E premte, 19.04.2024, 01:21 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Është koha që Katedralja të ngjitet përpjetë

E premte, 23.05.2008, 08:23 PM


Është koha që Katedralja të ngjitet përpjetë

Nga Xhevat Rexhaj

Është e vështirë të shkruash për tema të ndryshme, është e vështirë edhe të marrish guxim për të shkruar, është vërtet e vështirë të shkruash sepse duhet patur prirje dije dhe kapacitet të të menduarit dhe të të shkruarit, të gjitha këto dhe të tjera shumë njerëz i kanë, dhe është fatmirësi që ata edhe të shkruajnë shumë sepse ne të tjerët që dëshirojmë të shkruajmë por vërtet nuk kemi shumë kapital të mjaftueshem edhe mësojmë dhe kuptojmë prej tyre dhe mund të marrim guxim që edhe ne të guxojmë të qesim diçka në letër. Thënë të drejten une baj pjesë në grupin e disa që kan dëshirë të shkruajnë por nuk kanë bile kapacitet të të shkruarit të nevojshëm,po shhkruaj për vehten time se vërtet e dua të shkruarit por kërkoi falje për gabimet në përgjithësi. Besoi se njeriu lufton me atë që e ka andaj edhe une do i rrekem një qështjeje që me preokupon shumë kohë.
Katedrala" Nëna Tereze" në Prishtinë , ku dhe kur u nis, ku është dhe kur do të jetë?
Ah Katedralja, ide si shumë të tjera që rrodhën nga një mendje e ndritur, që u menduan dhe u analizuan me kohë, u hapen dhe u përqafuan nga shumica shqiptare, u përkrahën nga Inteligjenca dhe Njerëzia, edhe Katedralja bënte pjesë në këto përkrahje të tëra që i jepte populli në shumicë mendimeve dhe ideve përparimtare dhe vizionare të Njeriut të të dy shekujve dr. Ibrahim Rugovës.
Une nuk kam guxim të futem në qështje të fesë, as në qështje të politikës e as në dhënjen e fajeve, por do të shkruaj me bindjen time se ne si Shtetas të kOSOVËS U ligëm në qështjen e Katedralës. prej pasluftes Kosova, thuaja se çdo ditë gdhiu me nga një Minare, prej pasluftes u lëshuan mjekrrat si mo me ta marr mendja se je në një pjesë t¨we Europës, prej pas luftes për fat të keq mund të dëgjoshë aty këtu edhe komente se " ei pse me i ra Irakut etj" po kuptohet se çka po mendoi të them( duhet guxim) se...
Ani se besoi se "miqët tanë Arab ma mirë kishte me qenë të kishin dhanë mjete për Infrastrukturë, por mendova një dite ata nuk kanë Infrastrukturë të mjaftueshme për vehte andaj edhe nuk dijnë ta eksportojnë as tjeterkund por janë të aftë për minare edhe pse edhe ai është artë por kur teprohet e humb edhe vleften. Këtë e kam vërejtur edhe në Istog, ne e kishim një xhami në një vend ideal, xhamin pas lufte e kish renovuar dhe rindertuar komplet një familje nga Istogu me qëndrim në Belgjikë, vërtet edhe une kam admirim për atë familje, i lumtë thënë shqip sepse une nuk jamë kundër objekteve vërtet fetare, nuk dua dhe nuk guxoi të jem. Mirëpo çka ndodh në ndërkohë, në QENDER të qytetit në teritor, pronë komunale- shtetrore, ndërtohet një Xhami tjeter nga dikush nga Arabia me bekimin ekomunarëve të cilët sigurishtë se kishin hise... , se kjo xhami ëstë vërtet muslimane-islame, ndersa ajo tjetra nuk i plotëson k! riteret?!.
Istogu është komunë e vogël për dy xhamija, ka nevoi për kulturë, për investime, për vende pune, për biznese të reja, për ardhmëri të të rinjëve, sikur që kanë bërë disa Investitorë vendas që janë kthyerë nga perëndimi dhe kanë hapurë më shumë se 200 vende pune për popullatën ata për mua janë Pejgamberë dhe Njerëz të Zotit se kan zgjedhurë halet e më shumë se 200 familjeve shqiptare. Andaj aty ku ka Monumente Kulti mos të i duplifikojmë në vende të vogla sidomos.
Ne kemi thënë dhe kemi lexuar e dëxhuarë se fytyrën e kemi nga Perëndimi ndersa shpinen nga lindja, vërtet edhe kishte qenë e vërtet, une kam pas menduar se mbase po ndertojnë shumë xhami, arabët do të na e bëjnë edhe shtetin dhe do e pranojnë diten e dytë... , po shkuan shumë dy ditsha dhe ska gjë, athua ata xhami në Serbi nuk po ndërtojnë por projektet në Serbi po i huazojnë dhe neve po na furnizojnë me projekte dhe plane serbe. Athua këto nuk kanë lidhmëri, apo është vërtet boshti- Arabi-Rusi-Serbi, anti Amerikan do të thotë anti Shqiptarë, me sa po shifet është. Edhe këtu në perëndim ka njerëz tanë që kanë lëshuar mjekrra të xhata dhe pantolla të shkurtër veshin, shkojnë kinse disa xhamijave , nepër Hale të ndryshme dhe flasin kundër atyre që na e shëtuan lëkurën dhe na qitën në dritë të Zotit, athua a e dinë se për ne Zoti i Madhërishëm një dhe Amerika dy na shpëtuan pa u mbytë tërë shqiptarët në det! in Adriatikë ah...
Jam edhe une mysliman i lindun prej babe dhe nane , Nanen dhe Vëllaun Rifatin mi vranë shkitë në lufte, ua kam ndertuar vetë me vëlla Varrin në Cerrcë. Ata u vranë si shqiptarë dhe si shqiptarë u qoftë dheu i lehtë. Pra une jam shqiptarë dhe një e di se fytyren e kam nga perëndimi dhe dëshiroi të pyes Kryetarin e4 ri të Prishtinës, ish Ministrin e Financave z. Isa Mustafa, me të cilin kam patur rast të rri disa herë në Zvicerr dhe në Schaffhausen ku une kam qenë në krye të LDKsë dhe Shoqatës Mikste ZVICERRANO-SHQIPTARE, se ku janë punët sa i përket Katedralës së inicuar dhe vënijes së gurëthemelit nga ana e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës në Prishtinë. Z. Mustafa si njeri i besuar edhe edhe i Kryetarit të Shtetit duhet të përshpejtoi punët dhe duhet të tregohet transparent se detyrat që i ka marr duhet edhe ti kryej. Komuna e Prishtinës e ka për obligim që në këtë Mandat të fillojnë dhe vazhdojnë punimet deri n! ë kryerje të kësaj vepre të madhe, që ka dhe do të ketë karakterë historikë në raportet shiptaro- Euroatlantike, pra kemi kapacitet dhe të drejtë që të ndertojmënjë Objekt të tillë, thënë të drejten ne mishërohemi me Nënë Terezën, Pap Justinjanin, Pjeter Bogdanin, Gjergj Fishten e të tjerë.
Është koha që Katedralja të ngjitet përpjetë.

Xhevat Rexhaj
Cerrcë - Schaffha8usen



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora