E enjte, 28.03.2024, 11:04 AM (GMT)

Mendime

Gerhard Jan Rötting: Unë kam një mik

E diele, 29.09.2013, 03:20 PM


UNË KAM NJË MIK

PRISHTINË 1998

Shkruan: Prof. Dr. Gerhard Jan Rötting

- Restoranti në Prishtinë është i panjohur për mua - si edhe shumë çka në këtë qytet, dhe në përgjithësi në Kosovë. Me një mik timin të ri, kishim paraparë: Ne të takoheshim këtu për të diskutuar mbi atë që kishim  planifikuar për në vjeshtë të vitit 1998 për ndihma humanitare. Misioni ynë gjermane "Lindje-Perëndim" është menduar për fëmijët në Kosovë: ushqim ,veshmbathje dhe ndihma të tjera, që do të dërgojmë sa më shpejt të jetë e mundur me kamionë. Shpesh ne ishim "si bresheri jashtë", sepse furnizimet tona humanitare, për popullatën kosovare  ushtria serbe na i kontrollonte rëndë, dhe na pengonte ashper misionin tonë. Megjithatë, ne vazhdonim ta bënim këte, sepse neve, fëmijët shqiptare na flinin në zemër. Ne gjermanët duam që të jemi prezent me të mirat tona , e jo vetëm me fjalë ngase fëmijët, dhe populli shqiptarë kanë prioritet për ne gjermanët.

Në restaurant une u ula ashtu që ta kisha në pamje hyrjen dhe daljen e njerëzve. Sa here që dera hapej une prisja që tash të jetë miku im, por kalonin shumë minuta, dhe gati një orë e miku im ende nuk paraqitej, mua më ngatërroheshin mendët; athua çfarë i ka ndodhur, mos e kanë kapur policia serbe, mos më ka futur miku në ndonjë kurth apo çfarë është në pyetje. Megjithatë une nuk e lejova vetën time të shqetësohesha tepër, apo edhe të zhgënjehesha në mikun tim, përkundrazi une lutesha për te, dhe jetën e tij.

Në ndërkohë një njeri i të 50 ve, më afrohet, une këtë njeri e kisha venerue disa here duke shikuar në drejtimin tim. Tash mendova po çfarë dëshiron ky tani nga une? Më ofrohet në tavolinë dhe më pyet me nji gjermanishte të thyer: “ A mundem të ulem te ju? Po si jo i bëj me dorë që të marri karrigën afër meje. Pa nji pa dy ai filloi të rrëfej për situatën e kësaj vjeshte të vitit 1998, ku kryengritja ndaj pushtuesit serb kishte filluar, ku fshatra dhe qytete kishin pësime dhe shkatërrime nga forcat policoro-ushtarake serbe, dhe ku shifej kjart se do ketë masakra kundër popullatës kudo. Sa do të jenë pasojat dhe si do të sillet populli shqiptarë karshi kësaj situate e të tjera pyetje më erdhën nga mysafiri i paftuar në tavolinë! Une për një moment ndalova mendjën time, duke i thënë vehtes se duhet te kem kujdese, mos është ndonjë provokator i pushtetit serb apo mos ky njeri ka ndonjë qëllim të keq kundër meje? Gjersa une kisha në kokë këso mendimesh menjihere u afruan edhe 5 veta të tjerë te tavolina ime, me deshirën që edhe ata të jenë me mua, dhe kuptohet une lejova duke thënë se tani mund të bisedojmë lirshëm për shumë çka. Pa nji pa dy njëri mu drejtua me këto fjalë; “ Na thuja ti gjerman se pse je këtu? Paetjen e tij e mora si të sinqert duke parë sytë e tij të padjallëzuar, dhe për këtë thashë në vehten time se më duhet të i përgjigjem drejte dhe hapur. Përgjigjja e ime ishte konkrete duke ju treguar të gjithëve se qëllimi i ishte sjellja e ndihmave që une me ekipin tim nga Misioni “ Ost-West” sjellim në Kosovë për fëmijët dhe familjet shqiptare. Reagimet e tyre ishin shumë pozitive, duke më falënderuar aty për aty, por megjithatë vërejta se ata kishin edhe pyetje të tjera rreth situatës aktuale. Njëri nga ta mu drejtua me pyetjen: “ Si e shihni ju të ardhmën e ne shqiptarëve në Kosovë? Nga pyetja e tij dhe pritja e të tjerëve se si une do përgjigjëm, më bënë të mendoi drejte dhe pa akuivoke, ngase mendja dhe sytë e mi ishin ende të drejtuara kah dera ku une prisja mikun tim, apo në vendë të mikut tim mundë të futeshin forcat serbe dhe të na maltretonin të gjithëve, por nga ana tjetër shihja fytyrat e këtyre shqiptarëve të cilët ishin të rraskapitur nga dhuna e përditshme serbe, nga frika, dhe nga pa siguria e tyre personale, dhe ajo e familjeve të tyre karshi dhunës policore serbe. Nga e gjitha kjo, une kisha vetëm mundësin të jem i sinqert me ta, duke ditur se gjindesha në një reth ku mbizotëronte pushtimi total nga forcat serbe, dhe ku nuk shifej ende ndonjë fije shprese për diç më të mirë rreth Kosovës. Megjithatë une vendosa të ua tregoi shkurt atë tregimin për babanë, dhe 7 djemtë e tij me 7 thupra, duke ju dhanë shembullin se nëse janë të ndarë do pësojne të gjithë, por nëse janë së bashku si 7 thuprat do dalin fitues në fundë të kësaj katrahure....

Pas këtij tregimi, mbizotëroi nji heshtje e madhe në restaurant. Ne të gjithë u shukatëm, dhe vullneti përpunohej në shpirtrat tonë. Pastaj ngritem, dhe ua japi doren të gjithëve duke ju thënë” Dëshironi të dini se si do të jetë e ardhmja e Kosovës, nese vie te lufta dhe shkaterimi më i madh?  Bashkohuni në mes veti,  afrohuni si vëllezer me njëri tjetrin. Ky ështe prioriteti, sa më shumë që ju dashuroni njëri tjetrin aq më shumë ju do përballoni vështirësit, dhe dhunën. Ushtria dhe policia serbe do ju sjelli edhe më shumë shkatërrime, më shumë dhunë dhe masakra, pasi që jo vetëm se ju dëmton, por duket qartë se Serbia ju urren me shpirt, andaj provoni të jeni të bashkuar me njëri tjetrin, dhe kështu ju do e mundni ushtrinë dhe policinë serbe. Ashtë e mundur qe edhe ne këte bashkim të ketë edhe ndonji gabim, por ju si shqiptarë mundohuni të nxjerrni pozitivitetin e të bashkuarit, dhe me këte ju do jeni pro edhe për jetën më të mirë në të ardhmën. Të jesh “pro” jetës është edhe dëshira e Zotit, dhe bashkimi i juaj do e sjelli edhe fitoren tuaj ndaj dhunës serbe.  Qëllimi është të kërkohet jeta e mirë, dhe ai që kërkon edhe e fiton, kështu ju te bashkuar keni ardhmërin , ngase ju forcoheni dhe keshtu jeni të pathyer karshi armikut tuaj. Nëse përqafoni këte vullnet, dhe dashuri të Zotit ju atëhere  jeni te predisponuar ta fitoni ardhmërine e mirë, dhe kështu e keni deren e hapur për në Evropë, aty ku ju e keni vendin, aty ku është edhe ardhmëria e juaj. Mos lejoni asesi të largoheni nga Evropa, dhe as mos lejoni Evropen qe te ju largoi, ngase Evropa është me ju, dhe ata do të jenë krah për krah me ju edhe në këto qaste, por  edhe më vonë  për të ju dal në ndihmë. Keni kujdes, ngase edhe evropianet, pra Evropa një kohë do të ju shikoi, dhe provoi se sa e keni kuptuar ju të qenit evropian, aty ku ju e keni vendin mu në Evropë. Kërkoni nga Evropa, por edhe duhet te tregoheni se e doni vërtet Evropen, dhe thuajuni atyre se ju vërtet e deshironi Evropen, dhe se e kuptoni të qenit evropian, thuajuni evropianve se ne ishim pjesë e Evropes,  se i kemi rranjët evropiane, dhe ato nguliten këtu e më shumë se para 600 vjetësh thellë në tokën evropiane, në kulturën evropiane dhe në besimin e krishterimit evropian.

Të gjithë ata burra të ulur afër meje në tavolinë, duke bërë me kokë pershendesin fjalët e mia, dhe të gjithe me nji faleminderit më nderojnë shumë.

Një nga të pranishmit, më mban për krahu duke më thënë keshtu, si me pyetje: “Kjo filozofi a do te funkcionoi”?

Une i them se do ua tregoi edhe tri fjali si përgjigje.

Një: Fjala, të bashkuar, nuk ështe filozofi. Prindërit e mi ishin filozof, dhe keshtu une mundem në mënyre autentike të ju them se. Filozofët përfundojnë  mendimet e tyre gjithnji me nji pikëpyetje, ndërsa këtu te ju nuk ka të beje me pikepyetje, por ka të bëj një thirrje: Dashuria është vullnet për të qenë të bashkuar!.

Dy: Kush e pranon të bashkuarit si filozofi, ai qalon në besim, ndoshta një filozofi ndihmon në ide dhe ideologji të dukshme, kjo edhe qëndron, por ajo nuk sjell besim, asnji shpresë, dhe fare dashuri.

Tre: Kam ndjenjën se ju tash pyeteni, se pse atëhere  ushtria dhe policia serbe ka mendimet  barbare që të shkatërroi, thyej dhe dhunoi kundër jush?  Une do ju pergjigjem juve edhe pse kjo filozofi serbe mundë të quhet e “krishterë”, megjithatë ështe kjo nji ideologji për shkatërime, dhe dhunime që ata ( serbët)  kuptojnë, dhe këto ide vijnë nga ideologjia e tyre,  e kjo ideologji e tyre nji ditë do të shkrihet si bora para diellit.

Katër:  une ju them se dashuria ndaj Zotit mbetet, për gjithmonë dhe për mote nese jeni se bashku, te bashkuar, ishin fjalët e mia.

Këto që ju na i thate neve, a ben qe kete tua them edhe te tjereve, me pyeti njeri nga ta.

“ Po pse jo, ai që fillon të fal dhe te pajtohet ështe si nje Diell i paster për te tjeret. Une kam nje mik, dhe atij i falënderoem për shumë çka, ai me pat thene njihere” duaje duaje edhe armikun” dhe këto fjalë me kane nderrue trurin tim, ngase une isha egoist, por fjalët e mikut tim patën ndryshue shumë në mendjen time, dhe tash mundem nga zemra të ndihmoi dhe të fal, ky edhe ështe shkaku qe ne tash jemi këtu te ndihmojmë fëmijet tuaj, dhe mbarë popullin e Kosovës. Miku im do ketë dëshire që të gjithë juve personalisht të ju takoi, dhe ai qe e kerkon atë do ta gjej, ngase fjalët e mikut tim edhe mue me kanë bëre të lumtur; dashuroni dhe jini të bashkuar, kështu thoshte ai. Dhe keshtu ai pret që edhe në Kosovë te filloi nje erë e re, miku im dëshiron këte, dhe ne , une dhe ti mundemi gjithashtu të ndihmojmë, ngase kërkohet nji jetë e re me rregulla të reja, dhe kjo ka të bëjë me të gjithë njerëzimin, e sidomos me ju njerëzit e vuajtur të Kosovës. Kjo “pamje” e re na shpëton nga urrejtja, mëria, dhe hakmarrja, dhe krejtë çka ne na duhet ështe dashuria, që ne njerëzimin na lidh kudo, dhe na shpëton nga e keqja. Nuk ka të bëjë me një Ko-egzistencë, por me një Pro-egzistencë qe ju dhe neve do na shpëtoi.

Ai njeriu me fytyre te vogel dhe te paruar me nje falenderim spontan me drejtohet me keto fjale, “ Ti gjerman, a do te shkosh këto ditë mbrapa ne Gjermani, dhe a je i sigurt se do vijsh perseri? Se kjo është pyetja e ime? Ju lutem ejani përseri, na duheni thërret një tjetër nga afer” Ju gjermanët na duheni neve këtu”.

I shikova të gjithë ata njerëz nji nga nji, dhe ju premtova” Une jam me ju, dhe se a do vijë përseri nuk bëhet fjalë, llogaritni në mua , ngase ne të krishterët ju ndihmojmë, dhe ju duam shumë ju shqiptarëve.”

Pasi qe dola nga dera e restorantit, një erë e fortë më ftohi veshët, vendosa jakën e palltos mbi ta. Megjithate disi kisha ende nxehtesi nga biseda. Miqët e mi mbetën në tavolinë, dhe nëse ata tani mikun tim Jezu e kerkojnë, nuk do të diskutojnë  për “ religjionin”, por për atë se si do ta zbulojnë mikun tim i cili do të dëshironte të ishte në mesin e tyre. Une ju deshiroi atyre që të shikojnë kah Dielli, dhe tmerret e hijeve të errëta të cilat shtrihen mbi Kosovën të ikin nga këtu.

Shikimet e mia, rrugicave të Prishtinës shkonin herë djathtas e herë majtas, duke kërkuar se a duket kund miku im i ri, me të cilin une doja të takohesha, por jo, ndoshta edhe nuk do të vij asnjihere!. Duke ecur rrugeve te Prishtines, isha më se i sigurt: Une do vij përseri, të ndihmoi, ngase në të ardhmën këta njerëz do kenë nevoi per ndihmën time, ndihmën e të krishterëve, ndihmën e Evropës demokratike ku Kosova dhe shqiptarët ishin dhe do jenë gjithmonë....

Copë ditari nga shënimet e kohës së luftës në Kosovë, e Dr. Pastor Gerhard Jan Rötting * Mission "Ost-West" e.V.

Am Dieland 22 * D 35649 Bischoffen Z. G. J. Rötting është udhëheqës i Misionit „OST-WEST“,e ku menagjer kryesor është shqiptari nga Istogu Valon E. Blakaj,  mision humanitar që ka ndihmuar dhe ndihmon pa ndërprerë shqiptarët e Kosovës e më gjerë, është një mik i çmuar edhe i imi.

Këtë shënim ai ma ka dërguar enkas që une ta përkthej dhe përshtati në gjihën shqipe, dhe ta botoj në mjetet tona të informimit dhe portalet shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora