E premte, 19.04.2024, 07:51 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Fitnete Bejta Master e shkencave

E diele, 29.09.2013, 04:34 PM


Fitnete Bejta "Master e shkencave ekonomike  në marketing" nga  AAK-ja  asambliste  për Prishtinën.

Nga Asllan Dibrani

Familja Syla kishte një traditë  shekullore  në zakonet  dhe traditën   kombëtare.  Ishte një familje qe  këmbën e  armikut se deshi kurrë të zënë vend në  tokat e Gallapit (Gollakut)të Prishtinës, pikërisht në fshatin Prapashticë. Sylë Bejtën   masakrat e  vitit 1921 në Prapashticë e radhiten ne mesin e familjeve pothuajse të  zhdukura , i vetmi Syla         qe shpetoj si i ri.   Familje Bejta kishte një traditë  të atdhedashëse ndaj kombit dhe   një urrejtje kundër armiqve tanë. Pas asaj masakre  Syla u rrit dhe krijoj familjen qe  la djem , nipa e mbesa nga e cila  lindi edhe  Fiknetja,   mbesë e  Sylë Bejtës  . Pasojat e  masakrës  që kishin  kryer forcat serbe  me 10 e 11 janar 1921 mbi popullatën e  fshatit Prapashticë ishin  një  histori në vete   qe u boshatis dhe u zhduk po thuaj i tërë fshati.  Në  shenjë hakmarrje për rezistencën e armatosu u zhduku shumë familje dhe fshati Prapashticë  ishte  një  masakër  mesjetare qe u dogjën e u masakruan për 24  orë!  Fitnjetja e re   mësoj shumë  gjëra nga Ghyshi i vet, nga prindërit mbi hstorinë  e  dhimbshme të kësaj ane   nga e cila  u frymëzua dhe u edukua po me një frymë   nacionale   e dashur e  afërme. Fiknetja posedon  një kulturë të një    femër   me një   personalitet të formuar bashkëkohore dhe e emancipuar.

Fiknete Bejta e bija e Mehmetit   aktivist shumëvjeçar,ndihmoj   partitë politike  në këtë anë të përforcohen   në interesin shoqëror, aktivitetet e tij shërbyen  në bërjen edhe funksionalizimin e institucioneve të para  të Republikës së Kosovës në rajonin e  Gallapit (Gollakut). Në shtator të vitit 1993 Mehmet Bejta kishte mundësuar hapjen e  një ambulante në kuadër të institucioneve paralele të qeverisë së  Kosovës në shtëpinë e tij  në fshatin Prapashticë, për kundër rrethanave   dhe hegjemonisë së  pushtetit serb të asaj kohe, shtëpia e  tij    shërbeu si  strehë dhe  vend i mbledhjeve të forcave  të UÇK-së  të  cilës ju kishin bashkangjitur  tash e  një  kohë  si shumë  djem të Kosovës  dhe dy  bijtë e Mehmetit.

Fiknete Bejta mbaroj shkollën  fillore në fshatin e lindjes atë  të mesmen  e kreu në Prishtinë. Pas mbarimit të  arsimimit  të  ulët  dhe  të  mesëm, Fiknetja në vitin 2003  nisi studimet në Universitetin e Prishtinës  në Fakultetin Ekonomik , ku mori  titullin BA i Ekonomisë e specializuar në Financa , Banka dhe Kontabilitet. Fiknetja  duke mos qenë e kënaqur me arritjet e veta vazhdoi studimet pasdiplomike në të njëjtin fakultet ku më 7 shkurt 2012 morri titullin "Master i shkencave ekonomike  në marketing" .

Është anëtare e "Institutit Alb-Shkenca"  dhe e "Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës" e tjera . Është aktive me shkrime me  tematikë nga ekonomia dhe aktualiteti të cilat publikohen  në shumicën e mediave të shkruara në Kosovë, Shqipëri e më gjerë .

Zonjusha Bejta    duke   qenë e brengosur  nga një  politikë aktuale që zhvillohet në Kosovë duke parë se për të bërë  ndryshimin e zhvillimit politik  në vend, në  botën politike nevojitet veprimi, pikërisht   edhe nga rinia , ajo u angazhua  që  nga muaj prill i vitit 2013 në partinë "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës".  Aktualisht është anëtare e këshillit drejtues  të  AAK-së për Prishtinën,  sekretare e nëndegës së Dardanisë dhe kryesuese e sektorit për zhvillimin ekonomik lokal në kuadër të kabinetit të Alenacës për Prishtinën.

Në kuadër të këtij aktiviteti politik, ajo është nominuar nga AAK-ja si kandidate për asambleiste në asamblenë  komunale në Prishtinë. Nga kjo e re  u ndamë me një përshtypje  mbresëlënëse  qe  në të ardhmen të jetë një  personalitet  i vyeshëm   dhe  me vlera  në interesin tonë  shoqëror. Ma në fund e pamë se kishte  si synim të   jetë sa ma  e përgatitur  ne    elektoratin e zgjedhjeve   në Prishtinë   me çka  përmes saj  nxirrem konceptin  se si mundet me  punuar një e re siç ishte Fiknetja.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora