E shtune, 20.04.2024, 01:17 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Sheshi i Kosovës u plotësua

E hene, 30.09.2013, 07:44 PM


A FUSHATË A JO FUSHATË-SHESHI I SHTETIT TË KOSOVËS U PLOTËSUA ME IBRAHIM RUGOVËN, GJERGJ KASTRIOTIN, NANË TEREZEN E ZAHIR PAJAZITIN

Nga Xhevat Rexhaj

Gjatë gjithë ditës sot me interesim kam përcjellë postime në FB, shkrime në disa gazeta e portale, e besa edhe mendime të disa njerëzve të LDK së që e mendojnë kolltukun, mendime të disa gazetarëve, të disa publicistëve e të tjera mendime dhe psrononcime rreth vëndosjesë së shtatorës të presidentit apo më mirë të them të themeluesit të Kosovës shtet.

Nga disa të tillë dita e sotme përshkruhet si qështje fushate për zgjedhjet e 3 nëntorit, nga të tjerë thuhej se ky rast u ndërmor edhe nga disa figura të LDK se që nuk e deshën asnjihere Rugovën, nga disa thuhej se boll më me shtatore, e nga disa thuhej se duhej pritur? Të gjitha këto shkrime, postime, thënje, prononcime e të ndryshme të tjera e kanë një pikëpyetje të madhe sipas mendimit tim.

Pse e them këtë:

Të gjithë ne jemi dëshmitar se Sheshi Ibrahim Rugova ka vite që është shëmuar si shesh në hartën dhe adresat e kryeqytetit. Të gjithë jemi në dijeni se në këtë Shesh do të vendosej shtatorja e Presidentit. Të gjithë e kemi ditur se pas ndërtimit të Sheshit do të pasonte ngritja dhe zbulimi i shtatorës, ngase ka muaj që flitet dhe shkruehet edhe zyrtarishtë rrethe kësaj qështjeje. E tash pse ndodhi këtë të premte? Ndodhi dhe është shumë mirë që ndodhi, pse a të pritej gjerë në dimër, ndodhi ngase inicuesit e saj, komuna dhe vet Kryetari i komunës Prof. Isa Mustafa me ekipin e tij ishin ata që kishin kompetencat, ata që punuan per dhe rreth kësaj qështjejej, ndaj ishin ata që do e binin vendimin e duhur për kohën e duhur, te e fundit fushata zgjedhore ende nuk ka filluar, dhe Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte dhe nuk mbetet Njeri i qështjeve lokale, por Burrështetas i shtetit të Kosovës. Qytetarët e Kosovës në përgjithësi Presidentin Rugova nuk e panë dhe nuk e shofin si njeri apo politikan vetëm i LDKsë, jo o mjerana jo, populli i Kosovës në shumicë absolute Rugovën e ndien dhe3 e nderon si President i gjithë popullit të Kosovës, andaj me këtë bien poshtë zërat që kukasin se kinse është fushatë. Une ju them të gjithëve , se asnji politikan i LDK se, e as i krejte Koosvës nuk do fitoi vota vetëm nese permend apo ngrit shtatore të Presidentit, këtë nuk e hanë më populli, por populli nderon emrin dhe figurën markante të Rugovës. Me këtë rast nuk fiton vota as Isa Mustafa, por shkurt Isa Mustafa e bëri atë që do duhej bërë e së bëri kurrë Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa megjithatë tregoi se pa marrë parasysh etiketimet që i bëhen atij, ai mbetet Kryetar i zgjedhur me vota të LDKse, dhe këtë kryetarllëk po e kryen si burrat, pa fryrje, pa fjalë megalomane por me urtësi dhe angazhime.

Disa ish aktivista të dikurshëm të LDK se si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë, po gabohen rë3ndë me disa shkrime dhe pronoincime disi anti Isa Mustafë, ata ( disa) po tregojnë se nuk e duan LDK ne të forcuar dhe me rregulla demokratike, por e duan veten e tyre dhe kinse vendin që do duhej ta kishin në LDK, e për këtë keta burra duhet të presin zgjedhjet, duhet të respektojne rregullat demokratike dhe kur te vij koha e zgjedhjeve brenda LDKse le të konkurrojne me programe. Nuk duhet sot të kokorizet askush kundër Kryetarit Isa Mustafa dhe vet Kryesise së LDK-së dhe komunës që punuan me përkushtim që sot Sheshi Ibrahim Rugova të duket për mrekulli, sot Sheshi bashkoi shqiptarin, bashkoi Gjergj Kastriotin, Ibrahim Rugovën, Nanen Tereze dhe Zahir Pajazitin, pra , komuna e Prishtinës çmoi dhe vlerësoi völerat, vlerësoi histotrone tonë të re dhe atë të vjetër.

Ka të tillë që sot do të dëshironin që nepër Prishtinë të mbinin statuja dhe shtatore të Sulltanëve anmiqë të shqiptarisë, ka të tillë që do dëshironin që në Prishtinë të kemi statuja të Ali Shukriut e të bashibuzukave të tjerë, por jo sot Prishtina si kryeqytet i dardanisë ashtë plotësue me vlerat e shqiptarisë, nuk ka fushatë me Ibrahim Rugovën, e kemi përjetue prej vdekjës së tij se sa u munduan me foto e me fjalë për Ibrahim Rugovën vet LDK ja or humbi zgjedhjetm ngase votuesit duan program dhe vizion të Rugovës, duan idetë e Rugovës, andaj as Isa Mustafa nuk do fitoi më shumë, ngase votat për Prishtinën e i ka, se e ka ndertue dhe e ka menaxhue si duhet Prishtinën, por Isa Mustafa tregoi se din të punon, din të çmoi dhe të nderoi Presidentin tonë, e këtë nuk e bëri fatmir sejdiu, i cili fatkeqësisht sot iu bashkue J. Krasniqit, R. Qosjes, A. Demaqit, A. Kurtit, minoritetev dhe disa palaqove të demagoxhisë ditore.

Jo jo sot nuk kishte fushatë, por sot në SHESH përfundimisht u rimboll historia, aty do flasin,

shpata e Gjergj Kastriotit, menquria dhe diplomacia e Ibrahim Rugovës, njerëzia dhe urtësia e Nanë Terezës dhe burrnia e Zahir Pajazitit, kujt nuk ja don këto fakte dhe këtë mrekulli që ka ndodh sot në Dardani, Zoti e lashtë shendoshë, se shqiptarët kur duan e vendosin gurin aty ku duhet dhe si duhet, e kjo ka ndodhur sot në Prishtinë,e realizuan njerëzit që çmojnë historinë dhe vlerat e saja. Me apo pa fushatë, respekt o Isa Mustafa që realizove premtimin e dhanë...



(Vota: 11 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora