E merkure, 24.04.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Ditlindja gjithnjë freskime

E diele, 22.09.2013, 01:21 PM


DITLINDJA GJITHNJE FRESKIME

Nga Pal Neçaj

E perbashketa gjithenjerezore,

 Te tere kemi nje ditë ardhje,

Me andje filluar jeten tokesore,

Pa asnje prekupim ose halle.

 

Ditlindja, urime t' shumta jeta,

Prej të shkuares shikimi nga arthmja,

Pasqyra e punes, e verteta,

Vitet shtëhen, na zgjerohet pamja.

 

Dikush rritet dhe shikon largesi, 

Ca burrerohen, mendjen hollojne,

Shume dashurohen ne lumturi,

Frutet e puns do të shijojne.

 

Femijet behen me shume rini,

Keta të fundit burra ose gra,

Pleqte do t' afrohen, me siguri,

Aty ku nuk deshirojne me ra!

 

Mjaft, per te ardhmen hartojne plane

Disa me nxitim ndjekun zbatimin,

Shume mbajne mbi supe pesh', halle

T'moshuarit, nostalgji kalimin

 

Femija, buzqeshja prindore,

Rinia, gezime, dehje dashurie,

Çifte me ngarkesen kulmore,

Gjysherit plot' mekate pleqerie.

 

Dhurate, qirinj shume kartolina,

Mesazhe, urime telefone,

Keto cmohen e jane të mira,

Mbi gjithcka, qendron, ana shpirterore.

 

Gjithsesi ky festim të gjith' gezon,

Duhet bere gjithnje ceremoni, kujtim,

Diten me të bukur njeriu kujton,

Çdo gjë ndryshon, ajo mbetet freskim.


 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora