E enjte, 25.04.2024, 12:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Drita Lushi

E merkure, 25.09.2013, 10:00 PM


DRITA LUSHI

 

(L)OJNA  VJESHTE.

-cikël poetik-

 

 

VJESHTË

 

Më  the,

mos të të harroja,

që bashkë me vjeshtën,

të t’ prisja dhe ty.

 

Me the,

që si frutat piqen nga dielli,

dhe ndjenjat piqen

duke u parë ndër sy.

 

Me the

që mos t’rrëmbehësha

nga vërshimi pranveror,

por në paqë të prisja

të kuqtë vjeshtor.

 

Me the...

 

Vjeshta po hyn

në vijëartën e saj.

Të pres, mos u vono!

Tani nuk është më Maj...

 

Shtator 2012

 

 

(L) OJNA

(vjeshte)

 

Ti…

(m)kërkon,

(s)më sheh,

ia beh.

 

Qesh

si vjeshtë.

 

Si lumë

(s)më mbyt.

më puth.

 

Unë…

(s)qëndroj.

(s)vërshoj.

(s)dallgëzoj.

(s)mbytem,

rrënjë(gë)zoj

tek ti.

 

Të dy,

(s)vdesim

(ri)lindim

në sy

 

*ia beh=vjen shpejt, mbërrin në çast, me një frymë.

 

Shtator 2013

 

 

PA LEJE

 

(H)Ej!

Kush të tha,

T’më hyje pa pyetur

në mendime?

Pa leje,

pasaport,

apo kartë.

Me identitet,

te shkrojtur nëpër fjale.

E më behesh ,

Kryefjalë,

Dialog,

Monolog

Orë e pa orë,

Ditë (e)dhe natë

Kush tha të kaloje pa leje,

Portat e mendimeve?

Ato mbyllur qenë,

mbyllur, me dryna muajsh,

që mbanin mbi shpinë vit(e)

 

shtator 2013

 

 

TRAK-TRAK

 

Vjeshta,

pjek fjalët,

prozën,

bëhet libra…

 

Ti poezi,

vjen

si vajzë,

me taka,

me teka,

me hapa,

kryeneçe,

s’troket.

Trak, trak.

Çel sythe

sysh,

buzësh,

duarsh,

puthjesh,

dhe në vjeshtë.

Është dimri përpara, se di?

Liqenet e prillit po ftohen.

(Lule)Kumbullat, çelin në pranverë..

Eh…!

Tani,

Tani që bujte,

Po të marr me gjithë teka në gji.

(mos) Fli…

Fli…  dhe zgjohu në burimet e mij.

 

Shtator 2013

 



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora