E marte, 04.08.2020, 08:57 AM (GMT+1)

Personalitete

Keze (Kozeta) Zylo: Patriarku i familjes politike kombetare te Amerikes, z.Eduard Kennedy i kercenohet jeta

E premte, 23.05.2008, 08:29 PM


Patriarku i familjes politike kombetare te Amerikes, z.Eduard Kennedy i kercenohet jeta, pas nje diagnostimi me semundjen e pasherueshme te shekullit!

Nga Keze (Kozeta) Zylo

Senior Senator Eduard Kenedi
Ndersa kryej rutinen e perditshme per te ndjekur lajmet ne politiken amerikane, vecanerisht ka kohe qe fokusohem ne nje nga garat me te fuqishme presidenciale te historise se saj, si midis gruas me karizmatike ne bote Hillary Klinton dhe senatorit Obama, papritur si nje rrufe ne mes te nje dite te kthjellet, ne te gjitha stacionet televizive u dha nje nderprerje e lajmeve, (Breaking news) per senatorin Eduard Kennedi.
Z.Kenedi u mor me urgjence ne spital pas nje dridhje te fuqishme te trupit te tij.  Ne spital ai iu nenshtrua analizave teper intensive, pastaj mjeket shperndane informacionin per diagnostikimin e tij ne 158 fjale, ku midis te tjerash shpjegohej se:
Ne anen e majte te trurit ka kancer dhe se aty ndodhet vatra qe shperndan informacione, njekohesisht aty eshte qendra e te folurit dhe sensacioneve.
Profesori i operacioneve kirurgjikale ne “New York Presbyterian Hospital Kolumbia”, thote se ato nuk jane te kurueshme, vecanerisht ne moshen e tij.
Semundja e kancerit Malignant Gliomas, eshte shume e perhapur tani, ajo rritet shpejt dhe te merr jeten brutalisht.
18000 veta diagnostohen me kete lloj semundje ne Amerike.  Mjeket thane se do te trajtohet me rreze dhe kimoterapi duke ju nenshtruar dhe analizave intensive.
Gruaja e Kenedit znj. Vicki dhe djali i tij republikani Patrick Kenedi po i qendrojne mjaft afer, per t’i sherbyer atij.  Kjo semundje te con ne depression, ne nje te folur konfuz, paaftesi per te shkruajtur dhe per te llogaritur matematikisht.
Z.Kenedi eshte vellai i presidentit Kenedi, i vetmi president me besimin katolik ne historine e presidenteve te Amerikes, pasi presidentet e tjere jane te besimit protestant.
Familja Kenedi dallohet si familje per pikepamjet e tyre liberale dhe per nje kontribut nga me te cmuarat ne politiken amerikane.
Keshtu diagnostimi i tij me kete semundje te keqe eshte bere ceshtje e dites ne te gjitha mjediset amerikane dhe po keshtu dhe ne mjedisin ku une punoj.
Shumica e profesoreve ne Staten Island, vecanerisht ata me origjine irlandeze, e pershkruajne kete burr me zemer te urte, teper burreror ne politike dhe me nje humor te holle.  Kur shumica e tyre luteshin per nje sherim te shpejte per burrin e shquar te Kombit Amerikan ne politike, mendja ime shqiptare fluturonte ne Atdheun tim dhe Diaspore se a do ta kemi dhe ne shqiptaret lutjen, si pjese te kultures sone per te gjitha gjerat qe na perfshin ne jete?
Nderkohe qe degjoja dhe ndjeja respektin me te madh per kete senator amerikan, nuk gjeja asnje figure mit ne politike, ne vendin tim, qe ta votojne unanimisht, 500 partite qe jane krijuar atje me vetem 2 milione shiqptare brenda vendit, pasi miliona te tjere iken per nje jete me te mire ose u debuan nga vendi i tyre!
Sidoqofte lutem se bashku me amerikanet per ikonen boterore te politikes, por njekohesisht i jam mirenjohese se dhe ai ka nje kontribut te vecante per Kombin tim, per Kosoven!

Si e vleresojne presidentet e Amerikes, senatoret dhe kandidatet per presidente qe jane perfshire ne garen presidenciale per ne Shtepine e Bardhe, zotin Kendedi?

Kandidati republikan per president ish gjenerali hero McCain thote:
Eduard Kenedi eshte luani i fundit i Senatit, me sy qe gjithmone shkelqejne dhe nje ze teper i fuqishem per Kombin tim.
Presidenti George Bush kerkoi te luteshin dhe e pershkroi senatorin veteran per 46 vjet, nje burr te jashtezakonshem me nje fuqi te shquar dhe shpirt te madh.
Senatori republican Arlen Specter nje i mbijetuar per kancerin e vlereson shume figuren e tij dhe thote se po te votohet figura e tij ne senat, jam me se i sigurt se ai do te votohet ne te dy krahet.  Te gjithe senatoret do te votojne per te, sepse eshte njeriu me i besueshem, me bindje te forta, me popullori dhe me toleranti.
Senatori Barak Obama, i cili mori mbeshtetjen e plote nga senatori Kenedi, e quajti lajmin e shperndare nje lajm te tmerrshem, (grim news)!  Ai ju drejtua publikut te luteshin per nje sherim sa me te shpejte te tij.
Senatori Chuck Schumer tha se Ai eshte qendra e senatit, zemra, mendja dhe shpirti.  Ne lutemi per te dhe e di qe ai do te vije perseri si nje luftetar, sepse Amerika ka shume nevoje per te.

Pak histori per familjen Kenedi

John, Robert dhe Ted Kenedi
Familja Kenedi eshte gati si familje mbreterore ne politike.
Jozef Kenedi vellai i tij vdiq ne luften e dyte boterore, ndersa vellezerit John dhe Bobby Kenedi ishin vrare ne garen presidenciale.  Tragjedia e kesaj familje nuk do te kete te sosur.  Djali i vetem i presidentit Kenedi i zgjedhur si nje nga burrat me te pashem te botes, se bashku me te fejuaren e tij dhe motren e te fejuares perfunduan tragjikisht ne ujrat e oqeanit, pas rrezimit te avionit te tyre privat.  Presidenti Kenedi ka tashme vetem nje vajze sa te kulturuar po aq dhe te thjeshte. 
Presidenti Kenedi njekohesisht eshte akuzuar per nje lidhje te fshehte me bjonden me seksi te shekullit te kaluar, Merlin Monroe, e cila e cmendi mendjen e tij, vecanerisht kur do te kendonte kengen per t’i uruar ditelindjen:  Happy Birthday Mr.President!
Senatori Kenedi u zgjodh me 1962 ne senat kur vellai ishte president.
Ai perejtoi dhimbjen me te tmerrshme te 3 vellezerve te tij, vdekur brutalisht. 
Ate e quajne nje mit, king i politikes amerikane!
Me 1969 Kenedi eshte denuar me 2 muaj burg, per shkak se ngiste makinen nen efektet e alkolit.  Me 1973 djali i tij Eduard Jr.humbi kemben nga semundja e kancerit. 
Martesa e tij e pare me Joan Kenedi kaloi ne divorc per alkolizem ose per thashetheme femrash.  Me 1991 nje skandal tjeter e perfshiu familjen Kenedi, nipi I tij, William Kennedi Smith, u akuzua per nje perdhunim te nje gruaje ne Flordida, pas nje nate I dehur.
Familja Kenedi ka nxjerre nje sere figurash te shquara ne politike, por vecanerisht Presidenti Kenedi edhe pse pati nje jetegjatesi te shkurter si president, pasi ai u godit per vdekje, ka ngelur si nje nga udheheqesit me te shquar te Amerikes.
 Thenia e tij se: Mos pyet se cfare ka bere Atdheu per mua, por pyet se cfare ke bere ti per Atdheun, do te jete nje thenie nga me te perdorurat ne te gjitha kombet e botes e me se tepermi i pershtatet Atdheut tim!
My fellow Americans, ask not what your country can do for you, ask what you can do for your country.  John F.Kennedy

New York
22 Maj, 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora