Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hazir Mehmeti: Shkëlqen Ardita Statovci në Gjermani

| E merkure, 25.09.2013, 08:43 PM |


Edhe një shkëlqim i pianistes Ardita Statovcit në Gjermani

"Variacione dhe Fugë mbi një temë të Händel-it op.24", me të cilat ArditaStatovci ishte brilante” ... një kualitet superelitar” .... “lojë e kristaltë margaritarësh të Sonatës së Moxartit KV 567”...

Nga Hazir MEHMETI

Tani më në listën e pianisteve me renome botërore, Ardita Statovci, vazhdon sukseset e saj me lojën e saj brilante. Ajo tani ka pushtuar skenat e njohura botërore të muzikës klasike qe nga Njujorku, Londra, Berlini, Boni, Vjena, Roma. Vet të qenit reprezentuese e prodhuesit më të njohur në botë të pianove „Steinway&Sons“ të preferuara nga 98% e pianistëve, tregon për vlera të larta të artistes sonë.  Ardita modeste, e sinqertë flet pak, puna e saj flet shumë.. Edhe për ne, për imazhin tonë në botë si shqiptar. Kritikët profesionist të artit të muzikës klasike, veçan në shtypin gjerman e vlerëson lartë lojën e Arditës. E vlersuan “...një kualitet superelitar” .... “lojë e kristaltë margaritarësh të Sonatës së Moxartit KV 567” ( autor, BalduinSulzer : Kronenzeitung). “Kur ajo pastaj për Bis e bëri të rrëshqiste si margaritar një pjesë bravuroze nga GyörgyKurtag, ishte e qartë: emri Statovci duhet të mbahet mend.  /Telegrafi/

Koncerti i fundit i Arditës ishte në Passau të Gjermanisë la mbresa mahnitëse interpretuese. Gazeta vendore ““PassauerNeuePresse”  në artikullin e shkruar nga kritikja DorotheaWalchshäusl me titullE sinqerte, e qartë dhe shumë prekëse” të datës 21 shtator mes tjerash shkruan: Pianistja shqiptare ArditaStatovci bindëse ne piano-projektin Nr. 119 tek Piano Mora (Passau, Gjermani).   Mund të studiosh biografinë e saj impresi, t'ia kthesh buzëqeshjen e dashur ose të përshëndetësh koncipimin e programit që ajo bën. Por kush dëshiron ta njohë Ardita Statovcin përtej kësaj, duhet ta dëgjojë atë se si luan Bach-un. Të enjten mbrëma pianistja shqiptare ishte mysafire tek Piano Mora në Passau dhe për dëgjuesit ajo u shfaq si interpretuese serioze që entuziazmonte- e sinqertë, e qartë dhe shumë prekëse.

Tani, se si ArditaStatovci luan Partitën nr. 1 në B-Dur nga Bach-u, i gjason krijimit të një skulpture të matur, të përfunduar e të përkryer. Pa rezervim fals, ajo vë duart thellë në taste, lëmon, zdrukthton, modelon dhe formëson. Ajo çka krijohet në fund, nuk  është më vetëm tekst prej notash dhe nuk është më vetëm vepër e ngurtë arti, por është gjallëri e pastër, lumturi e jetës dhe ndjesi e përjetuar thellësisht.
           Virtuoze, me inteligjencë të lartë dhe përplot gëzim fëmijëror, Pianistja luan me muzikën, e grishë atë, e bën të vallëzoj, të këndoj dhe të drithëroj me intimitet. Këtu Bach-u guxon të tërbohet, të ulërij, ai guxon të bëj shaka djallëzore, të dashuroj ndjeshëm dhe të psherëtij. Secilën shprehje Statovci e krijon të re, asnjë përsëritje nuk i ngjason paraprakes, transparente dhe në mënyrë të përkryer e balancuar është kultura e saj tingullore, me shumë nuanca dhe me një pasuri ngjyrash të lojës pianistike.

Përkrah Bach-ut, këtë mbrëmje pianistja paraqet vepra tjera të shumanshme që përshtaten në program: Impromtu-në nr. 2 në es-Dur nga Schubert-i, të interpretuar thellësisht ëmbël. Marshin e rrëmbyeshëm motorik  "AllaTurka" nga bashkëkohësi Fahri Beqiri, të luajtur  me virtuozitet dhe tingull të plotë. Alleluia-n e stuhishme si himn nga Franz Liszt-i. Dhe në fund nga JohannesBrahms-i "Variacione dhe Fugë mbi nj temë të Händel-it op.24", me të cilat ArditaStatovci ishte brilante ,duke mënjanuar çdo efekt- show-bërës, me teknikë të pjekur, fuqi krijuese të diferencuar dhe përkushtim absolut.

Një mbrëmje intime dhe e jashtëzakonshme me një artiste, që i ka hapur të gjitha dyert.”

Vlen të thuhet se çdo koncert ku luan Ardita sallat janë të mbushura me  artdashës të muzikës klasike. Forma e paraqitjes së saj është art në vete, buzëqeshja, shprehjet, qëndrimi me plot respekt reflekton bindshëm në një personalitet me kulturë. Gjithmonë qëndron krenare në përkatësinë kombëtare shqiptare. Ajo është nderi i artit, kulturës dhe kombit.