Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pakistan: Myslimanët vrasin të krishterët

| E diele, 22.09.2013, 04:38 PM |


Dy kamikazë islamikë u hodhën në erë në mesin e besimtarëve të krishterë ndërsa ata po dilnin nga kisha.

Sulmi ndodhi në kishën e Gjithë Shenjtërve në Peshawar, një nga kishat më të vjetra në Pakistan.

Në momentin kur u krye sulmi, ishin të pranishëm rreth 700 besimtarë.

Atentatorët islamikë sulmuan njerëzit që sapo kishin dalur nga mesha e ditës së Dielës. Shpërthimi ishte i fuqishëm. Numri i viktimave është tepër i madh. Mbi 100 të vdekur dhe 130 të plagosur është bilanci i përkohshëm.

Atentatin e mori përsipër organizata islamike TTP Jundullah, "Ushtarët e Allahut."

"Ata janë armiqtë e Islamit, prandaj ne i sulmojmë ata," deklaroi zëdhënësi i ushtarëve të Allahut, Ahmet Marwat. "Ne do t'i vazhdojmë sulmet ndaj gjithë jo-myslimanëve në Pakistan," shtoi ai.

Të krishterët përbejnë rreth 4% të popullsisë 180-milionëshe të Pakistanit. Së bashku me minoritetet e tjera, ata kanë qenë shpesh objekt i sulmeve të militantëve islamikë sunitë.

Burimi: Reuters