E marte, 19.03.2024, 06:22 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Në faqen e parë

E premte, 23.05.2008, 07:13 PM


NË FAQEN E PARË

Nga Xhevat Rexhaj

Gjithmonë, prej se lexoj rregullishtë gazetën ''Zëri i Ditës'', së pari ndalem dhe me vëmendje e lexoj shkrimin , „Në Faqen e Parë“. Aty më përqendrohet vëmendja dhe vazhdoi të tjerat. Që pas këtij leximi disi kuptoi se çka vërtet është realiteti, ku preken problemet, ku ishin dhe ku janë skenat dhe prapaskenat në sfera të ndryshme të jetës edhe shoqërore e sidomos politike. Mirëpo për qudi të ne shqiptarëve, e gjitha pershjkruhet dhe thuhet me një gjuhë vërtet të butë të thukët dhe shumë domëthënëse, çka vërtet edhe na duhet sot e tutje. Lexuesi ka mundësi që nga kjo kolumne të nxjerr shumë gjëra dhe të jetë tërë ditën me realitetin, me përditshmërin dhe me të vërteten e jo me abstrakten apo të dë shirueshme.

„Në faqen e parë“ preken gjërat, thuhen haptas, shpërndahen në opinion si një sihariq, nganjëher edhe të dhimbshme si për neve ashtu edhe për autorin sepse ashtu janë gjërat në teren, apo thënë më mirë në Shtetin tonë dhe rreth Shtetit tonë.

Në Faqen e Parë, përblidhet thuaja se e tëra që është aktuale, përmblidhet edhe ajo që për ne shqiptarët shumë herë është edhe e hidhur, realja për mangësit, dobësit, lëshimet, abuzimet, papërgjegjësia, korrupcioni e shumë të tjera shëmti që duhet luftuar, sepse kemi krijuar Shtet në dhe me bashkëpunim dhe bashkëndihmë me Demokracitë botërore, pra mesazhi është gjithherë në faqen e parë, mos të i zhgenjejmë miqët tanë por as edhe Qytetarët tanë të mrekullueshem. Besoi se është shumë e vështirë që të thuhen gjërat ashtu si janë, si shifen, si preken dhe si përjetohen në përditshmërin e Republikës së Kosovës, por Në Faqen e Parë, lexohen ende, respekt.

Duke u frymëzuar nga shkrimet, vërtet të mira, me porosi të qëlluara, me përmbajtje të thukët dhe me profesionalizëm, mendoi se Një Njeri mundë të bëjë shumë, mundë të mbajë gjallë dhe ta kultivoi më tutje, qytetarinë e të shkruarit( jo aspekti Qytetar etj) pra me gjuhë të thjesht, të kuptueshme dhe të relaksueshme për momentet që kemi jetuar dhe po jetojmë ne si Kombë Shqiptarë, këto vërtet po i gjejë dhe i kam vërejtur gjatë te Njeriu vërtet i Kulturuar, me një Civilizim të kulluar dhe me një urtësi tä pazakontë për ne Shqipatrët, pra te Zotëri Blerim Shala, së pari Gazetarë, Editorë dhe njeri i urtë por i Zoti në Politikë.

Une sot u ndieva shumë i kënaqur kur pash se Zoti Shala mori pjesë dhe nënshkroi në Ceremonin e Kushtetutërs së Republikës së Kosovës për të cilën ai ka punuar vërtet shumë, dhe sidomos me angazhimin e tij si Koordinator dhe Udhëheqës i Grupit Politik Strategjik në kuadër të Grupit të Unitetit të bërë atëkoh nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova. Zoti Shala ishte gjithherë pjesë e Elitës në bërjen e Shtetit të Kosovës, andaj une në emër të shumë lexuesve dhe bashkëatdhetarëve me të cilet bisedojmë e ndjejmë për obligim që këtij Njeriu, këtij Shqiptari, Gazetari dhe dhashtë Zoti në të ardhmen Udhëheqësi dhe Politikani të Republikës së Kosvës të ia urojmë dhe gëzojmë angazhimin e tij të gjertanishëm dhe ti dëhsirojmë suksese në të ardhnen. Politika në Republikën e Kosovës ka nevoi për njerëz që prekin dhe jetojnë me realitetin por që përfaqësojnë edhe kulturë Evropiane në Politikë atë mundë ta gjejm?! ? dhe shofim te Zotëri Blerim Shala.

Urime dhe me fat bërja realitet e Republikës së Kosovës, pas Rishpalljes dhe nënshkrimit të procedures së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ju priftë e mbara.

*Shoqata Mikste, Zvicerrano- Shqiptare

Istog- Schaffhausen



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora