nga koha e dergimit deri ne marrjen e parave. Duke njoftuar ofrimin e ketij sherbimi, posta njofton gjithashtu se do te ofroje tarifat me te lira ne treg per dergesat e parave. Keshtu, per transaksionet deri 100 euro, tarifa e sherbimit eshte 6 euro, per ato nga 100-1 000 euro, tarifa e sherbimit eshte 12 euro dhe per transaksionet mbi 1000 euro kjo tarife sherbimi kap shifren 20 euro. Nderkohe qe terheqja e parave behet pa komision, ajo realizohet me marreveshje bilaterale. Qe nga dhjetori eshte pergatitur infrastruktura e nevojshme ne materiale dhe trajnimin e burimeve njerezore per sportelet e postes qe do te ofrojne kete sherbim, si dhe trajnimin e stafit te administrates qendrore nepermjet asistences teknike te “Eurogiro”-s ne bashkepunim me postfinancen zvicerane, duke e pergatitur keshtu Posten Shqiptare per operimin si anetare e ketij rrjeti.

Nderkohe qe eshte realizuar testi me tri administratat postare te Zvicres, Greqise dhe Turqise, per transfertat qe do te kryhen me keto vende per kalimin ne transaksionet live dhe ende eshte ne konkludim testimi i sherbimit me Italine. “Eurogiro” eshte nje porte qe siguron lidhje mes partnereve te aleancave te medha: “Fed”, “Swift”, “Visa”, “Western union”, “UPS”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT