Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Lutje për shtet...

| E premte, 27.09.2013, 07:55 PM |


LUTJE PER SHTET…

-Qindra (edhe femij) shqiptarë të ngujuar nga gjakmarrja në shekullin e 21-të-

Nga Zeqir Lushaj

 

me thoni ju

më të mënçmit,

cilen të quajmë Diktaturë

 

qindra (edhe femij) të ngujuar sot

apo atë të djeshmen

edhe pse kokës i binim per mur

 

…!

e duam demokracinë

i gëzohemi kësaj dite

veçse BOLL aman

 

ju lutem shumë-boll

të mos abuzohet më

me terma politike

 

…!

gjithë bota

i lutet zotit

per jetë e shendet

 

shqiptarët e shkretë

me duart nga qielli

luten per SHTET

./.