Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Kunavia (IV)

| E diele, 22.09.2013, 11:26 PM |


KUNAVIA - 4

Dioqeza e Kunavisë në mesjeten e vonëshme

-Një faqe e rendësishme e historisë të dioqezës së Kunavisë (në latinisht Dioecesis Chunaviensis), janë ipeshkevët që kanë sherbyer në këtë dioqezë, të cilët per herë të parë, po i prezantoj në listen në vazhdim të ketij shkrimi:

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Aktiviteti i Dioqezës sufragane të Kunavisë, asht i dokumentuar nga shekulli i IV pas Krishtit, gjatë gjithë mesjetes, deri në gjysmen e parë të shekullit XIX, kohë kur shuhet aktiviteti i kesaj dioqeze, pasi popullata e krishterë u konvertua në bektashi dhe një pjesë e vogel në myslimanë sunitë.

Deri ne shekullin e XI, kishat dhe manastiret e dioqezes se Kunavise, ishin te ritit ortodoks dhe ne varesi te Patriarkanes te Kostantinopojes. Kjo asht arsyeja, qe ende nuk njohim emerat e ipeshkeve, ortodoksa, madje nuk i njohim ende te gjitha kishat e kesaj treve te gjere.

Dominimi i kishave te ritit ortodoks ne Kunavi, diktohej nga pozicioni politik i fisnikerise vendase, te cilet ishin ne varesi te Perandorise Bizantine dhe njekohesisht Peshkopata e Kunavise varej nga Patriarkana e Kostantinopojes. Ne Kunavi, kane dominuar kishat e ritit ortodoks, madje ne shekujt e me pasem, kur disa nga kishat kaluan ne ritin katoliko - roman, ne kete treve te thelle malore, u ruajten kishat ortodokse, si referojne shume studiues. Dinamika e ndryshimit te raportit ndermjet kishave katolike me kishat ortodokse, ne Kunavi filloj dhe u konkretizua ne shekujt XII - XIII.

Shteti i Arberit (1190 - 1255), përfshiu 14 bashkesi krahinore (Kruja, Pulti, Trafandena-Mirdita, Mati, Kunavia, Cernika, Dibra, Tamadea-Shen Gjergji, Benda, Skampa, Ohri, Malakas, Skrapari, Mokra) dhe krijoj nje komunitet arberor te forte administrativ, politik dhe fetar.

Dinastia e princërve Progoni ishte e ndikuar nga kultura feudale perendimore dhe kisha katolike. Priori i Albanise, Dhimiter Progoni - Arkondi i Madh, u lidh me Papen Inoçenti III, të cilit i premtoj se Ai vete, familja e tij, fisniket, bujarët dhe populli albanez, do të ktheheshin ne fenë katolike.

Me princin Dhimiter, filloj kthesa dhe shtimi i kishave e i manastireve katolike ne trojet e Arberit.

Sipas kronistit spanjoll Angel Manrique ne vepren “Annales Cistercienses” (Lion 1642), rezulton se ne vitin 1189, ne Dioqezen e Kunavise, u ngrit manastiri cisterscen i Shen Trifonit, themelimin e te cilit e shpalli Papa Celestino III (1191 – 1198), me bulen e leshuar me date 18 prill 1192, me te cilen konsakroi njekohesisht manastiret e Kunavise ne Albania dhe te Barona ne Itali.

Urdheri manastirial cisterscen ishte me reformatori dhe me i fuqishmi i mesjetes europiane.

Murgjerit cisterscen te Manastirit te Shen Trifonit, nder te cilet dhe vendas, i u dedikuan shkrimeve te librave te shenjta (doreshkrimeve), zhvillimit te teknologjise dhe perhapjes te artit gotik, nje kulture e re, e cila e kaperceu kulturen romano-bizantine, qe ekzistonte deri ne ate kohe. Manastiri cistercen i Shen Trifonit ne Kunavi, eshte i pari dhe i vetmi i ketij urdheri ne trojet arberore.

Ne shekujt e XII - XIII, Kunavia ishte dioqeze dykishtare, me kisha katolike dhe kisha ortodokse. Pikerisht ne kete kohe Katedralja e Shen Gjon Pagezorit rezulton e ritit katolik, si si kuptohet nga letra e Dhespotit të Artës Mihal Komnenit, e dates 20 qershor 1210 (dok. 35, Acta Diplom. vol. I), i cili permend Simonin peshkop i Kunavia (Chunaviensem episcopum).

Prirja e malesoreve te Kunavise, per te perqafuar katolicizmin, dokumentohet nga Papa Inoçenti IV, ne letren e 8 gushtit te viti 1250, qe i dergon Urdhrit të Predikatorëve në Hungari, te cileve u ben thirrje, që ndër punet e tjera, të kujdesen ne veçanti për Kunavinë, sepse atje "disa peshkope dhe shumë klerikë, jetojnë ende nën dominimin e grekëve, por duan sinqerisht ritin e kishës së shenjtë Romane" (Šufflay, AA, I, f. 199) (dominimi grek ka kuptimin mbizoterimi i ortodoksise).

Ne vitet 1257-1259, arberit u ngriten ne kryengritjen e madhe kundër bizantit, që përshiu Durrësin, Ohrin, Dibren, Kunavine, Trafandinen, Matin, Skampen etj. Kryengritesit i përzunë garnizonet bizantine e kesisoj princat lokalë te kontradave, arrijten pavaresine politike nga Bizanti dhe kesisoj disa krahina te Arberise krijuan individualitetin administrativ dhe politik, çka favorizoj fisnikerine vendase te marre pushtetin e te shquhet si protagoniste ne historine tone.

Si thame ne shkrimet e me pareshme, Karli I Anzhu (Carolus I, dei gratia Rex Siciliae et Albaniae: 1267 – 1373), ne vitin 1267 i grumbulloi në një formacion të vetëm politiko-adminsitrativ te gjitha territoret arberore te pushtuara dhe shpalli “Mbretërinë e Albanisë - Regnum Albaniae”), me kufij shume më të gjerë nga ç’kishte principata e Albanise e arkondit të madh Dhimitër Progoni.

Mbreti Karli I Anzhuin ishte katolik, prandaj i detyroi kishat e dioqezave të Mbreterise se Albanise e per rrjedhoje dhe Kunavia, te riktheheshin në ritin katolik. Si kuptohet, Mbretëria e Albanisë formonte një komunitet politik dhe fetar më vete, por qe fliste dhe gjuhen e vet albaneze.

Studiuesi Aurel Plasari, thekson se ne shekujt XIII - XV dokumentat shkruheshin ne tre gjuhe: latine, greke antike dhe serbe, çka konfirmohet ne mbishkrimin tregjuhesh te kontit Karl Topia, qe ndodhet ne kishen e Shen Gjonit ne Elbasan, por ne keto shekuj, gjuha albaneze ishte gjuha e folur nga populli albanez, çka ndikoj ne formimin etnokulturor te popullit tone.

Sipas mendësisë mesjetare, banorët katolikë të këtij komuniteti politik u konsideruan anëtarë të kombit albanezo-arberorë, kesisoj ne shekujt XII -XIII, u konsolidua perfundimisht kombi albanez.

Ne mesjeten e hereshme e sidomos ne ate te voneshme, ndones ndodhen ndryshime te formave administrative dhe modifikime te kufijeve te Dukateve, Principatave, kontradave, te qyeteve e te trevave fshatare, Ipeshkevite ruajten autonomine dhe shtrirjen territoriale ku perfshiheshin  famullite ne varesi te tyre.

Qe ne zanafillat e themelimit, Ipeshkevite emertoheshin ne baze te emerit te kryeqendres te treves e me rralle merrte emerin e  treves o te principates, kesisoj jane quajtur Peshkopatat e Tivarit, e Shkodres, e Durresit (per Epirin e Ri), e Prizrenit, e Ohrit etj. Po keshtu dhe dioqezat sufragane, merrnin emerin e treves respektive, ose emerin e kryqendres ku ndodhej katedralia, si p.sh ipeshkevia e Albanise, mori emerin e principates Albania - Arberia, ndersa seline peshkopale e kishte ne Lis; ipeshkevia e Cernikes quhej me emerin e treves dhe seline peshkopale e kishte ne Petrosa, ndersa Dioqeza e Kunavise ka emerin e treves dhe njekohesisht te kryeqendres, ku ndodhej katedralja e Shen Gjon Pagezorit dhe selia e Ipeshkevit, dioqeza e Bendes mori emerin e treves, dioqeza e Krujes mori emerin e kryeqendresetj. Natyrisht, ipeshkevite mund te zgjeroheshin duke perfshire kisha te reja, ashtu si mund te tkurreshin, kur kishat e tyre kalonin me nje dioqeze tjeter, ose si ndodhi gjate pushtimit turk, kur ipeshkevite u zvogeluan nga mbyllja e kishave, por nuk e ndryshonin emerin. Kesisoj dhe Kunavia e ruajti emerin e lashte, qe e ndeshim se paku qe nga shekulli i II para Krishtit e deri ne fund te shekullit te XVIII, pra e konservoj kete emertim dhe kur ne shekullin e XIII kishte 23 famulli dhe kur ne shekullin e XVII kishte 15 famulli dhe kur ne fillim te shekullit te XIX i mbeten vetem 3 famulli.

Historia e kristianizmit e ka vleresuar ne veçanti dioqezen e Kunavise, duke e quajtur e famshmja “famosa” Kunavia, madje epiteti “Kunavias” perdorej per te cilesuar kleriket e shquar per dituri. Jam ndjere krenar, kur lexoja vepra e dokumenta, ku zbulova se permendet shpesh e famshmja Kunavia, ashtu e perdorur si epitet cilesues per kleriket e shquar, qe i quanin “kunviasi”. Rastet jane te shumta, por ne kete shkrim po permend me tipiket.

Prelati spanjoll Gonzalo Arriaga (1593 – 1656), ne vepren “Historia del Colegio de San Gregorio da Valladolid – Historia e kolegjit te Shen Gregorit ne Valladolid”, Vol. 2°, ne kapitullin IV, shkruan: “Don Melchor Cano (1509 – 1560), peshkopi i ishujve Kanarie dhe drejtues i katedres se teologjise ne Universitetin e Salamanka, quhej nga te gjithe “i fameshmi Kunavias – famoso Canoviense”.

Ne vepren “Galleria De’ Somme Pontifici Patriarchi, Archivescovi e Vescovi” vol 1°, autori Giovann B. Cavalieri, shkruan per kanoniket e vitit 1696 te dioqezes se fameshme te Kunavise.

Dy autore franceze Charl Luis Richard e Jean Joseph Giraud, ne vitin 1832, ne vepren “Biblioteca Sacra ovvero Dizionario Universale delle scienze” te botuar 1832 shkruajne: “Katedralja e Shen Gjon Pagezori e Dioqezes se fameshme te Kunavise ne varesi te Durresit, ndodhet ne qytetin e quajtur Kunavia, qe eshte shkaterruar disa shekuj me pare. Kjo dioqeze permban 24 famulli”.

Ndonese Dioqeza e Kunavise u shua ne shekullin e XIX, emeri dhe fama e saj mbijetojne ende si seli peshkopale titullare. Selia e Shenjte, perhere i ka çmuar vlerat historike e kulturore - fetare te dioqezes tone te vjeter e te fameshme dhe per ta nderuar, i a ka dhene kete titull dioqezes te Birmingamit e cila njihet me emerin Dioqeza Chunaviense e Birmingamit. Nga 25 tetori 2005 Ipeshkevi i kesaj dioqeze titullare, eshte David Christopher McGough.

Një faqe e rendësishme e historisë të dioqezës së Kunavisë (në latinisht Dioecesis Chunaviensis), janë ipeshkevët që kanë sherbyer në këtë dioqezë, të cilët per herë të parë, po i prezantoj në listen në vazhdim të ketij shkrimi:

Ne  vitin 1310, imzot Montegrano kishte sherbyer si ipeshkev i Gaskonjes ne France, por ne

vitin 1311, me bulen e Papes Gjoni XXII, emerohet ipeshkev i Kunavise, ku qendron deri ne

gusht te vitit 1318 e me pas transferohet ne Itali, ku ne 19 shtator 1318, emerohet peshkop i Santa Giusta, ku qendroj deri ne fund te vitit 1319.

Ne kohen kur At Andrea Krutani ishte ipeshkevi i Krujes (1318 – 1320), Papa Gjoni i XXII e ngarkoj se bashku me Ipeshkevin e Kunavise Imzot Guillaume Montegrano, te organizonin arberit dhe te drejtonin kryengritjen antiserbe.

Kronika e peshkopeve titullar:

Nga viti 1502 e ne vazhdim, kryeipeshkevi i Ipeshkevise se Durresit nuk qendronte ne selin e Ipeshkevise ne Durres, por ndryshonte vendin e rezistences, per t’i shpetuar perndjekjeve dhe persekutimeve te turqeve, qe pasi e pushtuan Durresin e shkaterruan deri ne themele Katedralen e Shen Maria, qe ishte dhe selia e Ipeshkevise se Durresit. Ne vitin 1509, selia e Ipeshkevise u çvendos ne Kurbin.

Katedralia e Shen Gjon Pagezorit vazhdonte te ishte ne aktivitet.

-         1657  Nikolaus III (Nikolla III).

-         1670  Gerardus Galltae (Gerardi Gallata, ishte nga Kurbini).

-         1700 Petrus III (Pietri III, ishte durresak nga familja Zumia dhe i pari Ipeshkev i albanez i emeruar nga Papa Klementi XI – me origjine albaneze).

-         1730  Petrus IV  (Pietri IV, ishte nga Pulti dhe i shquar per zgjuaresi).

-         1738  Joannes IV (Gjoni IV, me parë kishte qene ipeshkev i Lezhes).

-         1752  Nicolaus IV. (Nikolla Radovani, ishte djali i pare i familjes fisnike te Angel Radovani nga Shiroka e Shkodres. Me 15 Janar 1572, Papa Beendikti i XIV e  emeroj kryepeshkop i Durresit, ku sherbeu deri ne vitin 1774. Imzot Nikolla Radovani njekohesisht ishte i ngarkuar Mekembes Apostolik i dioqezes se Kunavia).

-         1774  Thomas II (Toma II, ishte prift shkodran i urdherit françeskan. U emerua Kryepeshkop nga Papa Piu VII, me 7 korrik 1774 dhe sherbeu deri ne 1778)

-         1778 – 1795. Paulus (Pal Gallata). Kur vdiq ne 19 janar 1795, popullata e krishtere ei Durresit dhe e dioqezave sufragane te Ipeshkevise se Durresit, i ben nderime te medha dhe nje funeral teper mallengjyes, pasi ishte kryepeshkopi i fundit.

------------

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, 22 shtator 2013-