Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Neki Lulaj

| E hene, 23.09.2013, 07:34 PM |


Neki Lulaj

1.RRUGETIM I PAPRITUR

(Kushtuar Kolonelit Ahmet Krasniqi)

Heshtja ka pllakosur në atë vargan të gjatë kolone

Lëvizje e ngadaltë me plagën e rëndë të dhimbjës

Pikon plaga e hapur në përcjelljen e pafund  mortore

Kolona bluan në mullirin e kohës me ritëm  befasie

 

Kush ta zuri pritën, vëlla kush e vrau ylberin

Kush i veshi rrobat   mjerane të tradhtisë

Kush e vrau, kush qëlloi mbi kolonelin?

Kush  e vrau atë dritë që donte vetëm dritë??!!

 

Hedhim hapat në rrugëtimin e fundit kur ndalet jeta

Po grijmë në  heshtjën mortore një duhan kaçak me dhimbje

Malli për ty shtrydh gjoksin, ndrydh ndjenja

Shtrëngojmë duart e kafshojmë buzët në dridhje

 

E s’duam loti  të na tradhëtojë në ligësinë shkullore.

Teksa turma memece gjarpëron nëpër udhë

Seicili ka hapur kalendarin e veprës  madhështore

Që kur ishe fëmijë, kolonel,  deri sa u bëre burrë

 

O tërmet, o tradhëti e lashtë shekspiriane

Në gjirin  e nënës ti ishe atentat për pavarësi ......

Mos thuaj se s’te kemi më  odave ku ka fjalë mentare

E në një bjeshkë nuk do ta ringrejmë flamurin kuq e zi!

...............       .......   ....

Zvarranikët ecin drejt aktit të fundit të turpit të zi

E Kosova ngjason sot me një lëndinë e plagosur në petale

Hienat mes turmës anonime i shoh duke zgërdhirë

E koloneli nga arkivolit tinguj tmerri lëshon me batare

 

“Kapini kusarët kriminelet që jetën e vrasin

Kosova jonë e dashur të mos i ndalet j o kurrë hapi!|

....

Njeriu që lindi në burg........       .....      .......

..........      .......    ........      .......        ....


Për ata që nuk vdesin

Nëse me pyetni

Dëshmorëve të kombit nga u erdhi fuqia.

Unë ju tregoj.

 

Nëse me pyetni

A luftuan ata për emër a për Liri.

Unë ju tregoj.

 

Nëse me pyetni

A u shkrua për ta në histori një kapitull i ri

Unë ju tregoj.

 

Nëse me pyetni

Kosharja, Loxha, Prekazi e Gllogjani

A janë djepa trimërie

Unë di t’ju tregoj.

 

Nëse me pyetni

A jetojnë dëshmoret  e cilën ditë të lindjes kanë

Unë saktë ua tregoj

 

Nëse më pyetni

A jetojnë në Parajsën e  Pavarësisë

I pari dhe i fundit unë, unë  ua tregoj


TE RRASA E ZOGUT

1.

E shkulën mitin e Gurëndarjes

që s’fjeti kurrë, kurrë

E thyen shpirtin

deri në koskë në Rrasën e Zogut

Prillin e kthyen në furtunë

E lidhën me litar

E rrugën kërkonn që t’ia lidhnin me zinxhirë

 

2.

Ecën  krisma e pushkëve

si zonja konaku thellë në luginë

Nuk ulën tytat

mbi tokën e lashtë të shenjtërisë

Duhët këputur zinxhiri

i ndasisë ku muzat flasin pa pushim

Ku ligjërojnë malet   shqiptare

e në  Alpe sheh shqipet e Dardanisë

 

3.

Lugina e Kosharës mbeti

themel i patundur i shtetësisë

Rrasa e Zogut fole

ku fle e rizgjohet trimëria

Këndojnë miliona zogj

e zemra të shqiptarisë

Ninullojnë 114 muza të pafjetura

që i sjell si dhuratë liria